Tag: ademi

  • “Short i jashtëzakonshëm”, Ademi optimist: Nëse kualifikohemi në Botëror do të kemi shanse

    “Short i jashtëzakonshëm”, Ademi optimist: Nëse kualifikohemi në Botëror do të kemi shanse

    Në rast se arrin të kualifikohet në Botërorin 2026, Kosova do të jetë në grup me një nga vendet organizatore, SHBA-të, Paraguajin dhe Australinë. Një short i favorshëm, sipas presidentit të Federatës të Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
    Kreu i futbollit kosovar e ka konsideruar një short të veçantë, duke iu referuar lidhjes që Kosova ka me SHBA-të. Ademi ka folur me respekt për kundërshtarët e grupit, gjithmonë nëse “Dardanët” ia dalin të kualifikohen në play-off.

    “Është një short i jashtëzakonshëm, krejtësisht ndryshe nga shortet e tjera, special, me njerëz që tërhoqën ekipet, tre presidentët e tri shteteve organizatore. I jap komplimente FIFA-s dhe Gianni Infantino, i cili e bëri këtë gjë mjaft atraktive.
    Tri kombëtare të respektueshme, por ne fillimisht duhet t’i kalojmë edhe dy hapat tanë. Shpresoj që do t’i kalojmë këta hapa me Sllovakinë dhe pas saj është hapi tjetër me Turqinë ose me Rumaninë.
    Shpresoj që ne do të ecim drejt këtij kampionati dhe po i kaluam, në këtë grup që jemi ndoshta do të ishte grupi që do e kishim dashtë. Një arsye më shumë pse po them grupi që do kishim dashtë është për faktin që ne kemi punuar me SHBA-në. Janë realisht shteti që Kosovën e ka ndihmuar në të gjitha aspektet.
    Sigurisht, shpresoj të jemi të kompletuar, të mos kemi ndonjë futbollist të lënduar dhe të shkojmë para në këtë kampionat. U uroj “Dardanëve” të gjitha të mirat e mundshme dhe shumë suksese”, – është shprehur presidenti i FFK-së, Agim Ademi.
     

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • A po mashtron Valon Ademi?/ Përse morrën në kontratë kompaninë turke dhe kush i këshilloi ta marrin

    A po mashtron Valon Ademi?/ Përse morrën në kontratë kompaninë turke dhe kush i këshilloi ta marrin

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • “Qante dy orë në makinën time dhe ankohej për vëllezërit”, Valon Ademi zbulon krisjen me Behgjet Pacollin: Ose ai, ose unë në burg!

    “Qante dy orë në makinën time dhe ankohej për vëllezërit”, Valon Ademi zbulon krisjen me Behgjet Pacollin: Ose ai, ose unë në burg!

    valon ademi dhe behgjet pacolli

    TIRANË- Valon Ademi, aksioner në ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, ka qenë mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit Opinion, ku ka zbuluar historinë e njohjes dhe më pas përplasjen me Behgjet Pacollin. Ademi, i cili drejton një kompani që merret me ndërtime në infrastrukturë kryesisht në Kosovë, tha se ai ka qenë i pari që ka shfaqur interes për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, por nuk mund të përmbushte kriteret e koncensionit, dhe për këtë i është dashur bashkëpunimi me Pacollin, të cilin deri atëherë nuk e ka njohur. Ademi tha se me Pacollin janë njohur përmes pozicionit që a ika pasur si konsull i Shqipërisë në Kosovë, dhe e ka ndihmuar ish-politikanin që të pajisej me pasaportën shqiptare. Gjatë kësaj kohe, Ademi tha se ia kishte propozuar Pacollit që të hynin së bashku në tenderin për aeroportin e Vlorës, ndërsa stafet respektive ishin vënë në kontakt mes tyre.
    Sipas Ademit, në marrëveshjen verbale mes tyre, Pacolli i kishte propozuar që të kishin secili nga 50% të aksioneve, ndërsa pronari i 2A kishte thënë se do të mbante 49%, në raport me 51% që do të merrte ‘baca’. Por pavarësisht se njëri do të ndërtonte pistën, dhe tjetri infrastrukturën aeroportuale, si kriter për fitimin e tenderit, ishte dhe një kompani që duhet të kishte eksperiencë në pjesën e operimit të fluturimeve. Për këtë shkak kompania Mabex, ka propozuar kompaninë Yda që të bëhej pjesë e konsorciumit, ndërkohë që më parë nkjë ofertë e tillë për bashkëpunim ishte refuzuar nga një kompani franceze.
    Njohja me Pacollin
    Ademi: Në vitin 2019, kuptuam se e kishim të vështirë të plotësonim kriteret e garës, nuk kishim ndërtuar paraprakisht aeroport ne. E lashë si në heshtje atë çështjen, kriteret ishin goxha të vështira. Në atë periudhë, më kontakton shefi i kabinetit asokohe i zotit Pacolli, kisha në raport me të, më kontakton pa asnjë lidhje. Valo thotë zoti Pacolli ka marrë dekret nga Presidenti, a mund të na asistosh si t’i nxjerrim pasaportën. Isha konsull nderi i Shqipërisë në Kosovë. Më kërkon këtë nder, i them po absolutisht, unë shkoj me makinën time madje. E mar zotin Pacolli, aty ishte takimi ynë i parë.
    Propozimi për të marrë pjesë në koncensionin për aeroportin
    Ademi: Të nesërmen zoti Pacolli thotë a ikim përtej Golemit, më tha më ka ofruar njëri një tokë, ikim ta shohim. Duke u kthyer unë e pyes, a ke ndërtuar ndonjë aeroport, po Valon më tha si jo. Ok i thashë bacë, jam duke menduar për të aplikuar në një tender për aeroportin e Vlorës, nëse ke interes, mund të aplikojmë bashkë. Nuk u bë shumë ky muhabet, të nesërmen vendosim në kontakt stafet tona dhe ata shkëmbejnë dokumentacionin për të parë a i përmbushim kriteret. Ndoshta pas një jave, më fton dhe më thotë, a aplikojmë bashkë në atë tender. I thashë po, absolutisht! I thashë a mund të sigurojmë një kredi, si e ke menduar bacë i thashë, tha 50/50. I thashë jo ti 51 unë 49.
    Si u fut kompania turke në lojë
    “Nga refuzimi prej kompanisë franceze, dikush nga stafi i Mabetex, njihet me një nga kompania turke që punonte në Kazakistan, atje ku punon edhe kompania e zotit Pacolli”, tha Ademi, duke deklaruar me bindje se “kompania turke YDA Group është kërkuar dhe gjetur nga Mabetex”. “Di që pronari i kësaj kompanie ka ardhur në Tiranë më 11 janar 2021, e di që pjesë e takimit me zotin Pacolli, kanë qenë edhe pjesëtarë të kompanisë time, unë personalisht jo!”.
    Pse u tërhoqën turqit nga investimi
    Blendi Fevziu: Një nga problemet e tjera ishte largimi i turqve. Pse ikën turqit?
    Valon Ademi: Unë isha dëshmitar sepse thirra një mbledhje të aksionerëve Blendi sepse nuk po investonte asnjëri nga ata, ndërkohë që ne do të duhej të fillonim punën. Ministria na bënte presion vazhdoni punën, këta jo po do të shikojmë ne, do të bëjmë ne, ndërkohë që unë kisha sjellë makineritë, stafin.
    Blendi Fevziu: Po pse ikën turqit?
    Valon Ademi: Nuk donin të investonin.
    Blendi Fevziu: Pse kishin hyrë në kompani kur s’donin të investonin?
    Valon Ademi: Nuk di ta them.
    Blendi Fevziu: Kjo është ajo pika e errët e turqve që tregon që këta realisht kanë ardhur për të marrë ato lekët dhe ikën. Erdhën, kishin edhe një lidhje me spitalin e Fierit…
    Valon Ademi: Cilat lekë?
    Blendi Fevziu: 3 milionë euro.
    Valon Ademi: Kush ia dha këto 3 milionë euro, z. Pacolli?
    Blendi Fevziu: Po.
    Valon Ademi: Nga ia dha?
    Blendi Fevziu: Nuk e di nga ia ka dhënë. Kompania turke është larguar pasi ka marrë një shumë dhe nuk ka bërë asnjë ditë punë dhe nuk ka derdhur asnjë lek që tregon që ka qenë fiktive se po të donte të operonte me aeroportin siç kërkonte në bazë të koncensionit, kompania do të qëndronte dhe do të administronte koncensionin.
    Valon Ademi: Llafet e Pacollit e bëjnë fiktiv turkun, ndërkohë që dokumentacioni, letrat, thonë që turkut iu blenë 4 mijë euro aksione.
    Blendi Fevziu: Ato janë aksionet nominale.
    Valon Ademi: O Blendi, a e kupton që në vitin 2021 nuk donin të të jepnin as bankat para, nuk donin të të shikonin njerëzit se ishte koha e pandemise, thoshin çfarë janë këta budallenj që investojnë në aeroportin e Vlorës?
    Blendi Fevziu: Pse ikën turqit?
    Valon Ademi: Se ndoshta kishin frikë, ndoshta s’kishin lekë. Nuk e di. Por në mbledhje të asamblesë, e thirrur nga unë, përfaqësuesi i kompanisë YDA thotë ne nuk mund të investojmë në këtë projekt. Kaq, shumë e thjeshtë.
    Si ndodhi krisja me Pacollin
    Blendi Fevziu: Kur ka ndodhur thyerja juaj? Në cilën kohë? Kur doli çështja e aksioneve? Më herët, më vonë?
    Valon Ademi: Unë me z. Pacolli u prisha në maj të këtij viti.
    Blendi Fevziu: Pse?
    Valon Ademi: Është ai projekti në Bengazi, i Libisë. Atje bëri një veprim Behgjet Pacolli. Unë nga atje kuptova diçka të madhe. Behgjet Pacolli merr në telefon njeriun tim atje dhe i kërkon atij që të punonte për të, këtë gjë e bën jashtë dijenisë sime.
    Ademi pretendon se ky ishte një skenar, teksa shton: “A e kupton ti ku shkova unë me z. Pacolli? Unë kam shkuar e kam takuar në Lugano pasi ishte sëmurë, unë në makinë me të, ai filloi qau dy orë në makinë duke thënë që të gjithë ma bëjnë të padrejtë, ma bëjnë dhe vëllezërit, dhe unë i besoja, kaq është shumë e thjeshtë!”.
    Ademi i qëndron marrëveshjes që është nënshkruar përpara noteres, me një prokurë në emër të asamblesë së MABCO, që i shet atij 40% të aksioneve. Marrëveshja sipas tij është bërë përmes një prokure që mban firmën e të vëllait të Behgjet Pacollit, Eminit, të cilin pretendon se e ka takuar vetëm njëherë. Sipas Ademit, ai ka pasur një raport besimi me Pacollin, dhe për këtë shkak nuk ka kërkuar që të blinte ai në mënyrë direkte aksionit nga turqit, që u tërhoqën nga investimi. Përmes faturave që paraqiti në emision, kompania 2A deri tani ka investuar rreth 25 milionë euro në ndërtimin e aeroportit të Vlorës, ndërkohë që Pacolli propozoi që marrëveshja e re me ta të nënshkruhet 3 muaj pas përfundimit të punimeve.
    “Investimi në atë projekt ka nisur që nga dita e parë, këtu edhe garancinë e kontratës e kam paguar unë. Aviacioni në vitin 2021 ishte në një krizë, që kujtdo t’i thoje që do investoj, të shikonin si budalla. Ata (Pacolli dhe kompania turke) nuk e donin këtë projekt. Madje kishin frikë sepse kishte rrisqe të larta. Unë kam të gjithë dokumentacionin, faturat, librat ndërtimorë, sepse aty nuk është Netflix, është një kompani që ka investuar afërsisht 25 milion euro, kryesisht në infrastrukturën e pistës me aksesorët rreth e rrotull”, tha Ademi.
    Tashmë që çështja e aksioneve ka përfunduar në derën e prokurorisë së Tiranës, Ademi tha që pret që njëri prej të dyve të shkojë në burg, ose Pacolli si mashtrues, ose ai si hajdut.
    Blendi Fevziu: Çfarë prisni nga prokuroria?
    Valon Ademi: Nga prokuroria ose duhet të shkoj unë si hajdut në burg, ose duhet të shkojë ai si mashtrues.
    Blendi Fevziu: Por mund të zgjidhet edhe pa burg kjo, bini dakord, ndani aksionet në bazë të investimit.
    Valon Ademi: Ah, nëse prokuroria shqiptare merret me bie dakord ai, në rregull.
    Blendi Fevziu: Ti pret o ai, o ti.
    Valon Ademi: Unë e kam kallëzuar Behgjet Pacollin në prokurori për mashtrues. Ai më ka kallëzuar, kundërpadi, pra në këto kushte ose do të duhet të përgjigjem unë penalisht për vjedhje, mashtrim, ku e di unë, ose duhet të përgjigjet ai për mashtrim.
    Por, Ademi thekson se ka një mënyrë që mes tij e Pacollit marrëdhënia të funksionojë.
    Valon Ademi: Absolutisht ka vend që unë të vazhdoj të funksionoj me z. Pacolli. Ka vend, por me Compartment Berninën, kurrë.
    Blendi Fevziu: Po me Pacollin ka vend.
    Valon Ademi: Por s’është më i shkreti, iku.
    Sipas Ademit, aeroporti i Vlorës do të hapet më 1 mars 2026, pavarësisht se situata duket tejet komplekse.
    “Do e hapim në 1 mars. Do ulim avionin dhe do vazhdojmë operimet. Ne s’shesim bileta, e di çfarë kërkese ka Blendi?! Të hatashme, nga të gjitha kompanitë! Wizz Air, Ryanair, këto kompanitë low cost.”
    Ademi e përmbylli deklarimin e tij, me pretendimin se financimi që Pacolli ka marrë përmes kredisë, për ndërtimin e pjesës së tij të aeroportit, e ka bërë atë që të shesë të drejtat mbi këtë objekt.
    “Kontrata e Delpho nuk është kontratë kredie, por marrje me dhunë! Problemi është kontrata e shitjes, marrje me dhunë e aeroportit. Ore nuk do e marrin! Kur lexon kontratën thua ore kush është ky njeri që merr këtë lloj borxhi?! Compartment Bernina nuk e di njeri se kush është, ai do marrë aeroportin. Inshallah nuk janë rusë, se do dalë edhe tradhtar, deri këtu është në nivelin e mashtrimit. Po na doli rusi, do dalë edhe tradhtar ky. Delpho nuk është bankë!”, tha Ademi. /ZËRI 

  • “Unë 49, ti 51%”/ Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës

    “Unë 49, ti 51%”/ Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës

    Fillimisht, Ademi rrëfeu historinë e familjes së tij, që u zhvendos nga Kosova në Shqipëri në vitin 1990.

    -Ju jeni person, ose profil biznesi shumë pak i njohur në Shqipëri, prej sa kohësh drejtoni kompaninë?

    Ademi: Ne kemi një biznes familjar që daton që në vitet ’80 në Kosovë dhe në vitin ’90 u transferuam për shkak të përndjekjes që i bëhej tim eti. Në atë periudhë ai merrej me tregti, në fillim të viteve ’90, im atë përndiqej nga Serbia dhe ne zhvendosemi në Tiranë. Edhe këtu filloi të merrej me biznes, mbaj mend që sillte soba të vajgurit nga Turqia, deri në vitin 1994. Në atë vit, futet në biznesin e ndërtimit, projekti i parë ishte Linza, në Dajt. Kompania jonë ishte nënkontraktori kryesor i Kharafi Group në atë kohë. Pastaj vazhduam me Ambasadën amerikane, Sheratonin, në 1997.

    Pastaj nisëm edhe me ndërtim privat, në 1999-ën kemi përfunduar një pallat te Fakulteti i Shkencave, një pallat 16-katësh. Jemi marrë me rrugë, edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë. Me biznes shkuam në Kosovë pas lufte! Edhe me ndërtim të lartë, edhe me ndërtim të ulët, ne hapëm fabrika për shitjen e betonit, guroren.

    -Në cilin vit e morët menaxhimin e kompanisë?

    Ademi: E kam marrë në moshën 20-vjeçare.

    -Që kur ishe ende student?

    Ademi: Saktë! Pa dëshirën e tim eti, por me vullnetin tim të madh.

    Theksoi se është edukuar në Shqipëri, ndërsa studimet e larta i ka mbyllur në Kosovë. Kur ishte 25 vjeç, e mori krejtësisht në dorë kompaninë.

    “Në Kosovë, u fokusuam te ndërtimet publike, sepse aty ishin punët më të mëdhaja. Kompania ime mund të ketë më shumë se 300 punëtorë, ajo që merret me ndërtimin, 2A Group”, tha Ademi.

    I pyetur se a ka qenë ai që ka kërkuar që Pacolli të marrë pjesë në atë projekt, u përgjigj duke kujtuar takimin e parë me të.

    Në vitin 2019, kuptuam se e kishim të vështirë të plotësonim kriteret e garës, nuk kishim ndërtuar paraprakisht aeroport ne. E lashë si në heshtje atë çështjen, kriteret ishin goxha të vështira. Në atë periudhë, më kontakton shefi i kabinetit asokohe i zotit Pacolli, kisha në raport me të, më kontakton pa asnjë lidhje. Valo thotë zoti Pacolli ka marrë dekret nga Presidenti, a mund të na asistosh si t’i nxjerrim pasaportën. Isha konsull nderi i Shqipërisë në Kosovë. Më kërkon këtë nder, i them po absolutisht, unë shkoj me makinën time madje. E mar zotin Pacolli, aty ishte takimi ynë i parë.

    Nënvizoi se ka dhe foto e dëshmi për të gjitha këto.

    “Të nesërmen zoti Pacolli thotë a ikim përtej Golemit, më tha më ka ofruar njëri një tokë, ikim ta shohim. Duke u kthyer unë e pyes, a ke ndërtuar ndonjë aeroport, po Valon më tha si jo. Ok i thashë bacë, jam duke menduar për të aplikuar në një tender për aeroportin e Vlorës, nëse ke interes, mund të aplikojmë bashkë. Nuk u bë shumë ky muhabet, të nesërmen vendosim në kontakt stafet tona dhe ata shkëmbejnë dokumentacionin për të parë a i përmbushim kriteret.

    Ndoshta pas një jave, më fton dhe më thotë, a aplikojmë bashkë në atë tender. I thashë po, absolutisht! I thashë a mund të sigurojmë një kredi, si e ke menduar bacë i thashë, tha 50/50. I thashë jo ti 51 unë 49”, tregoi ai më tej.

    Sipas Ademit, u kuptuar se asnjëra prej kompanive nuk i plotësonte kriteret për operimin e aeroportit.

    “Nga refuzimi prej kompanisë franceze, dikush nga stafi i Mabetex, njihet me një nga kompania turke që punonte në Kazakistan, atje ku punon edhe kompania e zotit Pacolli”, tha Ademi, duke deklaruar me bindje se “kompania turke YDA Group është kërkuar dhe gjetur nga Mabetex”.

    “Di që pronari i kësaj kompanie ka ardhur në Tiranë më 11 janar 2021, e di që pjesë e takimit me zotin Pacolli, kanë qenë edhe pjesëtarë të kompanisë time, unë personalisht jo!”, tha ai.

    “Më 22 dhjetor 2020, është firmosur marrëveshja që ne do të aplikonim në tender”, rrëfeu Ademi për periudhën para se të nisnin punimet në aeroportin e Vlorës.

  • Rrëfimi i Pacollit në  prokurori: Po lahesha, dola nga pishina e firmosa atë që më solli shoferi

    Rrëfimi i Pacollit në prokurori: Po lahesha, dola nga pishina e firmosa atë që më solli shoferi

    Elton Qyno/

    Detaje të reja kanë dalë nga dosja penale që lidhet me ndërtimin dhe pronësinë e aksioneve të aeroportit të Vlorës, që tashmë është kthyer jo vetëm temë e debatit politik të vendit por në prokurorinë e Tiranës është rregjistruar dhe një çështje penale.

    Aksioneri më i madh i kësaj vepre me strategji kombëtare njëherësh oligarku kosovar Behgjet Pacolli, një javë më parë u paraqit në prokurori duke dhënë shpjegime si person që ka dijeni mbi rrethanat e këtij konflikti të lindur mes Ademit e Pacollit.

    Gazetari Elton Qyno ka mësuar se gjatë dhënies së dëshmisë biznesmeni Behgjet Pacolli, nuk ka pranuar në asnjë moment se ka qënë përballë noteres Valbona Selimi dhe të ketë nënshkruar dokumentin Kontratë-Shitje të 47 për qind të aksioneve tek ortaku tjetër Valdon Ademi.

    Sipas Pacollit gjithçka është ngatëruar për shkak të një marëdhënie mirëbesimi, duke shfrytëzuar firmosjen nga ana e tij të disa dokumentave që ja kishte sjellë shoferi i tij.

    “…unë isha duke u larë në pishinë. Dola nga pishina e firmosa ato dokumenta që më solli shoferi…”-mësohet të ketë dëshmuar përballë grupit hetimor Behgjet Pacolli, i cili ka pretenduar se nuk e ka ditur dhe as ka lexuar përmbajtjen e këtyre dokumentave, pasi nuk i ka kushtuar rëndësi.

    Pacolli ka këmbëngulur se gjithçka është kryer në kushtet e mirëbesimit të ndërsjelltë.

    Ndërsa asnjëherë, nuk ka qënë para noteres Valbona Selimi, për të nënshkruar këtë kontratë shitje siç e kërkon dhe formati i ligjit për Noterinë Shqiptare, ku është detyrues që palët të jetë prezent dhe të identifikuara nga noteri.

    Nisur nga këto pretendime, pritet që në ditët në vijim sërisht prokuroria e Tiranës të thërasë për të rimarë në pyetje noteren Valbona Selimi, me qëllim qartësimin e pozicionit të saj juridik në këtë moment të nënshkrimit të kontratës së shitjes së 47 për qind të aksioneve në aeroportin e Vlorës nga Pacollët tek Valdon Ademi.

    Njëherësh tashmë prokuroria e Tiranës ka kërkuar nga ekspertët e Policisë Shkencore, që të kryejnë ekspertimin grafik të origjinalitetit të 4 firmave të shtetasve Emin Pacolli, Behgjet Pacolli, Valbona Selimi dhe Valdon Ademi.

    Ende grupi i hetimit të këtij rasti nuk është njohur zyrtarisht me konkluzjonet e aktit përfundimtar.

    Ndërkohë mësohet se tashmë çështja e hetimeve lidhur me aksionet e aeroportit të Vlorës është shtrirë jo vetëm tek verifikimi grafik i origjinalitetit të firmës së oligarkut Bëhgjet Pacolli dhe ortakut tjetër Valdon Ademi, por edhe tek situacionet e punimeve që janë kryer për ndërtimin e pistën dhe terminalit të “Vlora International Airport – VIA”.

    Të dy aksionerët, Pacolli dhe Ademi, kur janë marë në pyetje në prokurorinë e Tiranës, kanë pretenduar qëndrime të ndërsjellta, duke ngritur dyshime të forta ndaj njëri-tjetrin për paraqitje fiktive të situacioneve të ndërtimeve të kryera në aeroportin e Vlorës nga kompanitë “Mabco Constructions SA” dhe “2A Group”.

    Palët kanë ngritur dyshime për punime fiktive dhe fryrje të proces-verbaleve të situacioneve, ndaj që tashmë prokuroria e Tiranës ka kërkuar të sekuestrohen këto dokumenta dhe të bëhen pjesë e fashikullit hetimor.

    Aeroporti i Vlorës u kthye temë debati në vend, për shkak të një kallëzimi penal që bëri në muajin Gusht 2025 njëri nga aksionerët Valdon Ademi, i cili denonconte për mashtrim me pasoja të rënda, falsifikim dokumentash dhe evasion fiskal, pronarët Emin Pacollin, Behgjet Pacollin dhe administratorin e “Mabco Constructions SA”, Nelso Çelën.

    Ndërsa në fund të muajit Tetor 2025, Emin Pacolli, kundërpërgjigjet me një kallëzim në prokurorinë e Tiranës, duke akuzuar direkt aksionerin në minorancë të “VIA” Valdon Ademin, noteren Valbona Selimi dhe ish-administratorin Valon Lluka.

    Të gjithë personat e kallëzuar tashmë janë marë në pyetje nga prokuroria e Tiranës.

  • Konflikti për Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli thirret në Prokurorinë e Tiranës

    Konflikti për Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli thirret në Prokurorinë e Tiranës

    Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës.

    Burime për Top News bëjnë me dije se konflikti mes aksionarëve për Aeroportin e Vlorës, është arsyeja për të cilën ai është thirrur në Prokurori.
    Po ashtu mësohet se Pacolli është edhe kallëzues por edhe i kallëzuar nga Valon Ademi.
    Ndërkohë gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se Pacolli është thirrur nga prokurori Ndini Tavani dhe oficeri Andri Dervishi, për t’u pyetur si deklarues për 47 për qind të aksioneve të aeroportit dhe mosmarrëveshjen me Valdon Ademin.
    Marrja në pyetje e Pacollit po kryet si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe konfliktin me aksionerin Valdon Ademin dhe ish-administratorin e kompanisë “Vlora Internacional Airoport”, Valon Lluka.
    Pacolli po pyetet jo vetëm për kallëzimin e aksionerit Valdon Ademi por edhe për kallëzimin që ka bërë Emin Pacolli në prokurorinë e Tiranës për tre personat si noteren Valbona Selimi, aksionerin në minorancë Valdon Ademi dhe ish-administratorin Valon Lluka.
    Por si ka nisur konflikti?
    Aksioneri i minorancës në këtë koncesion, Valon Ademi ka akuzuar publikisht Behgjet Pacollin për mashtrim. Thelbi i konfliktit të dy ortakëve në ndërtimin e aeroportit ka qenë ndarja e aksioneve, ku Ademi zyrtarisht ka 2% të tyre, por pretendon 47%.
    Mes palëve ekziston gjithashtu një kontratë noteriale, e firmosur menjëherë pas largimit të grupit turk YDA nga koncesioni i aeroportit. Ky grup kishte në pronësi 40 për qind të aksioneve të aeroportit të Vlorës, të cilat formalisht ia shiti kompanisë Mabco të Behgjet Pacollit për shumën simbolike prej 4200 eurosh. Po atë ditë, Mabco dhe 2A Group nënshkruan një marrëveshje të re për ndarjen e aksioneve, duke përcaktuar që Mabco të zotëronte 53 për qind dhe 2A Group 47 për qind të tyre. Megjithatë, këto kontrata nuk janë regjistruar ende në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).
    Ndërkohë, kompania 2A Group e Ademit kërkon të njihet zyrtarisht si pronare e 47 për qind të aksioneve, duke u mbështetur në kontratën noteriale dhe dokumentacionin e plotë të investimeve të realizuara gjatë dy viteve të fundit. Nga ana tjetër, Mabco e Pacollit kundërshton këtë pretendim dhe, si aksionere kryesore e konsorciumit, ka marrë vendim të mos lejojë ndryshimin e strukturës së aksioneve.
    Përplasja mes tyre ka çuar edhe në shkarkimin e administratorit të parë të kompanisë së aeroportit të Vlorës, ndërsa i dyti ka dhënë dorëheqjen pak ditë më parë.
    Pas akuzave mes aksionarëve, Valon Ademi ka bërë kallëzim ndaj Pacollit dhe gjykata ka vendosur pak ditë më parë masën e sigurimit të padisë ndaj Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., duke pezulluar çdo vendim të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve, e cila ishte caktuar të mbahej më 20 tetor 2025.
    Gjithashtu është pezulluar edhe e drejta e votës e ortakut të shumicës, Shoqërisë “Mabco Constructions SA”, e Pacollit deri në regjistrimin e kontratës së shitjes së 49% të kuotave të kapitalit të shoqërisë VIA sh.p.k., të transferuara më 3 prill 2025 tek blerësi “2A Group” sh.p.k.
    Prokuroria e Tiranës ndërkohë ka nisur një grup prokurorësh për hetimin e çështjes së aeroportit të Vlorës.
    Hetimi është regjistruar për 3 individë: biznesmenin Behgjet Pacolli me të vëllanë Emin Pacolli, si dhe shtetasin Nelson Çela, administrator i kompanisë mëmë në Zvicër Mabco Construction S.A. Shtetasi Nelson Çela u thirr në Prokurorinë e Tiranës, i cili dha një deponim, ndërsa fill më pas nënshkroi edhe dorëheqjen si administrator i kompanisë në pronësi të Pacollit. Të tre ata janë zyrtarisht nën hetim për mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim kompjuterik, si dhe falsifikim të dokumenteve dhe akteve.

    Top Channel

  • “Më mirë vdes këtu”, qytetari nis grevën para SPAK: Më kanë vrarë nënën dhe dajën për shtëpinë

    “Më mirë vdes këtu”, qytetari nis grevën para SPAK: Më kanë vrarë nënën dhe dajën për shtëpinë

    Qytetari Rexhep Ademi ka nisur sot një grevë urie para godinës së SPAK.
    Teksa mban në duar tre pankarta me emrat e familjarëve që nuk jetojnë më, ai shprehet se do të kërkojë drejtësi deri sa të vdesë.

    Në një prononcim për mediat ai thotë se, nënën dhe dajën ia kanë vrarë për pronat, tani duan që t’i prishin edhe shtëpinë.
    “I vdekur që i vdekur jam… Nënën ma vranë, dajën ma vranë, pronat i kam vuajtur, shtëpinë duan të ma prishin. Tani, do të bëjmë konflikt dhe ose do hyjmë në burg, ose do vritemi. Më mirë vdes këtu. Do bëj grevë këtu në rrugë, deri në vetëflijim”, është shprehur Ademi.
    Ai bën thirrje që drejtësia të hetojë vrasjen e shtetasit Selman Ismaili dhe tentativën e vrasjes së Sheko Qerim Ademi. Sipas tij rasti i familjes Qerim Rifat Ismaili bën fjalë për një tentativë vrasje dhe një vrasje të arkivuar si vetëvrasje nga shteti.
    Ademi pretendon se vrasjet e familjarëve të tij dhe tentativat janë bërë nga personat që i kanë grabitur pronën, ndaj ai kërkon nga Prokuroria e Posaçme, si institucioni i fundit ku ka ende besim, që të bëjë drejtësi.

  • “I vdekur që i vdekur jam”/ Pretendon që i grabitën pronën në Golem, qytetari: Grevë deri në vetëflijim

    “I vdekur që i vdekur jam”/ Pretendon që i grabitën pronën në Golem, qytetari: Grevë deri në vetëflijim

    Rexhep Ademi thotë se do të mbajë një grevë urie deri në vetëflijim para SPAK-ut, me pretendimin se i kanë grabitur një pronë në Golem përmes falsifikimit të dokumenteve.
    Po sipas tij, vdekja e dajës së tij dhe një tentativë e vrasjes së të ëmës nuk janë hetuar.
    “I vdekur që i vdekur jam… Nënën ma vranë, dajën ma vranë, pronat i kam vuajtur, shtëpinë duan të ma prishin. Tani, do të bëjmë konflikt dhe ose do hyjmë në burg, ose do vritemi. Më mirë vdes këtu. Do bëj grevë këtu në rrugë, deri në vetëflijim”, tha Ademi.

  • “Grevë para SPAK-ut deri në vetëflijim”, pretendon se i grabitën pronën: I vdekur që i vdekur jam

    “Grevë para SPAK-ut deri në vetëflijim”, pretendon se i grabitën pronën: I vdekur që i vdekur jam

    Rexhep Ademi thotë se do të mbajë një grevë urie deri në vetëflijim para SPAK-ut, me pretendimin se i kanë grabitur një pronë në Golem përmes falsifikimit të dokumenteve.
    Po sipas tij, vdekja e dajës së tij dhe një tentativë e vrasjes së të ëmës nuk janë hetuar.
    “I vdekur që i vdekur jam… Nënën ma vranë, dajën ma vranë, pronat i kam vuajtur, shtëpinë duan të ma prishin. Tani, do të bëjmë konflikt dhe ose do hyjmë në burg, ose do vritemi. Më mirë vdes këtu. Do bëj grevë këtu në rrugë, deri në vetëflijim”, tha Ademi.

  • Pas aludimeve për shtatzëni, Melinda Ademi jep përgjigjen e saj

    Pas aludimeve për shtatzëni, Melinda Ademi jep përgjigjen e saj

    Vetëm pak javë pas fejesës me partnerin e saj, Granit Muhaxherin, këngëtarja e njohur Melinda Ademi është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për një arsye që lidhet me jetën e saj personale.
    Prej disa ditësh, rrjetet sociale dhe mediat online janë mbushur me aludime se Melinda mund të jetë në pritje të ëmbël. Zërat nisën pas një videoje që artistja publikoi në Instastory, ku shihej brenda në avion. Ndjekësit e saj vunë re barkun e dukshëm dhe menjëherë nisën komentet se këngëtarja mund të ishte shtatzënë.
    Pas reagimeve të shumta dhe kuriozitetit që u përhap shpejt në rrjet, Melinda ka vendosur t’i japë fund të gjitha hamendësimeve me një përgjigje plot humor. Në një postim të ri, ajo ka ndarë një foto ku shfaqet me një gotë vere në dorë, duke shoqëruar imazhin me mbishkrimin:
    “Nuk jam shtatzënë… ha kur jam e lumtur.”

    Me këtë koment plot vetëironi, këngëtarja ka mohuar qartë lajmet për shtatzëni dhe njëkohësisht ka treguar se i merr me sportivitet lajmet që qarkullojnë për të. Postimi i saj është pritur me shumë reagime pozitive nga ndjekësit, të cilët e kanë komplimentuar për mënyrën e thjeshtë dhe me humor me të cilën i ka mbyllur thashethemet.