Tag: adela

  • Nëna e Elon Musk pozon për fotografin shqiptar, mes veprave të artistes shqiptare Adela Osmani në New York

    Nëna e Elon Musk pozon për fotografin shqiptar, mes veprave të artistes shqiptare Adela Osmani në New York

    Në një nga qytetet më ikonike të botës, New York, artistja shqiptare Adela Osmani pati një moment të veçantë duke pozuar pranë Maye Musk, nëna e një prej vizionarëve më të njohur në botë, Elon Musk.

    Dy pikturat monumentale të Osmanit, secila rreth dy metra e gjatë, u shndërruan në partnerë vizualë të fotosesionit, duke treguar qartë se Adela nuk krijon thjesht piktura, ajo ndërton emocione dhe histori që rezonojnë me publikun dhe koleksionistët elitë ndërkombëtarë.

    Ky moment nuk është vetëm një fotografi; është një konfirmim i njohjes së saj ndërkombëtare dhe i pozicionimit të saj si një emër i fuqishëm në artin bashkëkohor abstrakt. Për publikun shqiptar dhe ndërkombëtar, Adela Osmani tashmë është një nga artistet më premtuese që po shënon një gjeneratë të tërë me krijimet e saj.

    Top Channel

  • Euro U-19 për vajza (kualifikuese): Shqipëria e mbyll me fitore të thellë 5-0

    Euro U-19 për vajza (kualifikuese): Shqipëria e mbyll me fitore të thellë 5-0

    Kombëtarja U-19 e vajzave luajti sot ndeshjen e tretë dhe të fundit të raundit të parë të kualifikueseve të Europianit 2026, përballë Lihtenshtejnit.
    Në stadiumin “Egnatia Arena” Shqipëria fitoi me rezultatin e thellë 5-0. Golat u shënuan nga Angela Nika, Klesta Ago, Adela Qose, Klausia Murataj dhe Xhesika Ndoj.
    Trajnerja Daniela Kodra e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Amelia Mone (GK), Isabella Kuci, Angela Nika, Stela Vata, Xhesika Ndoj (C), Bora Bushati, Klesta Ago, Samanta Hysa, Amelia Reci, Adela Qose, Erina Bajramaj.
    Pjesa e parë u mbyll 0-0, ndërsa në fraksionin e dytë ishte Angela Nika që hapi serinë e golave në minutën e 76-të.
    Në minutën e 84-t ishte Klesta Ago që dyfishoi rezultatin, ndërsa Adela Qose realizoi golin e tretë në minutën e 89-të.
    Në kohën shtesë vajzat shënuan edhe dy gola të tjerë me Klausia Murtaj dhe Xhesika Ndoj, duke e mbyllur sfidën 5-0.
    Në ndeshjen tjetër të grupit, të luajtur në “Elbasan Arena”, Sllovakia triumfoi 3-0 ndaj Luksemburgut dhe siguroi vendin e parë.
    Ndeshjet e grupit B2 të raundit të parë të kualifikueseve të Europianit 2026 u zhvilluan në Shqipëri nën organizimin e Federatës së Futbollit.

  • Mamaja e Elon Musk pozon për Fadil Berishën mes veprave të artistes shqiptare që pikturon vetëm me duar

    Mamaja e Elon Musk pozon për Fadil Berishën mes veprave të artistes shqiptare që pikturon vetëm me duar

    Showbiz E Hënë, 1 Dhjetor 2025 16:24
    Artistja e re shqiptare Adela Osmani e cila pikturon vetëm me duar ka përjetuar një moment të rrallë në New York, ku pikturat e saj u bënë pjesë e një set-i fotografik me ikonën botërore Maye Musk supermodele, autore dhe simbol i reziliencës moderne. Adela e dinte që arti i saj do të shoqëronte këtë set të rëndësishëm, dhe vetëm kjo e mbushi me emocion të skajshëm dhe nderim të veçantë.
    Supriza më e madhe ndodhi kur ajo zbuloi se fotografitë do të realizoheshin në studion e Fadil Berishës, një prej figurave më të shquara të artit dhe ambasador i kulturës shqiptare në botë. Takimi mes tyre i dha momentit një dimension edhe më të thellë.

    Adela ka një stil saj të pikturimit vetëm me duar, një proces që lind nga seancat e shërimit ku emocionet dhe ngjyrat marrin formë instinktive. Në atë studio, u bashkuan tre botë: arti shërues i Adelës, eleganca dhe mençuria e Maye Musk, dhe drita e Berishës duke krijuar një moment të paharrueshëm për artin shqiptar ndërkombëtarisht.

     

  • Pozon për Fadil Berishën, mamaja e Elon Musk mes veprave të artistes shqiptare që pikturon vetëm me duar

    Pozon për Fadil Berishën, mamaja e Elon Musk mes veprave të artistes shqiptare që pikturon vetëm me duar

    Artistja e re shqiptare Adela Osmani, e cila pikturon vetëm me duar ka përjetuar një moment të rrallë në New York, ku pikturat e saj u bënë pjesë e një set-i fotografik me ikonën botërore Maye Musk supermodele, autore dhe simbol i reziliencës moderne. Adela e dinte që arti i saj do të shoqëronte këtë set të rëndësishëm, dhe vetëm kjo e mbushi me emocion të skajshëm dhe nderim të veçantë. 
    Por surpriza më e madhe ndodhi kur ajo zbuloi se fotografitë do të realizoheshin në studion e Fadil Berishës, një prej figurave më të shquara të artit dhe ambasador i kulturës shqiptare në botë. Takimi mes tyre i dha momentit një dimension edhe më të thellë. 
    Adela ka një stil saj të pikturimit vetëm me duar, një proces që lind nga seancat e shërimit ku emocionet dhe ngjyrat marrin formë instinktive. 
    Në atë studio, u bashkuan tre botë: arti shërues i Adelës, eleganca dhe mençuria e Maye Musk, dhe drita e Berishës duke krijuar një moment të paharrueshëm për artin shqiptar ndërkombëtarisht. 
    Maye Musk është një nga gratë më frymëzuese të kohëve moderne: supermodele me një karrierë mbi 50-vjeçare, autore e bestsellerit për vetëbesimin, nutricioniste, figurë e modës ndërkombëtare dhe nënë e Elon Musk. Ajo mishëron mençuri, elegancë dhe fuqinë e ringritjes, duke u kthyer në simbol të një feminiteti të pjekur, të lumtur dhe të guximshëm. 
     

  • Adela Xhemali propozohet për drejtoreshë të AMF-së

    Adela Xhemali propozohet për drejtoreshë të AMF-së

    Këshilli i Ministrave i ka propozuar zyrtarisht Kuvendit kandidaturën e Adela Xhemalit, për pozicionin e anëtarit të bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv. Për një periudhë pesëvjeçare, deri në muajin maj të këtij viti, Adela Xhemali ka mbajtur detyrën e zëvendësministres së Financave. Më herët, ajo ka ushtruar funksione drejtuese në Ministrinë e Financave dhe në Kryeministri.
    Përpara angazhimit në sektorin publik, Adela Xhemali ka pasur një përvojë të gjatë në sektorin bankar, duke përfshirë detyrën e drejtorit së Financës së Bankës Amerikane të Shqipërisë dhe më tej të Bankës Intesa Sanpaolo Shqipëri. Adela Xhemali do të zëvendësojë në këtë detyrë Mimoza Kaçin, që e drejtoi Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare prej prillit 2024, duke përfunduar mandatin e ish-drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, Ervin Mete.
    AMF ishte në situatën kur mandatet e të dy drejtuesve ekzekutivë ishin vlerësuar të përfunduar. Sipas ligjit organik të AMF-së, në rast të lirimit nga detyra të ndonjërit prej anëtarëve të Bordit përpara afatit, anëtari tjetër emërohet me të njëjtën procedurë, siç është emëruar anëtari që lirohet, për periudhën deri në përfundim të mandatit të anëtarit që lirohet.

  • Këshilli i Ministrave propozon Adela Xhemalin për drejtoreshë të AMF-së

    Këshilli i Ministrave propozon Adela Xhemalin për drejtoreshë të AMF-së

    Këshilli i Ministrave i ka propozuar zyrtarisht Kuvendit të Shqipërisë kandidaturën e Adela Xhemalit, për pozicionin e anëtarit të bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv. 
    Megjithëse vendimi i Këshillit të Ministrave është marrë më datë 25 shtator, ai i është përcjellë Kuvendit të Shqipërisë vetëm në fillim të këtij muaji. 
    Për një periudhë pesëvjeçare, deri në muajin maj të këtij viti, Adela Xhemali ka mbajtur detyrën e zëvendësministres së Financave. Më herët, ajo ka ushtruar funksione drejtuese në Ministrinë e Financave dhe në Kryeministri. 
    Përpara angazhimit në sektorin publik, Adela Xhemali ka pasur një përvojë të gjatë në sektorin bankar, duke përfshirë detyrën e drejtorit së Financës së Bankës Amerikane të Shqipërisë dhe më tej të Bankës Intesa Sanpaolo Shqipëri. 
    Adela Xhemali do të zëvendësojë në këtë detyrë Mimoza Kaçin, që e drejtoi Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare prej prillit 2024, duke përfunduar mandatin e ish-drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, Ervin Mete. 
    Prej disa muajsh, AMF ishte në situatën kur mandatet e të dy drejtuesve ekzekutivë ishin vlerësuar të përfunduar. Sipas ligjit organik të AMF-së, në rast të lirimit nga detyra të ndonjërit prej anëtarëve të Bordit përpara afatit, anëtari tjetër emërohet me të njëjtën procedurë, siç është emëruar anëtari që lirohet, për periudhën deri në përfundim të mandatit të anëtarit që lirohet. 

  • Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta drejtoresha e fshatrave SOS për fëmijët në Shqipëri

    Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta drejtoresha e fshatrave SOS për fëmijët në Shqipëri

    Është ndarë para kohe nga jeta pas një sëmundje të rëndë, Adela Sefa Maçi, Drejtoreshë Nacionale e SOS Fshatrave të Fëmijëve në Shqipëri.
    Lajmin e trishtë e bëri fillimisht publik drejtoria ku ajo punonte.

    “Me hidhërim të thellë dhe dhimbje të madhe në zemër, ju njoftojmë për ndarjen e parakohshme nga jeta të znj. Adela Sefa Maçi, Drejtoreshë Nacionale e SOS Fshatrave të Fëmijëve Shqipëri” ishte mesazhi i Fshatrave SOS të Fëmijëve Shqipëri.

    Lajmin e trishtë e ndau edhe ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu. – “Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të Adeles, një profesioniste e çmuar në fushën e kujdesit për fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe përfaqësuese e nderuar e Fshatrave SOS.
    Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët, bashkëpunëtorët dhe gjithë komunitetin e Fshatrave SOS, që sot ndjejnë mungesën e një njeriu të përkushtuar, i cili për 22 vite me radhë u gjend pranë fëmijëve dhe të rinjve, duke u dhuruar dashuri dhe kujdes.U prehsh në paqe, Adela Sefa!” – shkroi Koçiu në mesazhin e saj të ngushëllimit.

  • Adela Demetja emërohet drejtore e Galerisë Kombëtare të Arteve

    Adela Demetja emërohet drejtore e Galerisë Kombëtare të Arteve

    Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme emërimin e Adela Demetjas si drejtore e Galerisë Kombëtare të Arteve.

    Vendimi u mor me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit,  Këshilli i Ministrave

    Adela Demetja është kuratore dhe menaxhere e artit.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë./atsh/ KultPlus.com

  • Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve, kush është Adela Demetja

    Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve, kush është Adela Demetja

    Këshilli i Ministrave ka emëruar sot Adela Demetjan si drejtoreshë të Galerisë Kombëtare të Arteve.

    “EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË GALERISË KOMBËTARE TË ARTEVE:
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:Znj. Adela Demetja emërohet drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Ministrave.
     

    Top Channel