Tag: addeo

  • “Mallkoi” vajzën e Melonit, profesori tenton vetëvrasje me pilula dhe alkool! Shtrohet në spital në gjendje të rëndë

    “Mallkoi” vajzën e Melonit, profesori tenton vetëvrasje me pilula dhe alkool! Shtrohet në spital në gjendje të rëndë

    Stefano Addeo

    ITALI- Stefano Addeo, profesori 65-vjeçar i cili ditët e fundit kishte përfunduar në qendër të një polemike të dhunshme për një postim të publikuar në rrjetet sociale kundër vajzës së kryeministrit Giorgia Meloni, tani është shtruar në spital në gjendje të rëndë. I kontaktuar në telefon nga Corriere, Addeo dukej i lodhur, por gjithsesi komentoi atë që kishte ndodhur për mediat italiane.
    “Nuk munda ta duroja më. Po më bëjnë shpëlarje, por shpresoj të mos më shpëtojnë. Reagimet ndaj këtij incidenti kanë qenë më të dhunshme nga sa mund ta kisha imagjinuar,”-tha ai. 
    65-vjeçari tentoi vetëvrasje duke gëlltitur një kombinim pilulash dhe alkooli. Edhe pse mbërriti në gjendje të rëndë në spital, jeta e tij nuk është në rrezik. Përpara se ta konsumonte “përzierjen” e rrezikshme, Addeo paralajmëroi drejtoreshën e shkollës ku jep mësim, e cila menjëherë njoftoi Policinë, që nxitoi në shtëpinë e profesorit. Kështu, ai u shpëtua në kohë. 
    Çfarë shkroi profesori?
    Në rrjetet sociale, ai shkroi: I uroj vajzës së Melonit fatin e vajzës nga Afragola! Referenca ishte për Martina Carbonaro, 14-vjeçaren e vrarë me gurë nga ish-i dashuri i saj në provincën e Napolit.
    “Nuk e shkrova personalisht postimin por u gjenerua nga inteligjenca artificiale. Mendja ime nuk do të kishte qenë në gjendje të lindte një turp të tillë. I kërkova ChatGPT: Më shkruaj një mesazh kundër Melonit, dhe ja çfarë doli. Unë, e publikova,”-tha ai për mediat italiane, pasi u zbulua identiteti i tij. Megjithatë justifikimi nuk e ndaloi indinjatën e krijuar. Mësuesi ka jetuar në izolim në shtëpi për ditë të tëra, i shënjestruar nga mesazhe urrejtjeje, kërcënime dhe fyerje.
    Sot paradite i shkroi edhe një letër ndjese kryeministres Meloni.
    “Ju kërkoj, nëse është e mundur, të më takoni që t’ju them këtë duke ju parë në sy,”-ky është një nga fragmentet qendrore të letrës që Profesor Stefano Addeo i shkroi Kryeministres, Giorgia Meloni./ZËRI

  • Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit, autori i penduar: Kërkoj falje! Ishte gjest idiot, por nuk tërhiqem…

    Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit, autori i penduar: Kërkoj falje! Ishte gjest idiot, por nuk tërhiqem…

    Stefano Addeo dhe Giorgia Meloni

    ITALI-Autori i kërcënimit të vajzës së kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni është një profesor i gjermanishtes. Edhe pse ka kërkuar falje, Stefano Addeo thotë se nuk tërhiqet nga idetë e tij politike, raportojnë mediat italiane.
    “Ishte një gjest idiot, një postim i shkruar në mënyrë impulsive. Kërkoj ndjesë për përmbajtjen: nuk duhet uruar kurrë vdekja, aq më pak për një fëmijë. Por nuk tërhiqem nga idetë e mia politike – nuk ndiej se ky qeveri më përfaqëson. E kuptoj rëndësinë e asaj që kam bërë. Në klasë nuk kam bërë kurrë politikë. Nxënësit më duan, urrej çdo formë dhune, dua kafshët dhe bëj vullnetarizëm. Ishte një gabim. E fshiva postimin, jo nga frika, por sepse e kuptova vetë që ishte i gabuar. U zgjova në mëngjes dhe thashë: ‘Çfarë kam shkruar!’ U pendova menjëherë”,- ka deklaruar profesori i gjermanishtes, në një intervistë për Roma Online.

    Ai tregoi se pas publikimit të postimit ka marrë kërcënime me vdekje, fyerje dhe hedhje domatesh në dritaret e banesës së tij. Postimi i tij i fshirë më vonë i referohej drejtpërdrejt vajzës së Melonit, duke e krahasuar me viktimën e krimit të rëndë në Afragola. Addeo i uronte vajzës së Kryeministres Giorgia Meloni, Ginevra, të njëjtin fat tragjik si Martina Carbonaro. Vajzës 14-vjeçare nga Napoli që u vra nga i dashuri i saj pak ditë më parë./ZËRI

  • Profesori kërkoi falje pas kërcënimit ndaj vajzës së Melonit, kryeministrja: Gjest impulsiv prej budallai

    Profesori kërkoi falje pas kërcënimit ndaj vajzës së Melonit, kryeministrja: Gjest impulsiv prej budallai

    Autori i një mesazhi kërcënues ndaj vajzës së mitur të kryeministres italiane Xhorxhia Meloni është identifikuar si Stefano Addeo, 65 vjeç, profesor i gjuhës gjermane nga provinca e Napolit, në Rajonin e Campanias.
    Addeo shkroi në rrjete sociale një koment tronditës, duke i uruar vajzës së vogël të Melonit “të njëjtin fat si Martina Carbonaro”, një vajzë minorene nga Afragola që u vra brutalisht në një rast feminicidi. Komenti u denoncua menjëherë nga partia e Melonit, Fratelli d’Italia, e cila e cilësoi deklaratën si “të frikshme dhe të papranueshme”.
    Në një intervistë për median lokale në Romë, Addeo kërkoi falje publike duke deklaruar: “Ishte një gjest prej budallai i bërë në mënyrë impulsive.” Megjithatë, ai theksoi se nuk i dëshiron askujt vdekjen, por nuk është i gatshëm të distancohet nga bindjet e tij politike.
    Reagimi i Melonit ishte i ashpër. Kryeministrja deklaroi se:
    “Nuk bëhet fjalë për përplasje politike, as për zemërim, është diçka më e errët akoma, që tregon kufijtë e një klime të sëmurë, një urrejtjeje ideologjike, në të cilën gjithçka duhet lejuar, madje edhe dëshira për vdekjen e një fëmije për të sulmuar një prind.”Meloni bëri thirrje për bashkim të forcave politike kundër kësaj klime të urrejtjes.