Tag: achraf

  • Al-Khelaifi lëvdon Hakimi pas trofeut: Një nga më të mirët në botë, krenar që luan me PSG

    Al-Khelaifi lëvdon Hakimi pas trofeut: Një nga më të mirët në botë, krenar që luan me PSG

    Achraf Hakimi fitoi dy ditë më parë çmimin prestigjoz “Lojtari Afrikan i Vitit”. Anësori maroken u emocionua shumë që mori këtë njohje, e cila erdhi pas një viti të jashtëzakonshëm me Paris Saint-Germain.
    “Ky çmim kurorëzon vite pune të palodhur, suksesesh dhe momentesh të paharrueshme. Shpreh mirënjohjen time për familjen time, shokët e mi të ekipit dhe të gjithë ata që punojnë me mua çdo ditë, në fushë dhe jashtë saj”, tha Hakimi.
    “Besimi, përkushtimi dhe mbështetja juaj më bëjnë më të fortë dhe më lejojnë të rritem. Faleminderit të gjithë popullit maroken që më mbështet gjithmonë. Shpresoj që ky moment të frymëzojë çdo fëmijë në vendin tonë dhe në të gjithë kontinentin tonë të besojë në ëndrrat e tyre dhe të luftojë për t’i bërë ato realitet”, tha lojtari i PSG.
    I pranishëm në galanë e mbajtur në Rabat, ishte edhe Nasser Al-Khelaïfi, president i Paris Saint-Germain, i cili nuk mundi ta fshihte krenarinë e tij: “Për mua, Achraf është një nga më të mirët në botë”.
    Më tej, presidenti i PSG tha: “Dhe, padyshim lojtari më i mirë afrikan. Ai është një udhëheqës i PSG dhe kapiteni i Marokut. Ne të gjithë jemi krenarë për të. Një kampion që e meritonte atë trofe”.

  • Hakimi ra pre e një kurthi? Vijojnë hetimet rreth marokenit, Mbappe i del në mbrojtje ish-shokut të skuadrës: I respektonte vajzat dhe kur pinte

    Hakimi ra pre e një kurthi? Vijojnë hetimet rreth marokenit, Mbappe i del në mbrojtje ish-shokut të skuadrës: I respektonte vajzat dhe kur pinte

    Një çështje e ndjeshme ligjore që përfshin futbollistin maroken Achraf Hakimi është rikthyer sërish në vëmendje, pikërisht në një periudhë kur ai po përjeton kulmin e karrierës së tij dhe madje po përmendet si kandidat për Topin e Artë.

    Ngjarja e dyshuar ka ndodhur më 25 shkurt 2023, një ditë para një ndeshjeje të rëndësishme të PSG-së, të cilën Hakimi e humbi.
    Një grua pretendon se e ka njohur futbollistin përmes Instagramit dhe është dërguar në shtëpinë e tij me një makinë të porositur nga vetë ai. Sipas deklarimeve të saj, Hakimi e ka puthur dhe prekur pa pëlqimin e saj, edhe pasi ajo kishte shprehur qartë refuzimin. Ajo thotë se arriti ta shtyjë dhe të largohet nga banesa duke thirrur një shoqe për ndihmë.
    Por tashmë në këtë histori ka hyrë edhe Kylian Mbappé, ish-shok skuadre i Hakimit te Paris Saint-Germain.
    Ai ka dhënë një deklaratë në polici në mbështetje të mikut të tij, ku është shprehur qartë: “Achraf Hakimi është shumë respektues ndaj grave. Edhe kur kemi dalë dhe ka pirë, nuk e kam parë kurrë të sillet në mënyrë të papërshtatshme. Nuk kam dëgjuar asnjë femër që të ankohet për të.”
    Mbappé ka rrëfyer gjithashtu se natën kur Hakimi mori vesh për hetimin, ishte emocionalisht i tronditur dhe shpërtheu në lot. Ai ka ngritur dyshime se çështja mund të jetë një kurth i organizuar për përfitime financiare, duke përmendur mesazhe të zbuluara nga pala akuzuese. Në një prej tyre, gruaja thuhet të ketë shkruar: “Do ta vjedhim!”, edhe pse më vonë ajo ka deklaruar se ishte një shaka për të ulur tensionin.
    Rikthimi i kësaj çështjeje në media ndodh në një moment kyç për Hakimin, i cili po shndërrohet në një nga lojtarët më të mirë në skenën ndërkombëtare. Kjo ka bërë që disa analistë të ngrenë pyetjen nëse rilindja e këtij rasti është një përpjekje për të dëmtuar imazhin e tij publik dhe për të ndikuar në karrierën e tij në momentin më të mirë të saj.
    Për momentin, autoritetet franceze vazhdojnë hetimet, ndërsa opinioni publik mbetet i ndarë: mes mbështetjes për një futbollist me profil të lartë dhe nevojës për drejtësi dhe ndriçim të plotë të çështjes.

    Top Channel

  • “Nuk jemi kafshë”, Mbappe mbron Hakimi-n: Shpërtheu në lot dhe më tha se…

    “Nuk jemi kafshë”, Mbappe mbron Hakimi-n: Shpërtheu në lot dhe më tha se…

    Kylian Mbappé u mor në pyetje gjithashtu në lidhje me akuzën për përdhunim që përfshin Achraf Hakimi.
    Hetimi ndaj lojtarit të PSG-së është duke vazhduar dhe zyra e prokurorit të Nanterre ka kërkuar që ish-lojtari maroken i Interit të shpallet fajtor nga Gjykata Penale e Departamentit Hauts-de-Seine.
    Çështja po shkakton polemika të konsiderueshme në Francë: daton që nga viti 2023, por ditët e fundit janë bërë kërkesa që lojtari të dërgohet në gjyq, ku ai përballet me deri në 15 vjet burg.
    Hakimi gjithmonë i ka mohuar akuzat kundër tij dhe beson se ka qenë viktimë e një “kurthi”. Tani i takon gjyqtarit hetues të konfirmojë ose të hedhë poshtë akuzat, por ndërkohë, procedurat vazhdojnë.
    Kylian Mbappé dëshmoi gjithashtu në këtë çështje. Ai u mor në pyetje nga hetuesit dhe foli në favor të ish-shokut të tij të ekipit, duke përdorur argumente mjaft “të çuditshme”.
    Gazeta franceze L’Équipe ka bërë një punë të rëndësishme në hetimin e kësaj çështjeje, duke zbuluar se Mbappé është marrë në pyetje edhe nga hetuesit në lidhje me incidentin, duke përfshirë fragmente nga dëshmia e tij:
    “Atë mbrëmje, shkuam në një restorant. Achraf shpërtheu në lot. Ai ishte vërtet keq. Më tha se kishte pasur prekje të ndërsjella në pjesët intime, por se në asnjë moment nuk kishte ndjerë ndonjë refuzim nga kjo grua e re. Ai më tha se në fund, ata nuk kishin fjetur bashkë pa më thënë pse”.
    Sulmuesi i Real Madridit tha për ish-shokun e tij të skuadrës: “Është një temë që e diskutojmë rregullisht dhe jemi shumë vigjilentë. Para së gjithash, nuk jemi kafshë. Dhe së dyti, kemi qenë të përgatitur për këtë që nga fillimi i karrierës sonë.
    “Achraf Hakimi është respektues ndaj grave. Edhe kur ishte i dehur, nuk e kam parë kurrë të sillet në mënyrë të papërshtatshme. Edhe kur nuk isha atje, nuk i kam dëgjuar kurrë miqtë të më thonë se Achraf ishte sjellë keq ose e kishte tepruar”.

  • Achraf Hakimi drejt sallës së gjyqit, akuzohet për pë*dhunim. Rrezikon deri në 15 vite burg

    Achraf Hakimi drejt sallës së gjyqit, akuzohet për pë*dhunim. Rrezikon deri në 15 vite burg

    2 Gusht 2025

    8:06

    Alfred Lleshi

    Si çështje vërtet delikate daton më shumë se dy vite më parë. Në shkurt të vitit 2023, Achraf Hakimi, atëherë 24 vjeç, u akuzua për përdhunim nga një vajzë e re. Pasi ajo e raportoi rastin në polici, lojtari i PSG u vu nën hetim zyrtar disa ditë më pas dhe u la nën mbikëqyrje gjyqësore, pas ndalimit nga policia.
    Që atëherë, duket se hetimet dhe procesi gjyqësor e kishin zhytur çështjen në heshtje. Megjithatë, ajo është rishfaqur këtë verë. Sipas informacioneve të gazetës “Le Parisien”, prokuroria e Nanterre ka kërkuar që lojtari i PSG-së të akuzohet zyrtarisht dhe të dalë në gjyq për përdhunim, përpara gjykatës penale të departamentit Hauts-de-Seine.
    Mbrojtësi i djathtë i PSG i ka mohuar gjithmonë akuzat, por tani i takon gjyqtarit hetues të vendosë nëse do të konfirmojë apo refuzojë kërkesën e prokurorisë për ngritje akuze. Nëse çështja përfundon në gjyq dhe Hakimi shpallet fajtor, ai përballet me një dënim deri në 15 vite burg.