Tag: açerbi

  • Telashe të tjera për Inter pas humbjes në Champions, dy dëmtime mbajnë në ankth trajnerin Chivu

    Telashe të tjera për Inter pas humbjes në Champions, dy dëmtime mbajnë në ankth trajnerin Chivu

    10 Dhjetor 2025

    9:55

    Telesport

    Ndeshja e mesfushorit turk Hakan Calhanoglu dhe mbrojtësit Francesco Acerbi kundër Liverpool në Champions League zgjati më pak se pjesa e parë (“reds” fituan 1-0 në San Siro).
    Mesfushori i Inter u largua pas vetëm 11 minutash lojë për shkak të një tendosjeje të muskulit aduktor të djathtë dhe u zëvendësua nga Zielinski. Një dëmtim që prishi jo pak planet e trajnerit Christrian Chivu.
    Ndërsa mbrojtësi italian Acerbi pësoi një dëmtim rreth minutës së 30-të. Ai pati një tendosje të muskulit fleksor të kofshës së djathtë dhe u zëvendësua nga Bisseck.
    Të dy lojtarët do të vlerësohen në ditët në vijim, por janë në dyshim për ndeshjen e së dielës ndaj Genoa në kampionat. Madje ata rrezikojnë të mos luajnë edhe në Superkupën e Italisë.

  • Acerbi dhe De Vrij e mbyllën ciklin e tyre, Inter e gjen zgjidhjen te… Barcelona

    Acerbi dhe De Vrij e mbyllën ciklin e tyre, Inter e gjen zgjidhjen te… Barcelona

    4 Dhjetor 2025

    19:03

    Telesport

    Francesco Acerbi dhe Stefan de Vrij janë në vitin e fundit të kontratës me Interin dhe do të largohen si lojtarë të lirë në fund të këtij sezoni. Drejtuesit e klubit zikaltër kanë filluar të mendojnë që tani për mbrojtjen e sezonit të ri.
    Sipas asaj që raporton “Sportal”, një nga emrat që po ndjek Inter është edhe Eric Garcia, mbrojtësi i Barcelonës, i cili po ashtu është në vitin e fundit të kontratës me katalanasit dhe pse është përfolur për një rinovim të mundshëm, deri tani nuk ka ndodhur.
    Garcia shihet nga ziklatrit si një mbrojtës që mund të përshtatet më së miri me sistemin e Cristian Chivu dhe mundësia për ta transferuar falas është një shtysë shumë e për transferimin e mundshëm të tij.

  • Acerbi–Leao, përplasje të forta: “Pse m’i tërheq flokët?”, “Nëse ma drejton gishtin prapë, ta këpus”

    Acerbi–Leao, përplasje të forta: “Pse m’i tërheq flokët?”, “Nëse ma drejton gishtin prapë, ta këpus”

    26 Nëntor 2025

    7:52

    Alfred Lleshi

    Nervat u tensionuan mes Acerbit dhe Leaos gjatë derbit të së dielës në mbrëmje. Sulmuesi i Milanit u ankua tek arbitri Sozza, i cili ndërhyri për ta qetësuar situatën, sepse mbrojtësi zikaltër e kishte tërhequr prej flokësh.

    Përplasja vazhdoi, siç u tregua edhe nga rubrika “Bordocam” e Dazn. “Pse ma drejton gishtin? – i tha Acerbi portugezit në sytë e arbitrit. – Nëse e bën prapë, ta këpus”.

  • Acerbi zbulon reagimin e çuditshëm të Interit, pas 5-0 kundër PSG-së: Nuk ishim të inatosur, asgjë…

    Acerbi zbulon reagimin e çuditshëm të Interit, pas 5-0 kundër PSG-së: Nuk ishim të inatosur, asgjë…

    23 Shtator 2025

    10:50

    Alfred Lleshi

    Francesco Acerbi rikthehet te nata e 31 majit, kur Interi humbi 5-0 në finale të Champions League ndaj PSG-së. Në prezantimin e librit të tij “Io, guerriero”, ai tregoi se humbja ishte pasojë e lodhjes mentale, pas një sezoni të vështirë: “PSG ishte shumë i fortë, ndërsa ne të rraskapitur mendërisht. Pas suksesit ndaj Bayernit dhe Barcelonës ndiheshim të detyruar të fitonim. Stresi zgjati deri në fund të kampionatit, duke shpresuar te ndonjë gabim i Napolit”.
    Acerbi zbuloi edhe reagimin e çuditshëm të Interit, pas 5-0 kundër PSG-së, humbjes së hidhur në finalen e Mynihut, ndaj parizienëve: “Pas ndeshjes nuk ishim të zemëruar, asgjë e tillë…”
    Ai komentoi trajnerët: “Chivu është shumë pasionant, dallohet që ka luajtur futboll dhe ka qenë në dhoma zhveshjeje fituese. Trajneri aktual është i përgatitur, bën që grupi të ndihet mirë, ka shumë humanitet. Nuk e prisja, por është viti i tij i parë në Serie A”.

  • Acerbi flet hapur për sëmundjen e rëndë dhe kombëtaren: Nuk refuzova askënd, Spalletti nuk më thirri për një vit…

    Acerbi flet hapur për sëmundjen e rëndë dhe kombëtaren: Nuk refuzova askënd, Spalletti nuk më thirri për një vit…

    Francesco Acerbi, i njohur si “Leone”, u rrëfye me emocione në “Verissimo”, duke kujtuar familjen, karrierën dhe betejat e tij jashtë fushe: “Pseudonimi më erdhi nga një mik i Pavias, por e ndiej se më përfaqëson. Jam pak si luani, i vetëm, por që e di çfarë do”.
    Sa i përket kombëtares, Acerbi ishte i qartë: “Nuk e kam refuzuar kurrë Italinë, vetëm ndeshjen me Norvegjinë. Spalletti nuk më thirri për një vit dhe nuk më dukej e drejtë t’i përgjigjesha pas deklaratave të tij. Nëse Gattuso nuk më do, nuk është problem, ai zgjedh. Nuk do të bëj polemika”.
    Momenti më prekës ishte kujtimi i të atit: “Ishte shumë kërkues, ndonjëherë humbisja dëshirën për futboll. Por falë tij nuk u dorëzova. S’i kam thënë kurrë ‘të dua’, është një peng i madh”.
    Acerbi foli edhe për periudhën e errët me alkoolin dhe kancerin: “Nuk isha alkoolist, por futbolli s’më interesonte më. Pastaj erdhi diagnoza, operacioni dhe kimioterapia. Aty vendosa të ndryshoj; lashë pijet, fillova të stërvitem seriozisht. Ishte një rilindje e vërtetë”.
     

  • Acerbi: 5-0 ndaj PSG? Askush s’ma heq dot krenarinë e dy finaleve të Champions-it në tri vite

    Acerbi: 5-0 ndaj PSG? Askush s’ma heq dot krenarinë e dy finaleve të Champions-it në tri vite

    20 Shtator 2025

    9:37

    Alfred Lleshi

    Francesco Acerbi, mbrojtësi i Interit, në autobiografinë e tij “Io, Guerriero” ka rrëfyer momente të veçanta të karrierës. Ai kujtoi emocionet e golit ndaj Barcelonës në minutën e fundit: “Në atë çast mendova për gjithçka që kisha përjetuar te Lazio, te Sassuolo, nga sëmundja (kanceri), golin e parë në Champions, fitoret dhe humbjet. E gjithë karriera ime u përmblodh në një sekondë”.
    Acerbi foli edhe për finalen e humbur 5-0 ndaj PSG: “Futbolli nuk të dhuron asgjë. Në finale shkuam, por epilogu nuk ishte ai që ëndërruam. Ata ishin më të qartë, më cinikë, më të mirë. Megjithatë, mbetet krenaria për rrugëtimin e jashtëzakonshëm dhe zhgënjimi për fundin”.
    Mbrojtësi zikaltër e mbyll me fjalë të forta: “Nuk kam asgjë për ta qortuar veten apo ekipin. Dy finale Champions-i në tri vite, mes mijëra vështirësive, janë krenari që askush s’mund të ma heqë. As humbja 5-0 në finale”.

  • Acerbi-De Vrij drejt perëndimit të karrierës, Inter piketon qendërmbrojtësin që i mungon

    Acerbi-De Vrij drejt perëndimit të karrierës, Inter piketon qendërmbrojtësin që i mungon

    9 Shtator 2025

    18:10

    Telesport

    Duke qenë se Francesco Acerbi dhe Stefan de Vrij, i pari 37 vjeç dhe i dyti 33 vjeç, janë drejt perëndimit të karrierës, Inter ka piketuar zëvendësuesin ideal të tyre.
    “Calciomercato.com” raporton se Inter ka gjetur në Bundesligë, atë që duket si qendërmbrojtësi ideal. Konstantinos Koulierakis, 21-vjeçar i Wolfsburg është synimi i madh i zikaltërve për merkaton e janarit.
    Ne vërën e vitit 2024, Koulierakis u transferua nga PAOK te Wolfsburg për 12 milionë euro dhe aktualisht vlera e tij është dyfishuar. Sezonin e kaluar, ai luajti 30 nga 33 ndeshje në Bundesligë dhe ishte padyshim lideri i mbrojtjes së Wolfsburg.
    Kur ishte 19 vjeç, për qendërmbrojtësin grek pati interes konkret nga Milan, por për arsye që ende nuk dihen nuk u bë i mundur transferimi te kuqezinjtë.

  • Costacurta i prerë: Nuk e kam kapërdirë dot, i papranueshëm refuzimi i kombëtares nga Acerbi

    Costacurta i prerë: Nuk e kam kapërdirë dot, i papranueshëm refuzimi i kombëtares nga Acerbi

    Alessandro Costacurta, në një intervistë për “La Repubblica”, ka ndarë përshtypjet e para personale në prag të sezonit 2025-2026, që është pothuajse në prag, si dhe ka analizuar në mënyrë të veçantë afrimet e reja të skuadrave të kampionatit.
    “Kush më intrigon më shumë? Besoj shumë te Beukema, qendërmbrojtësi i marrë nga Napoli, – ka rrëfyer ish-mbrojtësi i Milanit dhe analist televiziv. – E shoh veten tek ai, me Conten mund të bëhet një mbrojtës i jashtëzakonshëm. Nuk mund të mos përmend edhe De Bruyne me Modric, jam kurioz të kuptoj çfarë ndikimi do të kenë”.
    Sa i përket emërimit të Gattusos si trajner i kombëtares italiane dhe disa ish-shokëve të tij te Milani, që janë bërë trajnerë, shtoi: “Te Milani im mendoja se disa kishin më shumë prirje për stolin, Rino ishte një nga këta, gjithmonë ka pasur dëshirë të përmirësohet. Më kanë habitur në mënyrë pozitive Nesta dhe Pippo Inzaghi, që po bëjnë karrierë shumë të mirë si trajnerë. Për ta e kisha gabim parashikimin”.
    Shumë, megjithatë, pyesin nëse këtë herë Italia do të shkojë në Kupën e Botës 2026: “Mundësitë janë, si udhëheqës askush nuk është më i përshtatshëm se Gattuso. Kam parasysh këtu aftësinë që ka për të krijuar një grup të fortë dhe përcjellë mesazhet e duhura. Vetë lojtarët duhet ta rikthejnë entuziazmin për ta veshur fanellën blu. Për ne Italia ishte unike, sot nuk është më kështu. Ka ende nga ata që japin shpirtin për kombëtaren, por disa refuzime nuk i kam kapërdirë dot”.
    Dhe në këtë drejtim kthehet te çështja “Acerbi-Spalletti”: “Kishte një problem me Spallettin, por duhej të shkonte në kombëtare, të luante dhe pastaj ta shante ditën tjetër. Luciano u detyrua të aktivizonte një debutues në vend të tij. Për shkak të krenarisë, Acerbi tradhtoi tifozët e Italisë dhe shokët e tij, që kishin nevojë për të. Kjo nuk bëhet me kombëtaren, është e papranueshme”.

  • “Kam një rit fatsjellës”, zonja Acerbi: Pozicioni im i preferuar është…

    “Kam një rit fatsjellës”, zonja Acerbi: Pozicioni im i preferuar është…

    29 Korrik 2025

    15:11

    Telesport

    Claudia Scarpari, gruaja e Francesco Acerbi-t, iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve dhe tifozëve me shumë sinqeritet. Zonja Acerbi u përpoq të kënaqte të gjitha kuriozitetet e tifozëve:
    “Distanca nga Francesco? Ne vazhdojmë të jetojmë të njëjtën jetë.
    “Si ka ndryshuar jeta ime që kur jam lidhur me Acerbin? Ka ndryshuar në kaq shumë mënyra, por kanë kaluar pesë vjet dhe jam mësuar me të. Goli më i pabesueshëm i Acerbit pas atij kundër Barcelonës? Pajtohem.
    “Si është personaliteti i Acerbit? Pothuajse aq i keq sa i imi. Jam një grua e fortë, për nga mënyra si qëndroj pranë burrit tim? Gjithmonë. Çfarë ekipi kam mbështetur më parë? Së pari Milanin, pastaj Interin, pastaj Lazion dhe tani Interin. A jam e lumtur që Francesco luan për Interin? Sigurisht.”
    “A kam ndonjë supersticion kur luan Acerbi? Një gotë verë para ndeshjes dhe në pushim, edhe nëse luajnë në orën 12:30. Sfidat më të mëdha me të cilat jam përballur si grua futbollisti? Vetmia e pabesueshme e muajve të parë.
    “A është e vështirë të etiketohesh si gruaja e një futbollisti? Jo, pse duhet të jetë e vështirë?” përfundoi Claudia. Gruaja e Acerbit zgjodhi ironinë për pyetjet kureshtare: “Pozicioni im i preferuar? Mbrojtës qendror”.

  • Acerbi “tradhtohet” nga nervat, kërcënon tifozin

    Acerbi “tradhtohet” nga nervat, kërcënon tifozin

    Ngjarje e shëmtuar në Seattle, ku Interi i Cristian Chivu ndodhet në grumbullim për të zhvilluar dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Botërorin për Klube, kundër Urawa Red Diamonds dhe River Plate.

    Gjatë momentit të zakonshëm të autografeve dhe fotove me tifozët, Francesco Acerbi u përfshi në një debat të ashpër me një spektator që kishte veshur fanellën e Paris Saint-Germain dhe brohoriste për Barcolan, duke iu referuar driblimit që mbrojtësi zikaltër pësoi në finalen e Champions League të humbur në Mynih.
    Në atë moment, Acerbi nuk e priti mirë dhe iu kthye tifozit me ton të ashpër, me ndihmën e një përkthyesi, në një video që u përhap menjëherë në rrjetet sociale: “Unë jam një njeri serioz dhe nuk më pëlqen të tallem. Nëse më thua ‘Acerbi-Barcola’, jo, nuk është në rregull, sepse jam i çmendur. Dhe të rrah keq.”.