Ky është 36-vjeçari Zamir Meta, i cili u arretua nga policia e Fierit pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Sheqishtë, Patos. Rasi i rëndë u zbulua pasi e mitura, 12 vjeç ishte larguar nga shtëpia në orën 04:00 të mëngjesit.
E ëma, rrëfeu se vajza, pasi ishte abuzuar nga babai ishte larguar dhe kishte shkuar te fqinjët.
“Jam nënë e 7 fëmijëve. Mbrëmë ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë. Në orën 04:00 më njofton vajza e dytë që ka ikur vajza e madhe nga shtëpia.
U ngrita dhe nuk e gjeta vajzën, njoftova policinë. Policia e gjeti vajzën, ajo kishte treguar që babai e kishte përdhunuar.
Kur shkova në polici mora vesh çfarë i kishte bërë babai. Goca nuk më fliste fare, ishte e acaruar, zihej me vëllezërit dhe motrën. Vajza kaloi në depresion sa u detyrua u largua nga banesa.
Vajza kishte deklaruar që e kishte përdhunuar edhe më parë, që 5 vjeç. Unë nuk dija gjë, kur e mora vesh më ra si bombë.
Vajzën e kanë çuar në Tiranë tani për rehabilitim. Të kalbet në burg, të marrë dënimin e merituar. Unë do bëhem një nënë e fortë për fëmijët e mi”, tha e ëma mes lotësh.
Zamir Meta raportohet se ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij, por sipas tij, ka ndodhur vetëm një herë.
Aktualisht e mitura ndodhet në Tiranë, në një qendër rehabilituese.
Tag: abuzuar
-

Ky është babai mostër që akuzohet se abuzonte se**ualisht me vajzën e mitur: Ka ndodhur vetëm një herë…
-

Babai përdhunoi vajzën e tij 12-vjeçare, nëna rrëfehet mes lotëve: Ka abuzuar me të që kur ka qenë 5 vjeç
Një rast i rëndë i abuzimit seksual me të mitur është regjistruar në Patos. Një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga babai i saj, i cili tashmë ka rënë në prangat e policisë.
Në një prononcim për mediat nëna e vajzës, rrëfen mes lotësh se vajza ishte larguar nga banesa në orën 4 të mëngjesit dhe ka shkuar te fqinjët pasi dyshohet se ishte përdhunuar nga i ati.
Ajo pohon gjithashtu se vajza është abuzuar sistematikisht që në moshën 5-vjeçare por nuk ishte në dijeni, ndërsa tregon se e mitura kishte sjellje agresive, dhe nuk i kishte treguar askujt për këtë ngjarje të rëndë.
Nënë e 7 fëmijëve shprehet se nuk ka asnjë të ardhur financiare dhe ka mbetur mes 4 rrugëve. Mes lotësh ajo apelon për dënim të ashpër për bashkëshortin dhe për ndihmë nga institucionet.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 36 vjeç, banues në fshatin Sheqishtë, Patos, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia më herët. -

Krimi i rëndë trondit Turqinë, burri vret ish-të fejuarën që mbeti shtatzënë nga përdhunimi
Një vajzë 18-vjeçare shtatzënë u vra nga i fejuari i saj në Stamboll.
Vajza ishte abuzuar seksualisht para fejesës dhe kishte mbetur shtatzënë. 18-vjeçarja Oya Budak ishte 5.5 muajshe shtatzënë kur u qëllua me armë zjarri.
Oya ishte e fejuar me Sametin 19-vjeçar dhe, sipas dha.com.tr, ajo u abuzua seksualisht dhe mbeti shtatzënë. Kur 19-vjeçari u informua për shtatzëninë, ai e anuloi fejesën.Bebeğiyle birlikte katledildi!
Sarıyer’de 6 ay önce cinsel istismara uğrayıp hamile kalan 18 yaşındaki Oya Budak, eski nişanlısı tarafından tabancayla vuruldu. Oya Budak, kaldırıldığı hastanede karnındaki bebeği ile birlikte yaşamını yitirdi. https://t.co/NWEFX8VWhf pic.twitter.com/zNEBgAttlK
— Ekol TV (@ekoltvv) June 26, 2025Sarıyer’de, eski nişanlısı 18 yaşındaki Oya Budak’ı öldüren katil zanlısı, emniyetteki işlemlerinin ardından adliyeye sevk edildi.
Muhabirimizin, “Neden yaptın, hiç mi vicdanın sızlamadı?” sorusuna ise “İyi yaptım, pişmanlık duymuyorum. Hadi, yürü lan!” diye cevap verdi. https://t.co/KCuvfnR2C0 pic.twitter.com/mqBQNRqRsG
— Ekol TV (@ekoltvv) June 26, 2025Sameti i telefonoi Oyans të enjten në mbrëmje duke i kërkuar të takoheshin për të folur. 18-vjeçarja shkoi në takim me vëllain e saj 13-vjeçar dhe në rrethana që ende nuk janë sqaruar, 19-vjeçari nxori një armë dhe e qëlloi në gjoks dhe në vesh.
19-vjeçari u largua me makinën e të atit, ndërsa qytetarët që dëgjuan përleshjen njoftuan policinë. 18-vjeçarja u dërgua në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin as atë dhe as foshnjën.
Policia kontrolloi zonën dhe arrestoi 19-vjeçarin në shtëpinë e xhaxhait të tij. Autori i krimit që kishte abuzuar seksualisht me Ogian u arrestua dhe u dërgua në burg. Sipas Ekol TV, autori i krimit u dërgua në prokurori dhe kur një gazetar e pyeti pse e vrau Ogian, ai u përgjigj “Nuk pendohem, largohu!”.
Gjyshi i Oyas, Orhan Budak , tha se mbesa e tij ishte abuzuar seksualisht nga një koleg dhe se familja mësoi për shtatzëninë pas fejesës.Top Channel
-

“Votoni për të ndëshkuar ata që vodhën të ardhmen tuaj”, Basha mesazh socialistëve: Vota për Koalicionin Euroatlantik..
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në mbylljen zyrtare të fushatës elektorale u shpreh se vota për Koalicionin Euroatlantik dhe numrin 4 është një votë pro SPAK dhe kundër korrupsionit. Ai iu drejtua socialistëve duke u thënë se Edi Rama u solli Ahmetajn dhe Veliajn, duke ndërtuar zgjedhën e një grushti të vogël përballë një pjese të madhe të shoqërisë që heqin paratë e bukës së gojës, ndërsa të korruptuarit e pushtetit i mykin paratë në bodrume.
“Refuzojini, jo duke mos dalë për të votuar, por duke dalë dhe duke i ndëshkuar me votë, votoni edhe ju Koalicionin Euroatlantik, numrin 4, sepse është votë për të ndëshkuar ata që kanë abuzuar me votën tuaj, që kanë abuzuar me besimin tuaj, që kanë abuzuar me të ardhmen e fëmijëve tuaj. Është votë pro SPAK dhe kundër korrupsionit, është votë për Shqipërinë.” – u shpreh Basha.
Më poshtë pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:
Ju solli Arben Ahmetajn, ju solli Lali Erin dhe korrupsionin me tragjedinë e tërmetit. Ju që hiqni paratë nga buka e gojës për të shkolluar fëmijët tuaj, si mund ta pranoni për herë të katërt zgjedhën e një grupi njerëzish që vetëm ju vjedh, ju poshtëron, të cilët i mykin paratë në bodrume, ndërsa ju nuk keni mundësi asnjë javë të bëni pushime. Refuzojini, jo duke mos dalë për të votuar, por duke dalë dhe duke i ndëshkuar me votë, votoni edhe ju Koalicionin Euroatlantik, numrin 4, sepse është votë për të ndëshkuar ata që kanë abuzuar me votën tuaj, që kanë abuzuar me besimin tuaj, që kanë abuzuar me të ardhmen e fëmijëve tuaj. Është votë pro SPAK dhe kundër korrupsionit, është votë për Shqipërinë. -

‘Rama është koka e grupit kriminal’, Vokshi me akuza të forta: Balluku ka abuzuar me shuma marramendëse
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka hedhur akuza të ashpra ndaj qeverisë dhe zyrtarëve të lartë socialistë në një intervistë televizive, ku u ndal tek çështjet zgjedhore dhe korrupsioni.
Sipas Vokshit, zv.kryeministrja Belinda Balluku është e përfshirë në abuzime financiare në shifra të mëdha, ndërsa akuzoi edhe emra të tjerë të njohur të Partisë Socialiste për përfshirje në skandale dhe shkelje ligjore.
“Belinda Balluku ka abuzuar me shuma marramendëse,” tha Vokshi, duke shtuar se lista e mbyllur e PS-së përfaqëson interesa oligarkësh dhe jo qytetarët.
Deputetja demokrate deklaroi gjithashtu se opozita ka denoncuar vazhdimisht shit-blerjen e votës dhe parregullsitë zgjedhore, duke i përcjellë rastet pranë OSBE-ODIHR dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.
“Fushata ka qenë fantastike, jemi angazhuar shumë. Ne kemi raportuar në mënyrë të përditshme për shit-blerjen e votës. Zonja Felaj flet për PD-në, ndërsa duhet të shpjegojë se përse familjarët e saj janë të gjithë të punësuar në Prokurori,” u shpreh Vokshi.
Më tej, ajo i cilësoi disa zyrtare të larta të PS-së si përgjegjëse për skandale madhore, përfshirë edhe çështjet e inceneratorëve dhe koncesioneve në shëndetësi.
“Edi Rama është koka e grupit kriminal, sepse ka dhënë lejen dhe ‘OK’-in për inceneratorët fantazmë. Ogerta Manastirliu duhet të ishte para drejtësisë për Chek Up dhe sterilizimin, Olta Xhaçka nuk duhet të ishte fare, ndërsa Balluku ka abuzuar me shuma të mëdha. Në Tiranë po hidhet asfalt elektoral dhe kjo është shkelje,” deklaroi ajo.