Tag: abuzuar

  • Tronditëse/ 30-vjeçarja denoncon në polici vjehrrin e saj për p*rdhunim: Ka abuzuar s*ksualisht me mua

    Tronditëse/ 30-vjeçarja denoncon në polici vjehrrin e saj për p*rdhunim: Ka abuzuar s*ksualisht me mua

    E reja, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka kallëzuar se 2 muaj më parë vjehrri ka abuzuar seksualisht me të.
    Policia e Korçës ka nisur verifikimet pas denoncimit të një 30-vjeçareje se vjehrri i saj e ka përdhunuar.
    Njoftimi i Policisë:
    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi ka kallëzuar një 30-vjeçare që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, se 2 muaj më parë, vjehërri i saj ka abuzuar seksualisht me të. Në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për verifikimin e kallëzimit”.

  • Maliq, nusja akuzon vjehrrin se ka abuzuar seksualisht me të

    Maliq, nusja akuzon vjehrrin se ka abuzuar seksualisht me të

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në Maliq, ku një 30-vjeçare ka akzuar në polici se vjehrri ka abuzuar seksualisht me të.
    Sipas njoftimit të bluve ngjarja bëhet me dije se ka ndodhur para dy muajve, teksa dyshohet se e reja vuan nga probleme të shëndetit mendor. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi ka kallëzuar një 30-vjeçare që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, se 2 muaj më parë, vjehërri i saj ka abuzuar seksualisht me të. Në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për verifikimin e kallëzimit”, njoftoi sot policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
    gijotina.com/

  • 30-vjeçarja në Korçë denoncon vjehrrin në polici: Ka abuzuar seksualisht me mua

    30-vjeçarja në Korçë denoncon vjehrrin në polici: Ka abuzuar seksualisht me mua

    Një 30-vjeçare e cila dyshohet se vuan nga problemet e shëndetit mendor, ka kallëzuar në Policinë e Korçës se vjehrri i saj e ka përdhunuar.
    Mësohet se e reja ka bërë denoncimin, duke thënë se 2 muaj më parë vjehrri i saj ka abuzuar seksualisht me të.
    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi ka kallëzuar një 30-vjeçare që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, se 2 muaj më parë, vjehërri i saj ka abuzuar seksualisht me të.
    Në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për verifikimin e kallëzimit”, njoftoi policia.

  • Thaçi nga Haga: Nuk ndihem as i tradhtuar, as i mashtruar. Ndihem i abuzuar

    Thaçi nga Haga: Nuk ndihem as i tradhtuar, as i mashtruar. Ndihem i abuzuar

    Ish-presidenti Hashim Thaçi, në intervistën në Rubikon në Klan Kosova ka folur për arrestimin e tij nga Gjykata Speciale por edhe bashkëpunimin me shumë presidentë amerikanë. Thaçi u shpreh se në emër të diçkaje fiktive, e shkëputën nga familja e ia morën vitet më të bukura të jetës.
    ”Jo nuk ndihem as i tradhtuar, as i mashtruar. Ndihem i abuzuar nga ata që në emër të diçkaje fiktive pa të drejtë më shkëputën nga familja, me përjashtuan nga puna, m’i morën vitet më të bukura të jetës”, tha Thaçi.

    Ish-kryeministri thekson edhe se Perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara nuk servuan rrëfimin e lëndës, teksa tregoi se gjatë punës së tij me disa administrata amerikane, që nga Clintoni i dytë e deri te Trumpi, ka pasur raporte të shkëlqyera.

  • “Nuk dua të kthehem më në shtëpi, dua një familje tjetër”/ Rrëqeth dëshmia e banorit që gjeti 12-vjeçaren e abuzuar nga i ati në Fier

    “Nuk dua të kthehem më në shtëpi, dua një familje tjetër”/ Rrëqeth dëshmia e banorit që gjeti 12-vjeçaren e abuzuar nga i ati në Fier

    Një rrëfim tronditës vjen nga Bahri Mblloshmi, banori i fshatit Sheqisht në Fier, i cili ishte personi i parë që gjeti 12-vjeçaren e abuzuar nga babai i saj. Në një intervistë për gazetaren Matilda Braho nga Euronews Albania, ai rrëfen momentin rrëqethës kur e mitura hyri në oborrin e shtëpisë së tij në orët e para të mëngjesit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    “Ishte ora 6:00 kur në ballkon shoh një fëmijë. E pyeta se kush ishte dhe më tha ‘jam vajzë, u hodha nga dritarja’. Më tha që nuk donte të shkonte më në shtëpi, kërkonte një familje tjetër. Kur i thashë cilat janë vajzat e mia, m’u përgjigj: ‘Sa baba i mirë je…’ Thoshte vazhdimisht ‘nuk dua të kthehem më atje’”, tregon Bahriu me zërin që i dridhet. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Ai shton se vajza ishte e trembur dhe e tronditur, dhe për këtë arsye thirri nuset e djemve të tij që ta qetësonin. Më pas njoftoi menjëherë kryetarin e fshatit, duke alarmuar për gjendjen e rëndë psikologjike të të miturës.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    “Policia erdhi me vonesë. Vajzën po e kërkonin, sepse i ati e kishte denoncuar zhdukjen e saj”, shton ai, duke nxjerrë në pah një ironi të dhimbshme: i njëjti njeri që e kishte abuzuar, ishte edhe ai që e denonconte si të humbur.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje nevojën urgjente për ndërhyrje efektive të institucioneve në mbrojtje të fëmijëve të abuzuar, që shpesh heshtin nga frika dhe trauma.

  • “Dua një familje tjetër” – Flet komshiu që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier: Ishte e trembur…

    “Dua një familje tjetër” – Flet komshiu që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier: Ishte e trembur…

    FOTO ILUSTRUESE

    FIER-Komshiu, i cili gjeti i pari 12-vjeçaren e abuzuar nga babai i saj në fshatin Sheqisht të Fierit tregoi se e mitura kishte hyrë në oborrin e shtëpisë së tij në orët e para të mëngjesit. Ai tregoi se e mitura ishte e trembur dhe i kishte rrëfyer se nuk donte të kthehej më në shtëpinë e saj dhe se donte të kishte një familje tjetër.
    “Ishte ora 6:00 kur në ballkon shoh një fëmijë. E pyeta se kush ishte më tha unë u hodha nga dritarja. E pyet je çun? Jam vajzë, më tha. Kush të ka qethur? Babi. Nuk dua të iki më në shtëpi, dua një familje tjetër.  Thirra nuset e djemve. E pashë ishte e trembur, në fillim mendova mos… Më pyeti cilën ke vajzë nga këto? Të dyja thashë. Sa baba i mirë, më tha. Thoshte vazhdimisht nuk dua të shkoj në shtëpi. Iu thashë ta mbanin vajzën dhe shkova te kryetari i fshatit, thashë është e trembur. Policia erdhi vonë, po e kërkonin se kishte denoncuar i ati”, tregoi ai për Euronews.
    Ngjarja tronditëse u raportua një ditë më parë (1 korrik) pas arrestimit të 36-vjeçarit. Denoncimi në Polici u bë nga vetë e mitura. 12- vjeçarja në prani të psikologes ka pohuar se është përdhunuar nga babai i saj. Edhe nëna e të miturës, pohoi se vajza e saj është abuzuar sistematikisht që në moshën 5-vjeçare, por nuk ishte në dijeni ndërsa tregon se vajza kishte sjellje agresive, por nuk i tregonte askujt për atë që përjetonte. Gjykata e Fierit ka caktuar masën e “arrestit me burg” ndaj 36 vjeçarit me iniciale Z.M, që akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur. 36-vjeçari ka pranuar në Gjykatë aktin e rëndë.
    *Detajet lidhur me emrat dhe fotot e personave të përfshirë në ngjarje janë vetëm me iniciale dhe të mbuluara për të mos identifikuar viktimën

  • “Po ta dija, do ia merrja jetën me duart e mia”/ Nëna e 12-vjeçares së abuzuar seksualisht flet për “Shqipëria Live”: Vajza tregoi se i ati e prekte…

    “Po ta dija, do ia merrja jetën me duart e mia”/ Nëna e 12-vjeçares së abuzuar seksualisht flet për “Shqipëria Live”: Vajza tregoi se i ati e prekte…

    Një ngjarje e rëndë tronditi dje opinionin publik, ku një 36-vjeçar është arrestuar për shkak se dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur në Patos.

    Në një intervistë me gazetaren e “Shqipëria Live” Luçiana Hulej, nëna e vajzës tregon se nuk dinte asgjë rreth abuzimit dhe për herë të parë u përball me rrëfimet e vajzës në komisariatin e policisë.
    “Vajza tregonte që ‘babai më prekte dhe më kapte’. Më ra si bombë se nuk kisha parë gjë me sytë e mi. Para syve të mi nuk ka ndodhur asgjë, prapa krahëve të mi nuk di gjë. Burri ikën në 6 të mëngjesit, vjen 6 pasdite. Ai e mbante shtëpinë. Nuk kam parë gjë me sytë e mi, në komisariat i dëgjova këto. Kam 13 vite e martuar me të. I thashë pse ma bërë këtë, të kam dhënë 7 fëmijë, 7 yje.
    Nuk kam pasur mundësi të flas me vajzën. Bashkëshorti i ka të ndarë prindërit. Fëmijëve u kam thënë që babai ka ikur në Gjermani, pyesin dhe për motrën, i kam thënë do vijë prap. Nëse e ka pranuar, të kalbet në burg. Po ta dija do e kisha vrarë vetë me duart e mia, do i dilja në mbrojtje vajzës. Unë jam nënë me 6 fëmijë, shteti të vërë dorën në zemër të më ndihmojë”-u shpreh nëna e 12 vjeçares.

    Top Channel

  • Përdhunoi vajzën e tij! Burg për 36-vjeçarin, ekspertiza: E mitura është abuzuar disa herë

    Përdhunoi vajzën e tij! Burg për 36-vjeçarin, ekspertiza: E mitura është abuzuar disa herë

    36-vjeçari

    FIER-Gjykata e Fierit ka caktuar masën e “arrestit me burg” ndaj 36 vjeçarit me iniciale Z.M, që akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur. Në seancën e sotme, babai i shtatë fëmijëve nuk ka folur, por ka tundur kokën në shenjë pohimi kur u pyet për akuzat. Në fazën e hetimeve paraprake, 36-vjeçari ka pranuar ngjarjen gjatë marrjes në pyetje, duke deklaruar se ka ndodhur vetëm një herë. Por, pas ekspertizës mjeko-ligjore rezulton se 12-vjeçarja është abuzuar disa herë. 

    Ngjarja tronditëse u raportua një ditë më parë (1 korrik) pas arrestimit të 36-vjeçarit. Denoncimi në Polici u bë nga vetë e mitura. 12- vjeçarja në prani të psikologes ka pohuar se është përdhunuar nga babai i saj. Edhe nëna e të miturës, pohoi se vajza e saj është abuzuar sistematikisht që në moshën 5-vjeçare, por nuk ishte në dijeni ndërsa tregon se vajza kishte sjellje agresive, por nuk i tregonte askujt për atë që përjetonte. 
    Ndaj 36-vjeçarit rëndon akuza për marrëdhënie seksuale me të mitur. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.
    *Detajet lidhur me emrat dhe fotot e personave të përfshirë në ngjarje janë vetëm me iniciale dhe të mbuluara për të mos identifikuar viktimën

  • Abuzoi seksualisht me te bijën për vite me rradhë/ Momenti kur 36-vjeçari hyn në gjykatë (Foto)

    Abuzoi seksualisht me te bijën për vite me rradhë/ Momenti kur 36-vjeçari hyn në gjykatë (Foto)

    Këtë të mërkurë pritet të zhvllohet seanca për masën e sigurisë ndaj Zamir Metës.
    Me pranga në duar, i shoqëruar nga efektivë, ai ka mbërritur në gjykatë.
    Ai akuzohet nga e bija 12 vjecare se ka abuzuar seksualisht me te.
    Në polici, Meta ka deklaruar se ai ka abuzuar me të bijën një herë, në makinë, kur po kthehej me vajzën nga Tirana.

  • Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare, nëna rrëfehet mes lotëve: Të marrë dënimin më të ashpër

    Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare, nëna rrëfehet mes lotëve: Të marrë dënimin më të ashpër

    Një rast i rëndë i abuzimit seksual me të mitur ka ndodhur në fshatin Sheqishtë të Patosit.Një 12-vjeçare është abuzuar seksualisht nga babai i saj i cili tashmë ka rënë në prangat e policisë.
    Në një prononcim për mediat nëna e vajzës rrëfen mes lotësh se si vajza ishte larguar nga banesa në orën 4 të mëngjesit dhe kishte shkuar tek fqinji pasi ishte përdhunuar nga babai.
    Ajo pohon gjithashtu se vajza është abuzuar sistematikisht që në moshën 5- vjeçare, por nuk ishte në dijeni.
    Ndërkohë 30- vjeçarja në këtë situatë të rëndë, ka mbetur mes 4 rrugëve. Ajo është nëna e 7 fëmijëve dhe nuk ka asnjë të ardhur financiare, pasi bashkëshorti ishte personi i vetëm që punonte në familje. Mes lotësh apelon për dënim të ashpër për bashkëshortin dhe për ndihmë nga institucionet.
    12-vjeçarja në prani të psikologes ka pohuar se është përdhunuar nga babai i saj dhe ka qenë abuzim sistematik që në moshën 5- vjeçare.
    Babai i të miturës ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën, por sipas tij ka ndodhur vetëm një herë.