Policia e Korçës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, ka finalizuar operacionin hetimor që ka çuar në zbulimin e një skeme abuzive të shkeljes së detyrës nga disa punonjës të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR).
Gjatë hetimeve u dokumentua se disa prej inspektorëve të kësaj agjencie dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke falsifikuar të dhëna në aktet e verifikimit për fermerët përfitues të Skemës Kombëtare të Mbështetjes.
Sipas informacioneve, punonjësit nuk kryenin kontrollin në terren për gjendjen faktike të kafshëve, ndërsa dyshohet se kanë përfituar në mënyrë korruptive shuma që varionin nga 10 deri në 50 mijë lekë (të reja) për çdo aplikim, me qëllim kualifikimin e padrejtë të fermerëve për subvencione.
Në njoftimin zyrtar, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë bën me dije se ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo funksioni publik” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 9 shtetasit e përfshirë, konkretisht Andrea Miha, Julian Zgura, Entela Gjata, Ermal Ibri, Dritan Çela, Përparim Rustemi, Bruno Berberi, Endrit Ferati dhe Fatos Ibi.
Sipas të dhënave të deritanishme, veprimtaria e tyre kriminale ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik në buxhetin e shtetit. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Tag: abuzive
-

Para në këmbim të subvencioneve/ Prokuroria zbulon skemën abuzive të AZHBR në Korçë, si inspektorët ‘joshnin’ fermerët
-

Telefoni i çiftit Berberi zbuloi skemën abuzive/ SPAK – Ballukut: Paraqitu të hënën së bashku me një avokat!
Nga Fatjon Gjinaj
SPAK i ka dërguar fletë-thirrje për tu paraqitur dhe marrë në pyetje, zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Burime jozyrtare nga SPAK kanë informuar se Balluku është thirrur për t’u paraqitur ditën e hënë e shoqëruar nga avokati.
Procedura e shoqërimit me avokat, nënkupton automatikisht se statusi i personit lidhet me akuzë direkte, dhe jo thjesht marrje në pyetje si person që ka dijeni mbi rrethanat e një çështjes, pasi në ato raste thirret për të dhënë dëshminë. Lajmi konfirmohet nga burime të besueshme, ndërsa SPAK i tha zyrtarisht kërkesës së Syri Tv për informacion se “nuk ka asgjë për të ndarë me median”.
Fletë-thirrja mban firmën e prokurorit Dritan Prençi, por nuk konfirmohet se për çfarë çështje bëhet fjalë, teksa Balluku është një nga zyrtaret më të kallëzuara në organin hetues, për korrupsion e shpërdorim detyre.
Burime të mirë-informuara konfirmojnë se Belinda Balluku është hetuar në procedimin e ndarë të dosjes ndaj Evis Berberi që disa muaj më parë çoi në ngritjen e akuzave për disa zyrtarë të tjerë, mes të cilëve kreu aktual i ARRSH-së. Telefoni i Berberi dhe bashkëshortes së tij i sekuestruar nga SPAK, ka qenë një nga elementët që kanë shërbyer për të zbardhur skema abuzive me paratë e taksapaguesve.
Ndërkohë një nga çështjet që ka pasur hetime, është ajo e denoncuar nga Arben Ahmetej, për tenderin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë.
-

Komente abuzive për Klopp, Federata Angleze pezullon gjyqtarin me 8 javë
12 Gusht 2025
15:59
Telesport
David Coote është pezulluar për tetë javë nga Federata Angleze e Futbollit. Ai u ndëshkua zyrtarisht për komente abuzive ndaj trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp.
Komentet u bënë në një video të korrikut 2020, e publikuar në rrjetet sociale në nëntor 2024. FA deklaroi se Coote kishte shkelur rregullin E3.1 për sjellje të papërshtatshme dhe fjalë ofenduese. Gjithashtu, ai akuzohet për shkelje të rëndë të rregullit E3.2 për referenca ndaj kombësisë së Klopp.
Përveç pezullimit, ai duhet të ndjekë edhe një program “riedukimi”. Coote e pranoi fajësinë për shkeljet e konstatuara nga Komisioni Rregullator i Pavarur. UEFA e ka përjashtuar atë nga drejtimi i ndeshjeve evropiane deri në qershor 2026. -

Ylli Manjani: Po jetojmë Republikën e Prokurorëve!
Nga Ylli Manjani
Republika abuzive e prokurorëve, nuk reformohet.**Padyshim, që në ” Republikën e prokurorëve” suksesi i punës së tyre nuk matet me sa gjyqe fitojnë. Nuk është normale kjo sepse ata i fitojnë të gjitha gjyqet. Për të qenë korrekt, duhet thënë që thuajse të gjitha gjyqet i fitojnë pa shkuar në gjykatë!Arsyeja është se gjykatat nuk janë mbi prokurorët në republikën e tyre.
Ndaj nuk ka asnjë kuptim matja e suksesit të tyre me këtë tregues.
Ata, prokurorët pra, nuk lodhen fare të bëjnë hetime të thelluara, të mbledhin prova direkte, të argumentojnë akuzat bazuar në prova. Thjesht i vënë syrin “viktimës së radhës”, e plasin brenda dhe e harrojnë ty. Marrin dhe duartrokitjet e turmës. Turma është mësuar që nga koha e Enver Hoxhës që me shumë lumturohet kur fusin dikë në burg, se sa ti shtohet begatia familjes së tij.Kjo është Shqipëria! Tani mu në pikun e “Republikës së Prokurorëve”!
Gjykata e sheh këtë situatë dhe vetëm i vë vulën letrave të mbushura me fjalë boshe nga prokurorët… Nuk kanë fuqi më shumë.
Ma za, ma keq,- thonë në Shkodër.
“Republika e prokurorëve” është e edhe më e rrezikshme se “republika e policëve”.
Ndaj, nëse realisht do ketë një reformë reale në drejtësi do të duhet të rrëzohet republika abuzive e prokurorëve, të cilët rrinë te vrima e çelësit të dyerve të dynjasë. Gjëmojnë jetën private me çdo mjet dhe bëjnë pis në publik çdo njeri që duan ta degjenerojnë përpara se ta dënojnë. Intimidojnë e përgjojnë çdo gjykatës që guxon të mendojë korrekt dhe mbi palët.
Kjo republikë abuzive, që spekulon me ndjesitë e publikut, duhet përmbysur. Ajo nuk reformohet me thënë të drejtën. NDAJ DUHET PËRMBYSUR!Dhe degjoni mirë! Jemi akoma në fillimet e jetës së “Republikës së Prokurorëve”.Prisni, prisni! -

Ylli Manjani: Republika abuzive e prokurorëve, nuk reformohet
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka hedhur akuza ndaj sistemit të drejtësisë, duke e quajtur atë “republikën e prokurorëve”, ku sipas tij, drejtësia është shndërruar në një aparat frikësimi dhe denigrimi publik.
“Në republikën e prokurorëve suksesi nuk matet me sa gjyqe fitojnë, sepse ata i fitojnë të gjitha. Gjykatat nuk janë mbi prokurorët në republikën e tyre”, shkruan Manjani. Ai thekson se “prokurorët nuk lodhen fare të mbledhin prova direkte, por thjesht vënë syrin viktimës së radhës dhe e plasin brenda”.
Sipas tij, gjykatat sot janë të reduktuara në “vulosëse” të fjalëve bosh të prokurorëve, ndërsa këta të fundit ushtrojnë presion mbi çdo gjykatës që guxon të jetë i pavarur. “Republika abuzive e prokurorëve, që gjëmon jetën private dhe bën pis çdo njeri përpara se ta dënojë, duhet përmbysur. Ajo nuk reformohet”, përfundon Manjani.
Më poshtë postimi i plotë:
Republika abuzive e prokurorëve, nuk reformohet.****Padyshim, që në republikën e prokurorëve suksesi i punës së tyre nuk matet me sa gjyqe fitojnë. Nuk është normale kjo sespe ata i fitojnë të gjitha gjyqet. Për që qenë korrekt thuajse të gjitha.
Arsyeja është se gjykatat nuk janë mbi prokurorët në republikën e tyre.
Ndaj nuk ka asnjë kuptim matja e suksesit të tyre me këtë tregues. Afërmendsh dmth…
Ata, prokurorët pra, nuk lodhen fare të bëjnë hetime të thelluara, të mbledhin prova direkte, të argumentojnë akuzat bazuar në prova. Thjesht i vënë syrin “viktimës së radhës” e plasin brënda dhe e harrojnë ty. Marrin dhe duartrokitjet e turmës…
Është koha dhe republika e tyre…
Gjykata e sheh këtë situatë dhe vetëm i vë vulën letrave të mbushura me fjalë boshe nga prokurorët… Nuk kanë fuqi më shumë.
Ma za, ma keq- thonë në Shkodër.
Republika e prokurorëve është e edhe më e rrezikshme se republika e policëve.
Ndaj, nëse realisht do ketë një reformë reale në drejtësi do të duhet të rrëzohet republika abuzive e prokurorëve, të cilët rrinë te vrima e çelësit të dyerve të dynjasë. Gjëmojnë jetën private me çdo mjet dhe bëjnë pis në publik çdo njeri që duan ta degjenerojnë përpara se ta dënojnë. Intimidojnë e përgjojnë çdo gjykatës që guxon të mendojë korrekt dhe mbi palët.
Kjo republikë abuzive, që spekulon me ndjesitë e publikut, duhet përmbysur. Ajo nuk reformohet me thënë të drejtën. -

Pezullohen kontrollet e AKU/ Urdhri pas ankesave për praktika abuzive. Të gjithë inspektorët në vetting
“Duhet menjëherë të pezullohet veprimtaria e AKU-së. AKU duhet ndaluar me urgjencë pasi më shumë se sa mirë bën dëm”, thotë kryeministri Edi Rama.
Porosia e Kryeministrit Rama u zbatua. Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, doli para kamerave për të njoftuar se nga sot janë pezulluar inspektoret e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
“Duke marrë në konsideratë një rritje të ndjeshme të ankesave të subjekteve të lidhura me ushqimin, subjekteve të tregtimit të produkteve ushqimore dhe qasjen dhe sjelljen në bazë të këtyre ankesave të trupës inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, adresimin e praktikave abuzive në përmbushje dhe kryerjen e detyrave inspektuese, kam urdhëruar pezullimin e ushtrimit të aktivitetit të inspektimeve pa planifikim paraprak dhe atyre të pamiratuara.”, shprehet Anila Denaj.
Një komision i posaçëm, në përbërjen e të cilit do të jenë pesë anëtarë do të ngrihet për të kaluar në sitë jo vetëm trupën aktuale, por edhe inspektorët e rinj.
“Komisioni do të vlerësojë në formë të shkruar dhe me gojë inspektorët e AKU-së. Aplikantët e rinj, të cilët do t’i bashkohen kësaj trupe, do të jenë gjithashtu fokus i veprimtarisë së këtij komisioni për të sjellë në këtë institucion një frymë të re, një qasje të re dhe mbi të gjitha, një etikë të re.”, shprehet më tej Denaj.
Vendimi i qeverise për të pezulluar inspektoreve të AKU-së erdhi pas rritjes se ankesave lidhur me sigurinë ushqimore.Top Channel
-

Akuza të reja tronditëse ndaj P Diddy: Sjellje abuzive dhe përdorim droge në depo
Pak ditë pasi u shpall fajtor për organizim transporti me qëllim prostitucioni, reperi i njohur Sean Combs, i njohur si P Diddy, është sërish në qendër të akuzave dhe këtë herë, pretendimet janë edhe më të rënda.
Një padi e re civile, e ngritur nga një burrë anonim, akuzon Diddyn për sjellje abuzive dhe përdorim të detyruar të substancave narkotike gjatë një takimi në Los Angeles në vitin 2020. Sipas padisë, ngjarja ndodhi në një depo ku ruheshin rrobat e reperit të ndjerë Notorious BIG. Aty, Diddy thuhet se detyroi të pranishmit të konsumonin ketaminë, duke shkaktuar kaos dhe sjellje të papërmbajtura.
Por pretendimet më shqetësuese lidhen me atë që ndodhi më pas: paditësi deklaron se ka mbetur vetëm në një dhomë me reperin, i cili, sipas tij, filloi të shikonte pornografi dhe më pas u përfshi në akte të pahijshme me një bluzë të Biggie-t, përpara se të largohej, duke bërë një koment makabër: “U prehsh në paqe, Biggie.”
Padia përfshin edhe një incident të mëparshëm, që daton në vitin 2005, ku i njëjti burrë pretendon se është sulmuar seksualisht nga Diddy dhe është fyer rëndë emocionalisht.
Reperi, i cili u lirua nga akuzat për trafikim të qenieve njerëzore vetëm një javë më parë, por u dënua për organizim prostitucioni, rrezikon deri në 10 vjet burg. Ndërkohë, imazhi i tij publik po shembet me çdo akuzë të re.
As vetë muzika nuk po e mbulon më zhurmën që vjen nga dosjet gjyqësore të Sean Combs. -

“Abuzive dhe skandaloze”- Rama thirrje për të liruar hapësirat publike rreth pallateve: Mos vendosni trarë për parkime
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj fenomenit të vendosjes së trarëve dhe pagesave për parkim në hapësirat midis pallateve, duke e cilësuar këtë praktikë si abuzive dhe skandaloze. Në një komunikim në Facebook, Rama u shpreh se askush nuk ka të drejtë të përvetësojë hapësirat që janë pjesë e përbashkët e komunitetit dhe të përfitojë financiarisht nga to.
Rama: Ajo është po aq pronë private sa është shkalla e pallatit apo sac janë ashensorët e pallateve që i përkasin atij komuniteti. Askush nuk ka mbi tokën rreth pallatit dhe mbi hapësirën mes pallateve më shumë të drejta se secili prej atyre banorëve që janë në ato pallate.
Ju bëj thirrje atyre që zotërojnë të tilla asete, që nga trarët që vendosin për ti marrë lekë për parkim banorëve, në mënyrën me abuzive dhe skandaloze duke pretentuar se është pronë private…nuk ka pronë private sa kohë ajo është një hapësirë që nuk ka leje për të bërë një aktivitet të caktuar, duke filluar që nga parkimi.
Nuk mund të vendosësh një tra në qytet me pretendimin se është prona jote, për të lejuar banorët që të paguajnë për të qenë zotër të vendit të vet. -

Ankimoi zgjedhjet parlamentare të 2021, Jenishehri gjobitet për padi abuzive nga Kolegji Zgjedhor Gjyqësor
Selami Jenishehri
TIRANË- Kolegji Zgjedhor Gjyqësor ka gjobitur me masën 50 mijë lekë për padi abuzive Partinë Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë, me kryetar ish-deputetin Selami Jenishehri. Më 12 janar të këtij viti, Jenishehri ankimoi në Apelin Administrativ zgjedhjet parlamentare të 2021, duke kërkuar zhbërjen e tyre.
Kërkesa
Padia, vjen 4 vite pas realizimit të tyre dhe pothuajse 1 muaj para zgjedhjeve të reja parlamentare./ZËRI