Tag: abuzim

  • Skandal në Maqedoninë e Veriut, disa të arrestuar për abuzim me fondet IPARD

    Skandal në Maqedoninë e Veriut, disa të arrestuar për abuzim me fondet IPARD

    Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar disa persona për abuzim dhe korrupsion me fondet IPA/IPARD të Bashkimit Evropian, që mbështesin zhvillimin rural të vendeve kandidate.
    Sipas mediave maqedonase, policia ka arrestuar drejtorin e Agjencisë Shtetërore për Pagesat e Ndihmës Kombëtare dhe Komunitare për Zhvillimin Rural, Ilia Stoilev, me akuzën e ryshfetit me qëllim miratimin e paligjshëm të financimit për një ndërmarrje bujqësore në vend. Stoilev, i cili vjen nga partia në pushtet VMRO-DPMNE, dyshohet se ka rënë dakord me një ish-ministër të vendit për të marrë shumën prej 50,000 eurosh.
    Në total janë 4 persona të dyshuar për këto abuzime me fondet e BE-së, të cilëve u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa disa të tjerë janë me masën “arrest shtëpie”.
    Kreu i Agjencisë në Maqedoninë e Veriut u arrestua pasi merrte 400 euro si paradhënie të shumës totale, ndërsa përfituesit e ndihmës së BE-së janë kryesisht fermerë, blegtorë dhe investitorë në sektorin e bujqësisë, si dhe kompani përpunuese. Pas zbulimit të skandalit, qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftoi pezullimin e pacaktuar të të gjitha fondeve nga BE për përfituesit e programit, derisa të përfundojnë hetimet e rastit të fundit.

  • Lirohet gabimisht nga burgu abuzuesi i një 14-vjeçareje në Londër/ Autoritetet e shpallin në kërkim, nisin hetimet

    Lirohet gabimisht nga burgu abuzuesi i një 14-vjeçareje në Londër/ Autoritetet e shpallin në kërkim, nisin hetimet

    Policia britanike ka shpallur në kërkim një të dënuar për abuzim seksual, i cili u lirua gabimisht nga burgu.

    Hadush Kebatu, një emigrant i paligjshëm nga Etiopia, ishte dënuar me 12 muaj burg për abuzim seksual ndaj një vajze 14-vjeçare dhe një gruaje në Epping, Essex.
    “Kjo situatë është thellësisht shqetësuese dhe jemi të përkushtuar ta gjejmë dhe ta arrestojmë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në deklaratën e policisë.
    Një zyrtar i burgut është pezulluar, ndërsa Shërbimi i Burgjeve ka nisur një hetim të plotë mbi mënyrën si ndodhi lirimi i gabuar.
    Kryeministri Sir Keir Starmer e cilësoi lirimin krejtësisht të papranueshëm, ndërsa ministrja konservatore Kemi Badenoch e quajti një nivel të pabesueshëm paaftësie.
    Deputetja liberaldemokrate Marie Goldman kërkoi një hetim publik, duke thënë se incidenti tregon për probleme serioze në sistemin britanik të burgjeve.
     

    Top Channel

  • Raportimi i Dumanit, Manjani: Abuzim spektakolar! O shqiptarë me rrogë të lartë, s’kemi më shumë banda se Italia

    Raportimi i Dumanit, Manjani: Abuzim spektakolar! O shqiptarë me rrogë të lartë, s’kemi më shumë banda se Italia

    Ylli Manjani ka reaguar, në lidhje me raportin e kreut të SPAK, Altin Dumani, në lidhje me grupet kriminale.
    “Tani të bëjm pak një hesap dhe mbase nxjerrim edhe ndonjë konkluzion.
    -Berisha kryeministër 8 vjet raportonte se ka eleminuar nja 100 grupe kriminale.
    -Më herët ministrat e brendshëm socialistë, duke filluar nga Spartak Poçi, raportuan për nja 50 grupe kriminale të eleminuara.
    – Ministrat e brendshëm të Ramës kanë raportuar të gjitjë së bashku nja 50 grupe të tjera të shkatërruara.
    -Altin Dumani rportoi dje edhe për 16 grupe të tjera.
    Tani pyetja është ne një piç vend me 2 milionë banorë efektivë si mund të prodhojmë kaq shumë grupe kriminale, se nuk na dalin njerëzit?!
    Bindja ime është se:
    1. Raportimi në publik është për të mbushur miletin me trimëri në luftë kundër krimit, por që në fakt krimi nuk është luftuar.
    2. Ekziston një definicion dhe praktikë ligjore abuzive me termin grup kriminal. Nuk them se ska grupe kriminale, por nuk pajtohem dot me idenë se kemi kaq shumë.
    Ajo që kam parë më së shumti është një abuzim spektakolar me zbatimin e termit grup i strukturuar kriminal. Mjafton të bësh 3 vetë në një përgjim dhe, pavarësisht llogjikës së fakteve prokuroria i quan grup i struktuar kriminal!!!
    Ky është abuzim, jo thjesht me atë që zë halli, por me të gjithë ne që dalim shoqëri e strukturuar kriminale, vetëm për hir të karrierave të prokurorëve!!!
    Nuk kemi ne më shumë grupe kriminale se Italia me 60 milionë banorë dhe me mafien brënda, o njerëz!
    Nuk jemi në garë me asnjë shtet për këtë gjë, por veç me budallëkun tonë.
    O shqiptarë me rrogë të lartë!? Thirrini mendjes se vendin ku shërbeni vetë po dëmtoni e bashkë me të edhe veten. Se me këtë llogjikë edhe ju që shërbeni në politikë, administratë e drejtësi jeni pjesë e grupeve kriminale që vetë i shpallni si të tillë! Se kaq njerëz jemi dreqi e mori.
    E themi pastaj pse na nxijnë raportet e huaja!?
    Ja pra ne nxijmë veten për një vend pune në shtet.
    Pffff…”, shkruan Manjani.

  • Babai i Elon Musk akuzohet për abuzim seksual me fëmijë

    Babai i Elon Musk akuzohet për abuzim seksual me fëmijë

    Së fundmi, babai i Elon Musk, Errol Musk, është përballur me akuza serioze për abuzim seksual ndaj fëmijëve, të raportuara nga The New York Times. Këto pretendime kanë shkaktuar tronditje në opinionin publik dhe kanë sjellë sërish vëmendjen te jeta personale e familjes së miliarderit të njohur.
    Errol Musk, i lindur në Afrikën e Jugut, është një inxhinier elektromekanik, pilot dhe marinar. Ai ka jetuar një jetë që shpesh është lënë në hije nga djali i tij, Elon Musk, CEO i Tesla dhe SpaceX. Pavarësisht se është më pak i spikatur në sytë e publikut, jeta e Errol Musk është shënuar nga një sërë polemikash personale dhe dinamikash komplekse familjare.
    Ai është përfolur shpesh për marrëdhëniet e ndërlikuara me fëmijët e tij, veçanërisht me Elon-in, i cili e ka përshkruar të atin si një person të “tmerrshëm”. Me këto akuza të reja, familja Musk përballet me sfida të reja, si në planin personal, ashtu edhe në aspektin e imazhit publik.
    Detajet e akuzave nuk janë bërë publike, por përmbajtja e tyre përfshin çështje të ndjeshme që lidhen me abuzimin e të miturve. Ndërkohë, Elon Musk nuk ka komentuar ende publikisht për këtë çështje.
    Ngjarja vjen në një kohë ku shoqëria është gjithnjë e më e ndjeshme ndaj çështjeve të abuzimit dhe kërkon llogaridhënie për sjelljet e dëmshme, pavarësisht statusit shoqëror të individit.

  • U akuzua për abuzim se*sual, Gjiko flet për herë të parë: Ajo ishte fanse e zjarrtë dhe…

    U akuzua për abuzim se*sual, Gjiko flet për herë të parë: Ajo ishte fanse e zjarrtë dhe…

    Showbiz E Shtunë, 13 Shtator 2025 21:13
    Reperi Gjiko, ka rrëfyer betejën për drejtësi, pasi u akuzua nga një e re për abuzim seksual. Për herë të parë, artisti u përgjigjet akuzat për abuzim ndaj një të miture, dukë thënë se ky ka qenë momenti më i vështirë, të cilin e përjetoi e gjithë familja, por që në fund përfundoi duke u shpallur i pafajshëm.
    “Ka qenë një vajzë pothuajse 18 vjeçare, ka qenë duke bashkëjetuar me dikë, ajo e ka thënë këtë në një deklaratë në polici, por nuk ka pasur asnjë lidhje me mua. Kjo vajzë ka qenë ka qenë fanse shumë e zjarrtë me mua dhe ka dashur patjetër që të ketë një kontakt me mua.

    Për fat kam pasur mesazhe që më shkruante dhe i thoja ‘të lutem më ler të qetë nuk jam i interesuar të kem asgjë me ty’, dhe kur i ka parë gjykata këto fakte, më pas ajo ka vendosur të tregojë, dhe të gjithë kush ka qenë në proces me mua janë shpallur të pafajshëm”, u shpreh ai në ”Se luan Topi”.

  • BE gjobit për për abuzim Google, shifra shkon 2.95 miliardë euro

    BE gjobit për për abuzim Google, shifra shkon 2.95 miliardë euro

    Bota E Premte, 5 Shtator 2025 20:09
    Google është gjobitur me 2.95 miliardë euro nga Bashkimi Europian për abuzim me pushtetin e saj në sektorin e teknologjisë së reklamave. Bëhet fjalë për teknologjinë që përcakton se cilat reklama duhet të vendosen në internet dhe ku.
    Komisioni Europian tha të premten se gjigandi i teknologjisë kishte shkelur ligjet e konkurrencës duke favorizuar produktet e veta për shfaqjen e reklamave online, në dëm të rivalëve.

    “Google tani duhet të paraqesë një zgjidhje serioze për të adresuar konfliktet e interesit dhe nëse nuk arrin ta bëjë këtë, ne nuk do të hezitojmë të vendosim zgjidhje të forta. Tregjet digjitale ekzistojnë për t’i shërbyer njerëzve dhe duhet të bazohen në besim dhe drejtësi”, tha në një deklaratë Komisionerja e Konkurrencës e BE-së, Teresa Ribera.

  • 30-vjeçarja në Maliq denoncon vjehrrin për abuzim seksual, rasti në hetim nga Prokuroria

    30-vjeçarja në Maliq denoncon vjehrrin për abuzim seksual, rasti në hetim nga Prokuroria

    Një 30-vjeçare nga Maliqi ka kallëzuar në Policinë e Komisariatit të Maliqit se është abuzuar seksualisht nga vjehrri i saj, ngjarje që sipas saj ka ndodhur rreth dy muaj më parë.
    Gruaja, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka deklaruar se është viktimë e abuzimit, dhe materialet për këtë rast janë referuar në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm për vlerësim dhe ndjekje të mëtejshme ligjore.
    Nën drejtimin e Prokurorisë, janë duke u kryer verifikime për të sqaruar rrethanat e kallëzimit dhe për të përcaktuar nëse do të nisë procedim penal ndaj të kallëzuarit.

  • Abuzim me fondet e BE-së, jep dorëheqjen kryeministri i Lituanisë

    Abuzim me fondet e BE-së, jep dorëheqjen kryeministri i Lituanisë

    Kryeministri lituanez Gindautas Paluckas ka njoftuar se do të japë dorëheqjen të hënën, pasi ndaj tij është duke u zhvilluar një hetim mbi shkelje të mundshme financiare që përfshijnë kompanitë e tij.
    “E informova presidentin rreth një orë më parë se kam marrë vendimin për të dhënë dorëheqjen si kryeministër”, tha Paluckas në një deklaratë.
    Ai shtoi se po jep dorëheqjen edhe si kreu i Partisë Social Demokratike.
    “Pavarësisht vendimit tim për të dhënë dorëheqjen nga detyrat e mia aktuale, unë do të vazhdoj të mbroj nderin dhe dinjitetin tim dhe do të pres rezultatet e hetimeve, të cilat jam i sigurt se do të dallojnë faktet nga aludimet”, tha ai.
    Më herët sot, media lokale raportoi se Shërbimi i Hetimit të Krimeve Financiare të Lituanisë (FNTT) kishte kontrolluar zyrat e Dankora, një kompani në pronësi të kunatës së Paluckas. Kompania dyshohet se përdori paratë e Bashkimit Evropian për të blerë sisteme baterish nga Garnis, një kompani pjesërisht në pronësi të Paluckas.
    Gazetarët investigativë në Lituani zbuluan në maj se Garnis kishte marrë një kredi shtetërore të subvencionuar ndërsa Paluckas ishte tashmë kryeministër. Autoritetet e vendit më pas nisën një hetim, i cili është duke vazhduar.
    Gintautas Paluckas ishte dënuar me gjobë për abuzim me pushtetin edhe kur ishte kreu i administratës komunale të Vilniusit.

  • Skandal politik në Francë, ministrja e Kulturës akuzohet për korrupsion dhe abuzim pushteti në kohën kur ishte eurodeputete

    Skandal politik në Francë, ministrja e Kulturës akuzohet për korrupsion dhe abuzim pushteti në kohën kur ishte eurodeputete

    Ministrja franceze e Kulturës, Rachida Dati, u njoftua sot se do të përballet me akuza për korrupsion, trafik ndikimi dhe abuzim me pushtetin, lidhur me marrëveshje për honorare të pajustifikuara nga Renault‑Nissan BV, ndërsa ishte anëtare e Parlamentit Europian.

    Në këtë çështje përfshihet gjithashtu Carlos Ghosn, ish-CEO i aleancës Renault‑Nissan, që po gjykohet në mungesë.
    Prokuroria franceze pret që Dati të ketë përfituar 900,000 euro në tarifë avokatie gjatë periudhës 2010–2012, ndërkohë që nuk ka prova që ajo të ketë kryer shërbime konsulence reale të lejuara për një eurodeputete. Akuzat përfshijnë korrupsion pasiv, trafik ndikimi dhe abuzim me pushtetin.
    Emri i saj ka qenë i lidhur me kandidaturën për Kryetare Bashkie të Parisit për zgjedhjet e marsit 2026, por rasti penal ka ngjallur konfuzion politik dhe kritikë nga gara të mundshme politike kundër bastionit socialist të Anne Hidalgo dhe rivalëve të tjerë.
    Një seancë dëgjimore paraprake është caktuar më 29 shtator 2025, që do të vendosë datën e fillimit të procesit gjyqësor. Procesi pritet të zhvillohet pas zgjedhjeve bashkiake në Paris.

    Top Channel

  • FBI dha informacionin/ Policia gjermane arreston 20-vjeçarin për abuzim me fëmijë në internet

    FBI dha informacionin/ Policia gjermane arreston 20-vjeçarin për abuzim me fëmijë në internet

    Një 20-vjeçar i akuzuar për abuzim me fëmijë me probleme të shëndetit mendor në internet dhe për nxitjen e njërit prej tyre drejt vetëvrasjes, është arrestuar në Gjermani pas një informacioni nga Byroja Federale e Hetimit e SHBA-së, thanë zyrtarët të mërkurën.

    Shefi i policisë në qytetin verior gjerman të Hamburgut, Falk Schnabel, tha në një konferencë për shtyp, se më shumë se 120 veprat penale për të cilat akuzohej i riu, nxorën në pah “humnerën e pabesueshme të abuzimit seksual, që është pothuajse e padurueshme”.

    20-vjeçari akuzohet se është anëtar kryesor i një grupi shfrytëzimi online të quajtur 764 që synon njerëzit vulnerabël, përfshirë fëmijët, me taktika të dizajnuara për të shkaktuar vetëlëndim, tha policia në një deklaratë të veçantë.

    Autoritetet e Hamburgut nisën një hetim kundër tij pas një informacioni nga FBI-ja, e cila po hetonte një vetëvrasje të një adoleshenti.

    I dyshuari i paidentifikuar akuzohet se ka detyruar fëmijët dhe adoleshentët të kryejnë akte seksuale me veten para një kamere dhe se ka lënduar veten, duke gdhendur simbole dhe shkronja në lëkurën e tyre me thika, sipas deklaratës së policisë.

    Më vonë ai e përdori atë pamje filmike për t’i shantazhuar viktimat e tij që të lëndoheshin edhe më rëndë, gjë që rezultoi në vetëvrasjen e një djali 13-vjeçar, thuhet në deklaratën e policisë./ Reuters.