Tag: absurde

  • Zanetti: Kritikat ndaj Lautaros janë absurde. Ai është kapiteni ynë, gjithmonë jep gjithçka

    Zanetti: Kritikat ndaj Lautaros janë absurde. Ai është kapiteni ynë, gjithmonë jep gjithçka

    2 Dhjetor 2025

    13:45

    Alfred Lleshi

    Në një aktivitet të fondacionit të tij, Javier Zanetti analizoi Serie A dhe Interin e tij: “Është një kampionat shumë i ekuilibruar. Pavarësisht disa humbjeve të pamerituara, ne jemi aty, një pikë larg kreut. Në Pisa patëm një reagim të madh pas derbit dhe ndeshjes me Atletico Madridin, dy humbje të vështira për t’u pranuar për mënyrën si erdhën. Futbolli është i tillë. Më e rëndësishmja është analiza që bëjmë për të vazhduar të rritemi, sepse besoj që ky Inter mund të jetë protagonist”.
    Për kritikat ndaj Lautaro Martinez: “Janë absurd. Po flasim për kapitenin tonë, që jep shpirtin gjithmonë dhe ka një ndjenjë të madhe përkatësie. Nuk duhet vlerësuar vetëm për golat, por për gjithçka jep. I konsideroj absurde kritikat ndaj tij”.
    Sa iu përket rekordeve të golave: “Pikërisht për këtë kritikat janë të pakuptimta. Ai ka përvojë dhe e di që këto gjëra janë pjesë e lojës”.

  • Shpërthen Rabiot: Mijëra kilometra rrugë, absurde që një ndeshje e Serie A të luhet në Australi

    Shpërthen Rabiot: Mijëra kilometra rrugë, absurde që një ndeshje e Serie A të luhet në Australi

    8 Tetor 2025

    9:57

    Telesport

    Një vendim që pothuajse askujt nuk i pëlqen. Ndeshja e Seria A mes Milan dhe Como, përveç ndonjë surprize të madhe, do të luhet në Australi. Kjo është rruga që Lega Calcio ka zgjedhur për të liruar stadiumin “San Siro” për Lojërat Olimpike Dimërore të planifikuara midis Milanos dhe Cortinës, nga 6 deri më 22 shkurt 2026.
    Një vendim që duhej të miratohej nga UEFA, e cila dha dritën jeshile për të luajtur ndeshjen e Serie A në Perth. Një nga senatorët Milan, Adrien Rabiot, foli për këtë çështje, duke përdorur tone të ashpra.
    “Milan kundër Como në Australi? Është krejtësisht absurde. Pastaj ka marrëveshje financiare për të siguruar që Liga të ketë një dukshmëri të caktuar, gjëra që janë përtej nesh”, tha Rabiot.
    “Ka shumë diskutime për oraret dhe shëndetin e lojtarëve, por e gjithë kjo duket vërtet absurde. Është çmenduri të udhëtosh kaq shumë kilometra për një ndeshje midis dy ekipeve italiane. Duhet të përshtatemi. Si gjithmonë”, shtoi francezi.

  • Osho: Jeta është sa absurde, aq edhe qesharake

    Osho: Jeta është sa absurde, aq edhe qesharake

    Nëse shihni dikë, buzëqeshni me ta, nuk do ta bëni për ata, por për veten tuaj. Nëse të tjerët ndajnë buzëqeshjen tuaj, mirë, por qeshni për veten tuaj dhe jo për të tjerët, mos e bëni për të bërë dikë të lumtur, sepse nëse nuk jeni të lumtur ju, nuk mund t’i bëni as të tjerët të lumtur.

    Qeshni pa asnjë arsye, pa kushte. Pse të prisni që të keni një arsye për të qeshur? Jeta është tashmë një arsye e mjaftueshme për të qeshur. Është sa absurde, aq edhe qesharake. Është kaq e bukur, por edhe kaq e mrekullueshme. Është një grup gjërash që krijon një shaka të madhe kozmike.

    ObserverKult

    ————————

    Lexo edhe:

    Osho: Veç ti ke përgjegjësi për jetën tënde

    ObserverKult

  • “Situata aktuale, absurde”/ Ngërçi politik, reagon ashpër analisti: “Cirk politik” në Kosovë, duhet patjetër konsensus

    “Situata aktuale, absurde”/ Ngërçi politik, reagon ashpër analisti: “Cirk politik” në Kosovë, duhet patjetër konsensus

    Konstituimi i Kuvendit të Kosovës nuk është arritur as këtë të mërkurë. Kosova vijon të jetë në një ngërç politik.
    Në një intervistë televizive, analisti Agon Maliqi tha se situata aktuale është absurde dhe se duhet patjetër që të arrihet një konsensus.
    “Ose do të bëhet qeveria ose do të shkojmë drejt zgjedhjeve. Duhet një konsensus. VV është e para por nuk mund të qeverisë pa një parti tjetër të madhe. Edhe partitë e ish-opozitës kanë treguar rezerva shumë të mëdha për të bashkëpunuar me Kurtin. Dhe vazhdojmë të jemi në këtë situatë absurde”, tha ai.
    Më tej nënvizoi se zvarritja e këtij procesi do të shkaktojë më shumë pakënaqësi.
    “Nëse Kurti nuk ka shumicën, rrezikohen zgjedhje të parakohshme”, tha më tej Maliqi.

  • Rama publikon fotot: Doli në dritë Lungomarja me heqjen e barrikadave absurde

    Rama publikon fotot: Doli në dritë Lungomarja me heqjen e barrikadave absurde

    Edi Rama në Vlorë

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama duket se e ka arritur qëllimin e tij; pastrimin e Lungomares. I pari i qeverisë ka publikuar pamje nga shëtitorja e Lungomares në Vlorë, duke shprehur “kënaqësinë” lidhur me faktin se binzeset i kanë liruar hapësirat publike. Kështu, sipas Ramës, të gjithë do të kenë hapësirën e tyre për respektuar edhe qytetarët. 
    “Vlora sot pasdite. Ja se si doli në dritë Lungomarja, thjesht duke hequr barrikadat absurde dhe frymën e shëmtimit kioskëzues, ndërkohë që të gjithë kanë hapësirën e tyre, edhe qytetarët, vizitorët, turistët, edhe njësitë e shërbimit, të çliruara nga “rraqet” e tepërta dhe të tërhequra qytetarisht në zonën e tyre,”- u shpreh kryeministri Rama.

    Disa ditë më parë Rama i bëri thirrje të gjithë bizneseve që të lirojnë trotuaret, në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike. Në disa zona nisi edhe shembja, për të cilën dje pronarët e bizneseve dolën në protestë. Ata u shprehën se në “notë proteste” do të mbyllin të gjithë bizneset derisa të binin në një dakordësi me qeverinë. Pranë tyre shkoi kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, i cili bëri me dije se kishin rënë dakord që të çmontonin vetë tendat pas 1 shtatorit. Ndërkohë aksioni “Tokë e xanun” është shtrirë edhe në zona të tjera në vend, kryesisht në Theth. Edhe atje, shembjet e bujtinave janë shoqëruar me protesta./ZËRI

  • Rama nxjerr foton nga Lungomarja: Ja si doli në dritë pas heqjes së barrikadave absurde

    Rama nxjerr foton nga Lungomarja: Ja si doli në dritë pas heqjes së barrikadave absurde

    Pas aksionit disa ditor për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga Lungomarja në Vlorë.

    “Vlora sot pasdite. Ja se si doli në dritë Lungomarja, thjesht duke hequr barrikadat absurde dhe frymën e shëmtimit kioskëzues, ndërkohë që të gjithë kanë hapësirën e tyre, edhe qytetarët, vizitorët, turistët, edhe njësitë e shërbimit, të çliruara nga “rraqet” e tepërta dhe të tërhequra qytetarisht në zonën e tyre“-shkruan Rama krahas fotos.

    Prej ditësh Rama ka bërë thirrje për lirimin e hapësirave publike, sidomos në zonat bregdetare.

    Top Channel

  • Rama i përgjigjet Farage: Shifrat për shqiptarët në burg në Britani janë absurde, hajde në Shqipëri për të parë të vërtetën!

    Rama i përgjigjet Farage: Shifrat për shqiptarët në burg në Britani janë absurde, hajde në Shqipëri për të parë të vërtetën!

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit britanik Nigel Farage, i cili pretendoi se “1 në 50 shqiptarë në Britani janë në burg”. Përmes një postimi në platformën “X”, Rama hodhi poshtë këto shifra, duke i quajtur “absurde” dhe shembull klasik të propagandës post-Brexit.
    “Upsss… vetë z. Nigel Farage më sfidoi për faktet! Çfarë nderi — për një ‘burrë gjigand’, siç më përshkroi ai (duke pasur parasysh që vij nga një ‘vend i vogël’)”, shkruan Rama me ironi, duke e sfiduar Farage për të verifikuar faktet.

    Rama thekson se të dhënat reale nuk mbështesin aspak deklaratën e Farage dhe se kriminaliteti në radhët e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar nuk është më i lartë se ai mes vetë britanikëve — ndoshta madje edhe më i ulët.
    Ai i propozon Farage-it një sfidë publike: “Nëse pretendimi juaj ‘1 në 50’ del i saktë — angazhohem publikisht t’i marr të gjithë mbrapsht. Por nëse del që shifra është thjesht karburant për tabloide, atëherë ju ftoj në Shqipëri si i ftuar nderi.”
    Rama mbyll reagimin e tij me një ftesë për Farage: Të vijë në Shqipëri, të përjetojë mikpritjen shqiptare dhe të njohë realitetin përtej stereotipeve. “Hajde, Nigel. Edhe nëse humb në kontrollin e fakteve, fiton një komb të tërë miqsh për gjithë jetën”, përfundon Rama.

    https://t.co/5yfTLPfoAB
    Ooopsss… Mr.@Nigel_Farage himself has just challenged me on the facts!
    What an honor — for a “giant man,” as he described me (meaning, of course, from a “tiny country”) — to earn the attention of Britain’s unrivaled virtuoso of headline politics.
    He…
    — Edi Rama (@ediramaal) June 27, 2025

  • Rama vijon me deklaratat absurde: Dënojini të afërmit që votojnë për Berishën

    Rama vijon me deklaratat absurde: Dënojini të afërmit që votojnë për Berishën

    Me një deklaratë që në një vend demokratik normal do të cilësohej absurd pa asnjë ekuivok, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje mbështetësve të tij që të distancohen nga njerëzit e tyre të dashur që nuk votojnë për Partinë Socialiste, madje duke i quajtur ata që mbështesin kundërshtarët politikë si votues të “bufit të kënetës” (metaforë me të cilën i refererohet Berishës).
    “Nëse ata (të dashurit) janë të lëkundur tolerojini, nëse thonë se do votojmë për bufin e kënetës, lërini, mos i shihni me sy, dënojini, mos ja varni fare. Pastaj po qe se i doni aq shumë sa të ktheheni prapë tek ata lërini ca kohë të pendohen dhe kthehuni kur t’ju japin fjalën që nuk do ta përsërisin më atë gabim,” – u shpreh Rama gjatë një takimi elektoral me të rinj në Tiranë.
    Kjo deklaratë vjen si një tjetër shembull i toneve të pazakonta që Rama ka përdorur në komunikimin e tij politik, veçanërisht në prag zgjedhjesh.
    Më herët, ai ka bërë thirrje që qytetarët të mos marrin pjesë në zgjedhje, një qëndrim që interpretohet gjegjësisht si i papajtueshëm me parimet e Kushtetutës dhe demokracisë përfaqësuese.
    Po gjatë kësaj fushate elektorale, ai u ka bërë apel mbështetësve të opozitës të bojkotojnë zgjedhjet, duke dalë hapur kundër normave kushtetuese të përfshirjes qytetare në vendimmarrje.
    Dhe me deklaratën absurde të kësaj të mërkure, repertori vijon të mbushet me deklarata që një kryeministri nuk i shkojnë aspak për shtat.