Tag: absurd

  • Kryeministri Rama reagon sërish: Pezullimi i ministres vendim absurd

    Kryeministri Rama reagon sërish: Pezullimi i ministres vendim absurd

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për kërkesën që qeveria ka çuar në Gjykatën Kushtetuese pezullimin e Belinda Ballukut.
    Në një komunikim në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka deklaruar sërish se pezullimi i ministres është absurd si koncept.

    “Shembujt që unë sjell, i sjell për të thënë sa i tepërt është pezullimi i një ministri. Ministri i pezulluar jo vetëm që nuk firmos dot vetë asgjë, por bën që askush tjetër të mos marrë dot vendim dhe të firmosë. Ndaj edhe është absurd si koncept sepse është bllokim i krejt zinxhirit vendimmarrës për sektorët që ministri mbulon, Dhe ndër gjërat që janë bllokuar është edhe marrëveshja me Kanadanë për fluturimet ajrore. Por me 35 vendimet e tjera të qeverisë si do ia bëjmë?”, tha Rama.

  • Kryeministri Rama reagon sërish: Pezullimi i ministres absurd

    Kryeministri Rama reagon sërish: Pezullimi i ministres absurd

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për kërkesën që qeveria ka çuar në Gjykatën Kushtetuese pezullimin e Belinda Ballukut.
    Në një komunikim në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka deklaruar sërish se pezullimi i ministres është absurd si koncept.

    “Shembujt që unë sjell, i sjell për të thënë sa i tepërt është pezullimi i një ministri. Ministri i pezulluar jo vetëm që nuk firmos dot vetë asgjë, por bën që askush tjetër të mos marrë dot vendim dhe të firmosë. Ndaj edhe është absurd si koncept sepse është bllokim i krejt zinxhirit vendimmarrës për sektorët që ministri mbulon, Dhe ndër gjërat që janë bllokuar është edhe marrëveshja me Kanadanë për fluturimet ajrore. Por me 35 vendimet e tjera të qeverisë si do ia bëjmë?”, tha Rama.

  • “Një mik më shkroi se ishte e tepërt që…”, Rama nuk tërhiqet: Pezullimi i ministres absurd!

    “Një mik më shkroi se ishte e tepërt që…”, Rama nuk tërhiqet: Pezullimi i ministres absurd!

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për kërkesën që ai ka çuar në Gjykatën Kushtetuese pezullimin e Belinda Ballukut.
    Në një video-mesazh në Facebook, kryeministri Rama i qëndruar të njëjtave deklaratave të dhënë me herët, se pezullimi i ministres është absurd si koncept. Gjithashtu shtoi se krijon një bllokim të të gjithë zinxhirit vendimmarrës për sektorët që ministri mbulon.
    “Shembujt që unë sjell , i sjell për të thënë sa i tepërt është pezullimi i një ministri. Ministri i pezulluar jo vetëm që nuk firmos dot vetë asgjë. Por bën që askush tjetër të mos marrë dot vendim dhe të firmosë. Ndaj edhe është absurd si koncept sepse është bllokim i krejt zinxhirit vendimmarrës për sektorët që ministri mbulon, Dhe ndër gjërat që janë bllokuar është edhe marrëveshja me Kanadanë për fluturimet ajrore. Por më 35 vendimet e tjera të qeverisë si do ja bëjmë”, tha ai

  • “Skandal dhe ngërç absurd”/ Vendimi i GJK për Veliajn, Rama: Kryeqyteti s’mund të lihet pa “kokë”, ka nevojë për të zgjedhurin e tij

    “Skandal dhe ngërç absurd”/ Vendimi i GJK për Veliajn, Rama: Kryeqyteti s’mund të lihet pa “kokë”, ka nevojë për të zgjedhurin e tij

    Kryeministri Edi Rama ka nisur episodin e radhës të podcastit “Flasim”, ku u ndal edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj.
    “Ka disa rrjedhime logjike nga ky vendim që dua ti ri nënvizoj, pasi e kam shprehur. Siç duket dhe nuk është hera e parë, unë nuk i paskam kapur të tëra pushtetet, është gjë e mirë që duhet ta pranoj dhe ata që e kundërshtojnë jo mbi të vërtetat, por mbi të pavërtetat. Tirana nuk do ketë zgjedhje deri në 2027 dhe kushtetuesja mendon se kryebashkiaku s’mund të largohet veçse me zgjedhje këtu jemi përballë një disproporcioni të dyfishtë, të mbajtjes së tij në qeli në dëm të të drejtave kushtetuese si person dhe si i zgjedhur për të drejtuar qytetarin, pro edhe disproporcion në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit. 
    E vërteta është e thjeshtë, Tirana duhet drejtuar, Tirana nuk mund të jetë një trup pa kokë, kryeqyteti i Shqipërisë ka nevojë për të zgjedhurin e vet mbi krye. Kështu që kush ka në dorë të ndihmojë në zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, duhet të kujtohet se përtej teorive të konspiracioneve, kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim për vite me radhë. Ky është një skandal, skandal për të cilin qytetarët e Tiranës paguajnë një kosto”, tha Rama. 
     
  • “Me 25 pika s’mbarojmë as deri nesër”, Gjin Gjoni përplaset me Topallin në Kuvend: E lagu, s’e lagu…

    “Me 25 pika s’mbarojmë as deri nesër”, Gjin Gjoni përplaset me Topallin në Kuvend: E lagu, s’e lagu…

    Deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, iu drejtuar Kryetarit të Kuvendit duke i thënë se rendi i ditës me 25 pika është absurd, pasi nuk arrihet brenda një ditë që të mbyllen gjithë diskutimet apo raportimet.
    Ajo tha që herë tjetër të mos bëhet një rend dite me kaq shumë pika.
    “Reni i ditës sot, është një rend dite absurd. Brenda kësaj dite të diskutosh, të shqyrtosh dy institucione të drejtësisë dhe katër institucione që ishin më parë, katër projektligje, dy komisione, raportimin e BSH edhe projekt ligje të tjera, që të gjithë e kuptojmë që kjo nuk ndodh, nuk e mbyllas nesër në orën 12. Përpiqu I që një ren dite me 25 pika të mos vendosni më, është e pamundur. Mendoj se dhe të mblidheni dhe të bëni reduktim, ose ta ndani, nuk është racionale kjo që po bëni”, tha Topalli.
    Ndërkohë deputeti i PD Gjin Gjoni mori fjalën dhe tha se nuk duhet humbur më kohë, por të vazhdojnë punimet.
    “Të fillojmë me rendin e ditës mos humbim kohë me jo e lagu jo s’e largu. Të shohim ku arrijmë, dhe ta shtyjmë më pas nëse duhet’, tha Gjin Gjoni.

  • “Jemi të çmendur”! Mundi Izraelin 4-5, Gatuzo: Po pësojmë gola absurd

    “Jemi të çmendur”! Mundi Izraelin 4-5, Gatuzo: Po pësojmë gola absurd

    Italia ka shkaktuar emocione të forta për tifozët. Axurrët kanë mposhtur Izraelin me shifrat 4-5, në një ndeshje që me siguri Gatuzoja do ta mbajë mend gjatë. Trajneri i Kombëtares italiane ka deklaruar pas përfundimit të sfidës se ekipi nuk mund të pësojë gol kaq lehtë. Sipas tij, skuadra duhet të rritet në mënyrë që të arrijë gjëra të rëndësishme.
    “Jemi të çmendur. Po pësojmë gola absurd, por nuk po dorëzohemi për fitoren. Jemi shumë të brishtë, i pësojmë golat shumë lehtë. Djemtë e dinë këtë, por problemi është i imi, jo i tyre. Duhet të përmirësohemi për të luajtur si një ekip. Duhet t’i japim merita skuadrës, sepse patëm forcën për të reaguar ndaj çdo goditjeje që morëm. Por nuk mund të pësojmë gola kaq të thjeshtë si sot. Do ta dalenderoj ekipin në dhomën e zhveshjes, por për të arritur ndonjë gjë të rëndësishme, duhet të rritemi”, ka deklariar Xhenaro Gatuzoja./Sport Ekspres/

  • ‘Kërbaçi post-zgjedhor që lidhet me kulaçin parazgjedhor’/ Boçi: Aksioni në Theth, absurd, shmangie nga problemet

    ‘Kërbaçi post-zgjedhor që lidhet me kulaçin parazgjedhor’/ Boçi: Aksioni në Theth, absurd, shmangie nga problemet

    Absurd, e konsideron drejtuesi politik i PD në Qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi, aksionin e ndërmarrë nga Policia e Shtetit nën urdhrin politik të Ramës, atë se çfarë po ndodh në zonën turistike të Thethit me prishjen e shtëpizave prej druri.

    N ënjë intervistë për Syri Tv, në edicionin e mesditës, Boçi tha se një aksion i tillë është pjesë e strategjisë së komunikimit të Ramës, që sajon ngjarje për të tërheuqr vëmendjen nga problemet e mëdha që shqetësojnë shoqërinë dhe vendin.

    Një situatë e tillë, sipas Boçit vjen në një kohë kur tanimë PS dhe mazhoranca udhëheqëse kanë bërë kërdinë me zgjedhjet e 11 majit, duke iu kundërvënë tanimë djersës dhe mundit të qytetarëve që kanë investuar në pronat e tyre.

    Sipas drejtuesit politik të PD, ky mekanizëm është përdorur edhe më herët nga Rama, ndërsa përdori shprehjen: ‘Kërbaçi post-zgjedhor që lidhet me kulaçin parazgjedhor’, si për të treguar gjithë arrogancën dhe pushtetin e Ramës mbi njerëzit e thjeshtë.

    Është absurd që këto bëhen në pikun e sezonit turistik, në një zonë atraktive si Thethi. Është pjesë e strategjisë së komunikimit të Ramës që sajon ngjarje për të tërhequr vëmendjen e opinionit për të larguar vëmendjen nga problemet që ka Shqipëria dhe shtresat e shoqërisë, në raport me politikën e masakrën zgjedhore.

    S’ka rëndësi kur bëhet një veprim absurd, antikushtetues e ligjor, s’ka rëndësi dëmi, se kë godet. Është zgjedhur sheshi, sepse në këndvështrimin e Ramës, s’ka rëndësi asgjë. Është një mekanizëm që ka vepruar edhe më parë.

    Kërbaçi post-zgjedhor që lidhet me kulaçin parazgjedhor. Është një formulë që PS e ka përdorur në të gjitha zonat, me premtime para zgjedhjeve, ka bërë një sy qorr për të investuar, ndërsa pas zgjedhjeve nis kërbaçin, burgosja për një shkallë, çati, gardh apo kotec. Janë modalitete të instaluara tashmë. Është bërë e modës.

    Në Theth është akoma më e ethshme situata. Krahas premtimeve për legalizim, turizmin familjar, sot kemi një veprim të kundërt të pushtetit lokal e qendror. E tani s’kanë më fytyurë për të dalë para publikut por ecin me urdhra. Është ligji ai që parakalon çdo urdhër por në Shqipërinë e Ramës, ligji s’ka vlerë por është urdhri politik e revanshi politik që Rama e shfaq hapur.

    Janë banorë që kanë derdhur kursimin, gjakun e mundin e tyre me qëllim që të ndërtojnë një ekonomi perspektive që ofron ajo zonë, mundohen ta bëjnë jetën më të lehtë për të dhuruar një mikpritje spektakolare për turistët që së bashku përjetojnë një situatë dramatike.

  • “Rama s’ka më fytyrë të dalë para njerëzve”,Boçi shpërthen pas prishjeve: Po goditen qytetarët që kanë derdhur djersën!

    “Rama s’ka më fytyrë të dalë para njerëzve”,Boçi shpërthen pas prishjeve: Po goditen qytetarët që kanë derdhur djersën!

    Absurd, e konsideron drejtuesi politik i PD në Qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi, aksionin e ndërmarrë nga Policia e Shtetit nën urdhrin politik të Ramës, atë se çfarë po ndodh në zonën turistike të Thethit me prishjen e shtëpizave prej druri.
    Në një intervistë për  një emision televziv, në edicionin e mesditës, Boçi tha se një aksion i tillë është pjesë e strategjisë së komunikimit të Ramës, që sajon ngjarje për të tërheuqr vëmendjen nga problemet e mëdha që shqetësojnë shoqërinë dhe vendin.