Tag: abstenim

  • 14 orë seancë! PD e PS ndahen për Këshillin e Integrimit, opozita paralajmëron bojkot. Adela Xhemaili në krye të AMF

    14 orë seancë! PD e PS ndahen për Këshillin e Integrimit, opozita paralajmëron bojkot. Adela Xhemaili në krye të AMF

    SEANCE PLENARE

    TIRANË- Pas më shumë se 14 orësh diskutime, Kuvendi mbylli rreth mesnatës seancën maratonë, me miratimin e 13 projektligjeve dhe 2 projektvendimeve, të cilat përfshijnë një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare dhe ratifikimesh financiare për projektet hekurudhore të Korridorit VIII, aderimin në traktate dhe memorandume ndërkombëtare, ndryshime në ligjet e sektorit minerar, shëndetit publik, integrimit europian dhe funksionimit të Avokatit të Popullit, si edhe një ligj të ri që rregullon përgjegjësitë e zgjeruara të prodhuesve për menaxhimin e mbetjeve.
    Në nisje të punimeve të seancës, Kryeparlamentari Niko Peleshi, njoftoi shtyrjen e paraqitjes së Raportit të veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2024.
    Peleshi rrëzoi gjithashtu për kërkesën e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, për një interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama mbi ankimin e këtij të fundit në Kushtetuese të vendimit të GJKKO-së për pezullimin e Ministres për Infrastrukturën dhe Energjinë, njëherësh zv.kryeministren Belinda Balluku, kërkesë që u rrëzua me 74 vota kundër dhe 17 pro.
    Po me kaq vota u rrëzua edhe propozimi i deputetit Eno Bozdo për heqjen nga rendi i ditës të projektligjit që lidhet me përgjegjësitë e zgjeruara të subjekteve prodhuese të produkteve që gjenerojnë mbetje.
    Në seancë u shqyrtua edhe projektligji që fuqizon rolin mbikëqyrës të Kuvendit në procesin e integrimit europian, si dhe projektligji që parashikon përmirësime në funksionimin dhe kompetencat e institucionit të Avokatit të Popullit.
    Në rendin e ditës ishin edhe tre projektvendime, ndër të cilat zgjedhja e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil. Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike ka kualifikuar Lefterije Lleshin si kandidaten e vetme që plotëson kriteret dhe kushtet ligjore për këtë pozicion.
    Teksa për pikën e Avokatit të Popullit, palët patën dakortësinë, ndryshe ndodhi për projektligjin për disa ndryshime në ligjin “për Rolin e Kuvendit në procesin e Integrimit në BE”, ku PD paralajmëroi bojkotimin e punimeve të Këshillit Kombëtar të Integrimit.
    Sipas demokratëve, është hera e parë që një projektvendim i tillë vjen në Kuvend pa u konsultuar me opozitën. Gazment Bardhi tha se Taulant Balla është në konflikt interesi, pasi propozon veten e tij si bashkëkryetar.
    “Ju e nisët këtë legjislaturë duke shkrirë Komisionin e Integrimit, vetëm për t’i hequr opozitës rolin thelbësor që ka në procesin e integrimit. Po na e shisni këtë projektligj sikur po i jepni opozitës një rol si bashkëdrejtuese në Këshillin e Integrimit, kur në fakt opozita historikisht ka patur drejtimin.
    Nëse ka një ligj që propozohet në konflikt interesi, është ky. Taulant Balla propozon të bëjë veten bashkëkryetar të Këshillit të Integrimit. Në emër të grupit të PD, po e deklaroj këtu: Ky është Këshilli juaj. Ne nuk marrim më pjesë në Këshillin e Integrimit”, u shpreh Bardhi para votimit.
    Adela Xhemaili u zgjodh anëtare e bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe do të jetë Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv.
    Lefterije Lleshi Luzi u zgjodh Komisionere për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil me mandat 5-vjeçar.
    Pas debatit procedural, Kuvendi vijoi me miratimin e projektligjeve, për të cilat u regjistruan këto rezultate votimi:
    Projektligji “Për denoncimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe fondacionit HannsSeidel të Republikës Federale të Gjermanisë, ratifikuar me ligjin nr. 9781, datë 19.7.2007”, u miratua me 79 vota pro, 21 abstenim dhe 0 kundër.
    Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Marrakeshit për lehtësimin e aksesit në veprat e botuara për personat e verbër, me vështirësi në shikim ose me aftësi të kufizuara në leximin e teksteve të shtypura, bërë në Marrakesh, më 27.6.2013”, u miratua me 100 vota pro, 0 abstenim dhe 0 kundër.
    Projektligji “Për pranimin e ndryshimeve të Statutit të Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, për krimin e agresionit, ratifikuar me ligjin nr. 8984, datë 23.12.2002”, u miratua me 102 vota pro, 0 abstenim dhe 0 kundër. 
    Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në memorandumin e mirëkuptimit për kontrollin shtetëror portual në Rajonin e Mesdheut, bërë në Maltë, më 11 korrik 1997”, u miratua me 100 vota pro, 0 abstenim dhe 0 kundër. 
    Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII, faza I – Shqipëri””, u miratua me 79 vota pro, 0 abstenim dhe 21 kundër. 
    Projektligji “Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII, faza I – Shqipëri”, u miratua me 79 vota pro, 0 abstenim dhe 21 kundër. 
    Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Korridori hekurudhor VIII, faza I – seksioni Durrës – Rrogozhinë””, u miratua me 79 vota pro, 0 abstenim dhe 21 kundër. 
    Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, sh.a., (KESH, sh.a.) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për projektin fotovoltaik (FV) solar nga 2 KESH-i”, u miratua me 79 vota pro, 0 abstenim dhe 22 kundër. 
    Projektligji “Për përgjegjësitë e zgjeruara të subjekteve prodhuese të produkteve që gjenerojnë mbetje”, u miratua me 79 vota pro, 0 abstenim dhe 23 kundër. 
    Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, u miratua me 78 vota pro, 0 abstenim dhe 23 kundër. 
    Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 95/2015, “Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik”, të ndryshuar”, u miratua me 79 vota pro, 0 abstenim dhe 24 kundër. 
    Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15, datë 5.3.2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian” i ndryshuar”, u miratua me 79 vota pro, 0 abstenim dhe 23 kundër. 
    Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8454, datë 4.2.1999 “Për Avokatin e Popullit”, të ndryshuar”, u miratua me 101 vota pro, 0 abstenim dhe 0 kundër. 
    Në seancë plenare u miratuan gjithashtu edhe dy projektvendime, më konkretisht;
    Projektvendimi “Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit”, u miratua me 78 vota pro, 2 abstenim, 22 kundër. Kuvendi voton pro Adela Xhemalit në këtë funksion.
    Projektvendimi “Për zgjedhjen e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil”, u miratua me 79 vota pro, 1 abstenim dhe 4 kundër. Lefterie Lleshi Luzi zgjidhet komisionere për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil për një mandat 5-vjeçar.

  • Seancë maratonë/ Miratohen 13 projektligje, AMF me drejtues të ri, zgjidhet Komisioneri i Shërbimit Civil

    Seancë maratonë/ Miratohen 13 projektligje, AMF me drejtues të ri, zgjidhet Komisioneri i Shërbimit Civil

    Pas 14 orësh punime, diskutime, shqyrtime, debate e tensione, Kuvendi mbylli punimet e seancës plenare me miratimin e 13 projektligjeve dhe 2 projektvendimeve, të cilat përfshijnë një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare dhe ratifikimesh financiare për projektet hekurudhore të Korridorit VIII, aderimin në traktate dhe memorandume ndërkombëtare, ndryshime në ligjet e sektorit minerar, shëndetit publik, integrimit europian dhe funksionimit të Avokatit të Popullit, si edhe një ligj të ri që rregullon përgjegjësitë e zgjeruara të prodhuesve për menaxhimin e mbetjeve.
    Në nisje të punimeve të seancës, Kryeparlamentari Niko Peleshi, njoftoi shtyrjen e paraqitjes së Raportit të veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2024.
    Ai informoi gjithashtu për kërkesën e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, për një interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama mbi ankimin e këtij të fundit në Kushtetuese të vendimit të GJKKO-së për pezullimin e Ministres për Infrastrukturën dhe Energjinë, njëherësh zv.kryeministren Belinda Balluku, kërkesë që u rrëzua me 74 vota kundër dhe 17 pro.
    Po me kaq vota u rrëzua edhe propozimi i deputetit Eno Bozdo për heqjen nga rendi i ditës të projektligjit që lidhet me përgjegjësitë e zgjeruara të subjekteve prodhuese të produkteve që gjenerojnë mbetje.
    Pas debatit procedural, Kuvendi vijoi me miratimin e projektligjeve, për të cilat u regjistruan këto rezultate votimi:
    Projektligji “Për denoncimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe fondacionit HannsSeidel të Republikës Federale të Gjermanisë, ratifikuar me ligjin nr. 9781, datë 19.7.2007”, u miratua me 79 vota pro, 21 abstenim dhe 0 kundër.
    Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Marrakeshit për lehtësimin e aksesit në veprat e botuara për personat e verbër, me vështirësi në shikim ose me aftësi të kufizuara në leximin e teksteve të shtypura, bërë në Marrakesh, më 27.6.2013”, u miratua me 100 vota pro, 0 abstenim dhe 0 kundër.
    Projektligji “Për pranimin e ndryshimeve të Statutit të Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, për krimin e agresionit, ratifikuar me ligjin nr. 8984, datë 23.12.2002”, u miratua me 102 vota pro, 0 abstenim dhe 0 kundër.
    Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në memorandumin e mirëkuptimit për kontrollin shtetëror portual në Rajonin e Mesdheut, bërë në Maltë, më 11 korrik 1997”, u miratua me 100 vota pro, 0 abstenim dhe 0 kundër.
    Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII, faza I – Shqipëri””, u miratua me 79 vota pro, 0 abstenim dhe 21 kundër.
    Projektligji “Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII, faza I – Shqipëri”, u miratua me 79 vota pro, 0 abstenim dhe 21 kundër.
    Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Korridori hekurudhor VIII, faza I – seksioni Durrës – Rrogozhinë””, u miratua me 79 vota pro, 0 abstenim dhe 21 kundër.
    Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, sh.a., (KESH, sh.a.) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për projektin fotovoltaik (FV) solar nga 2 KESH-i”, u miratua me 79 vota pro, 0 abstenim dhe 22 kundër.
    Projektligji “Për përgjegjësitë e zgjeruara të subjekteve prodhuese të produkteve që gjenerojnë mbetje”, u miratua me 79 vota pro, 0 abstenim dhe 23 kundër.
    Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, u miratua me 78 vota pro, 0 abstenim dhe 23 kundër.
    Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 95/2015, “Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik”, të ndryshuar”, u miratua me 79 vota pro, 0 abstenim dhe 24 kundër.
    Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15, datë 5.3.2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian” i ndryshuar”, u miratua me 79 vota pro, 0 abstenim dhe 23 kundër.
    Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8454, datë 4.2.1999 “Për Avokatin e Popullit”, të ndryshuar”, u miratua me 101 vota pro, 0 abstenim dhe 0 kundër.
    Në seancë plenare u miratuan gjithashtu edhe dy projektvendime, më konkretisht;
    Projektvendimi “Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit”, u miratua me 78 vota pro, 2 abstenim, 22 kundër. Kuvendi voton pro Adela Xhemalit në këtë funksion.
    Projektvendimi “Për zgjedhjen e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil”, u miratua me 79 vota pro, 1 abstenim dhe 4 kundër. Lefterie Lleshi Luzi zgjidhet komisionere për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil për një mandat 5-vjeçar.

  • Miratohet vetëm me votat e mazhorancës projekt buxheti 2026 dhe 8 projektligje

    Miratohet vetëm me votat e mazhorancës projekt buxheti 2026 dhe 8 projektligje

    Parlamenti i Shqipërisë miratoi në parim në orët e para të mëngjesit të së enjtes, në parim projektbuxhetin 2026, si edhe 8 projektligjet që përbëjnë paketën fiskale për vitin e ardhshëm.

    Seanca maratonë prej rreth 16 orësh që nisi rreth orës 10:00 të së mërkurës, përfundoi në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm.

    Projektbuxheti 2026 me vlerë 8.8 miliardë euro mori 83 votat pro të shumicës socialiste, ndërsa 32 deputetë të opozitës votuan kundër. Projektbuxheti i vitit 2026 parashikon 886 miliardë lekë, ose 8.8 miliardë euro.

    Votimi dhe projektligjet e miratura në parim:

    Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

    Votimi: 83 vota pro, 0 abstenim, 31 kundër

    Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”

    Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 32 kundër

    Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29, datë 30.3.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”

    Votimi: 83 pro, 0 absentim, 32 kundër

    Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar

    Votimi: 82 pro, 0 abstenim, 32 kundër (Erion Braçe nuk voton)

    Projektligji “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar

    Votimi: 82 pro, 0 abstenim, 32 kundër ( Vullnet Sinaj nuk voton)

    Projektligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale”

    Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 31 kundër

    Projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”

    Votimi: 83 vota pro, 0 abstenim, 31 kundër

    Projektligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”

    Votimi: 82 vota pro, 0 absentim, 30 kundër (Vullnet Sinaj nuk voton)

    Projektligji “Për buxhetin e vitit 2026”

    Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 32 kundër

  • Debate në Kuvend pas deklaratës së Berishës, miratohen ligjet kundër ndërtimeve pa leje dhe bonusi për pensionistët

    Debate në Kuvend pas deklaratës së Berishës, miratohen ligjet kundër ndërtimeve pa leje dhe bonusi për pensionistët

    Seanca plenare që u mbyll pa u shqyrtuar të gjitha pikat për shkak të debateve që shkaktoi deklarata e Berishës kundër ambasadorit të BE-së, miratoi paketën ligjore me tre akte normative kundër ndërtimeve pa leje. Aktet u miratuan me nga 77 vota pro.
    -Akti normativ nr. 7, datë 1.10.2025, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar, u miratua me 77 vota Pro, 0 Abstenim, 28 Kundër.
    -Akt normativ nr. 8, datë 1.10.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit””, u miratua me 77 vota Pro, 0 Abstenim, 21 Kundër.
    -Akt normativ nr. 9, datë 1.10.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9780, datë 16.7.2007, “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme””, të ndryshuar, u miratua me 77 vota Pro, 0 Abstenim, 20 Kundër.
    Po ashtu u miratua rishikimi për herë të tretë i buxhetit të shtetit për vitin 2025, që parashikon rritjen e të ardhurave dhe të shpenzimeve, si dhe dhënien e bonusit për pensionistët në fundvitit në vlerat 100-150 euro.
    -Akt normativ nr. 10 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, u miratua me 77 vota Pro, 0 Abstenim, 24 Kundër.
    Dritën jeshile me 77 vota pro, 23 kundër dhe 1 abstenim e mori edhe projektligji “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2024”.
    Ndryshe nga projektligji “Për barazinë gjinore” që u miratua me 77 vota pro dhe 36 kundër, propozimi i opozitës “Për gjendjen civile”, i ndryshuar, nuk arriti të miratohej, pasi u votua me 34 vota Pro, 0 Abstenim, 77 Kundër.
    Vendimet e tjera të miratuara me votat e mazhorancës kishin të bënin me antarësinë në komisionet e përhershme parlamentare, si dhe u votuan pro emërimet e reja në Komisionin Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
    Gjatë seancës së 6 nëntorit Kuvendi shqyrtoi katër raporte të institucioneve të pavarura, të KLSH-së, Komisionit të Prokurimit Publik, Adminsitratës Publike si dhe të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit. Gjithashtu u miratuan edhe projektrezolutat me rekomandime për secilin institucion.

  • Kuvendi zgjedh kryetaren dhe anëtarët e Komisionit Rregullator të KQZ-së (EMRAT)

    Kuvendi zgjedh kryetaren dhe anëtarët e Komisionit Rregullator të KQZ-së (EMRAT)

    Kuvendi zgjodhi sot kryetaren dhe anëtarët e Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
    Konkretisht, Ilirjana Nano u rizgjodh kryetare e Komisionit Rregullator të KQZ-së ,me 116 vota pro, 2 abstenim dhe 2 kundër.
    Arben Ristani u zgjodh anëtar i Komisionit Rregullator të KQZ-së me 111 vota pro, 2 abstenim dhe 7 kundër.
    Dritan Çaka u rizgjodh anëtar i Komisionit Rregullator të KQZ-së, me 116 vota pro, 2 abstenim dhe 2 kundër.
    Bledar Skënderi u zgjodh si anëtar i Komisionit Rregullator të KQZ-së me 113 vota pro, 1 abstenim dhe 1 kundër.
    Helga Vukaj, u rizgjodh anëtare e Komisionit Rregullator të KQZ-së me 112 vota pro, 3 abstenim dhe 6 kundër.

    Komisioni Rregullator (Rregullatori) është organi kompetent për miratimin e akteve me karakter normativ në fushën e zgjedhjeve dhe vendosjen e rregullave për zgjedhjet.
    Rregullatori ndër të tjera ka kompetencë të miratojë rregulla të detajuara për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve dhe referendumeve, rregullat dhe udhëzimet për njehsimin dhe përmirësimin e praktikave zgjedhore, si dhe për veprimtarinë e institucioneve publike në shërbim të zgjedhjeve.

  • EMRAT/ Zgjidhet kryetari dhe anëtarët e Komisionit Rregullator të Zgjedhjeve

    EMRAT/ Zgjidhet kryetari dhe anëtarët e Komisionit Rregullator të Zgjedhjeve

    Kuvendi ka miratuar sot emrat e propozuar nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike për vendet vakante në Komisionin Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
    Nga radhët e Partisë Demokratike u propozuan Arben Ristani dhe Helga Vukaj, ndërsa Partia Socialiste paraqiti emrat e Ilirjana Nanos dhe Dritan Çakajt.
    Pas votimit në sallën plenare, Ilirjana Nano u zgjodh kryetare e Komisionit Rregullator të Zgjedhjeve me 116 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim. Ndërkohë, Dritan Çakaj, Bledar Skënderi, Helga Vukaj dhe Arben Ristani u zgjodhën anëtarë të Komisionit.

    Rezultatet e votimit ishin si më poshtë:

    Ilirjana Nano, kryetare – 116 pro, 2 kundër, 2 abstenim
    Arben Ristani, anëtar – 111 pro, 7 kundër, 2 abstenim
    Dritan Çakaj, anëtar – 116 pro, 2 kundër, 2 abstenim
    Bledar Skënderi, anëtar – 113 pro, 5 kundër, 1 abstenim
    Helga Vukaj, anëtare – 112 pro, 6 kundër, 3 abstenim

  • PD-PS votojnë anëtarët e Komisionit Rregullator të KQZ-së, rikthehet Arben Ristani. Sa vota morën 5 anëtarët

    PD-PS votojnë anëtarët e Komisionit Rregullator të KQZ-së, rikthehet Arben Ristani. Sa vota morën 5 anëtarët

    PD-PS votojnë anëtarët e Komisionit Rregullator të KQZ-së

    Ilirjana Nano- kryetare e Komisionit Rregullator116 pro 2 abstenim 2 kundër
    Arben Ristani112 pro 2 abstenim 7 kundër
    Dritan Çaka116 pro, 2 abstenim, 2 kundër
    Bledar Skënderi113 pro, 1 abstenim, 5 kundër
    Helga Vukaj112, 3 abstenim, 6 kundër

    Top Channel

  • PS-PD bashkojnë votat, zgjidhen anëtarët e Komisionit Rregullator

    PS-PD bashkojnë votat, zgjidhen anëtarët e Komisionit Rregullator

    Ilirjana Nano zgjidhet kryetare e Komisionit Rregullator në KQZ. 116 deputetë votuan pro, votim që u krye në mënyrë të fshehtë, 2 abstenuan dhe 2 kundër. Deputetë votuan edhe për anëtarët  Arben Ristani, Dritan Çaka, Bledar Skënderi dhe Helga Vukaj.
    Kryetarja e Komisionit Rregullator:Ilirjana Nano – 116 pro, 2 abstenim, 2 kundërAnëtarët:Arben Ristani 111 vota pro, 2 abstenim, 7 kundërDritan Çaka 116 vota pro, 2 abstenim, 2 kundërBledar Skënderi  113 vota pro, 1 abstenim, 5 kundërHelga Vukaj 112 vota pro, 3 abstenim, 6 kundër

  • PS dhe PD bëhen bashkë! Votohen anëtarët e rinj të Komisionit Rregullator në KQZ, mes tyre Ristani

    PS dhe PD bëhen bashkë! Votohen anëtarët e rinj të Komisionit Rregullator në KQZ, mes tyre Ristani

    arben ristani

    TIRANË- Mazhoranca dhe opozita janë bërë bashkë për votimin e anëtarëve të rinj të Komisionit Rregullator në KQZ. Me më shumë se 100 vota, deputetër zgjodhën dy anëtarët e rinj të propozuar nga Partia Demokratike Helga Vukaj dhe Arben Ristani, ndërsa nga PS Ilirjana Nano (kryetare) dhe Bledar Skënderi e Dritan Çakaj anëtar. 
    Si u ndanë votat
    Ilirjana Nano- kryetare e Komisionit Rregullator116 pro 2 abstenim 2 kundër
    Arben Ristani112 pro 2 abstenim 7 kundër
    Dritan Çaka116 pro, 2 abstenim, 2 kundër
    Bledar Skënderi113 pro, 1 abstenim, 5 kundër
    Helga Vukaj112, 3 abstenim, 6 kundër
    /ZËRI 

  • Fotot/ Rama rikthehet në Kuvend, PS miraton ligjet me 74 vota. Dash Sula nuk i bindet Berishës. Ç’ndodhi në seancën maratonë të Kuvendit

    Fotot/ Rama rikthehet në Kuvend, PS miraton ligjet me 74 vota. Dash Sula nuk i bindet Berishës. Ç’ndodhi në seancën maratonë të Kuvendit

    Kuvendi ka miratuar në seancën e sotme plenare disa projektligjesh vetëm më votat e mazhorancës, pasi opozita zgjodhi që të largohej nga salla, me përjashtim të deputetit Dashnor Sula.

    Në këtë seancë prej më shumë se 7 orësh, ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili u rikthye në seancat plenare për herë të parë pas zgjedhjeve të 11 majit, teksa më herët këtë javë ndodhej në Hagë në Samitin e NATO-s.
    Socialistët votuan ligjet me 74 vota, ndërsa ndryshimet në ligjin për sportin, që krijuan edhe debat në sallë kaluan me 71 vota pro dhe 4 abstenim. Deputetët që abstenuan ishin socialistët Erion Braçe, Petro Koçi, dhe nga PD Dashnor Sula e Meri Markiçi nga PSD.
    Konkretisht:
    Projektligji “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”- 74 pro, 1 abstenim
    Projektligji “Për kontrollin e kufirit shtetëror”- 74 vota pro, 0 abstenime, 0 vota kundër
    Projektligji “Për shëndetin e bimëve”- 74 vota pro, 0 abstenime, 0 vota kundër
    Projektligji “Për shëndetin e kafshëve”- 74 pro, 1 abstenim, 0 kundër
    Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.79/2017, “Për sportin”, – 70 vota pro, 4 abstenim, 0 vota kundër
    Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2021, “Për të Huajt”- 71 pro, 1 kundër, 0 abstenim
    Projektligji “Për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve”- 72 pro, 0 kundër, 0 abstenim
    Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtimin dhe Zhvillimin, për financimin shtesë për “Veprimin e ofrimit të shërbimeve të përqendruara dhe gjithëpërfshirëse të përdoruesit”- 71 pro, 1 abstenim, 0 kundër
    Projektligj “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme për transport”- 72 pro, 2 abstenim, 0 kundër
    Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 67/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, të ndryshuar”. 73 pro, 0 abstenim, 0 kundër

    Top Channel