Tag: abramoviç

  • Blenard Azizaj, koreograf i veprës më të madhe të karrierës së Marina Abramovic

    Blenard Azizaj, koreograf i veprës më të madhe të karrierës së Marina Abramovic

    Këtë vjeshtë, artistja e njohur Marina Abramović do të sjellë në skenë një shfaqje provokuese që bashkon seksin, ritualin dhe mbinatyroren, përmes një rikrijimi skenik të riteve erotike ballkanike. 

    Balkan Erotic Epic (2025) është vepra më e re e saj, e porositur nga Factory International – organizata kulturore me bazë në Manchester, Angli, që organizon edhe Manchester International Festival. 

    Shfaqja do të ketë premierën më 9 tetor në Aviva Studios dhe do të qëndrojë në skenë deri më 25 tetor. 

    Me mbi 70 performues, kjo do të jetë vepra më e madhe e Abramović deri më sot, dhe për koreograf ka koreografin shqiptar Blenard Azizaj, i cili do të jetë edhe pjesë e performancës.

    Balkan Erotic Epic është e rrënjosur në folklorin dhe zakonet e lashta ballkanike, duke eksploruar tema si dëshira, spiritualiteti dhe trupi. 

    Përmes 13 skenave të koreografuara dhe vignetave interaktive, performuesit – kërcimtarë, këngëtarë dhe muzikantë – do të shpalosin një përvojë të thellë emocionale dhe fizike. 

    Pamja nga arkiva e Marina Abramovic

    “Në kulturën e sotme, gjithçka erotike e etiketojmë si pornografi,” tha Abramović në një deklaratë për shtyp. “Balkan Erotic Epic është vepra më ambicioze e karrierës sime. Kjo më jep mundësinë të rikthehem tek rrënjët dhe kultura ime sllave, të shoh pas tek ritualet e lashta dhe të përballem me seksualitetin në lidhje me universin dhe pyetjet pa përgjigje të ekzistencës sonë. Me këtë projekt, dua të shfaq poezinë, dëshpërimin, dhimbjen, shpresën, vuajtjen – dhe të reflektoj mbi vdekshmërinë tonë.” 

    Ritualet që do të performohen përfshijnë skena si “Riti i Pjellorisë”, ku performuesit do të përdridhen mbi tokë si një thirrje për pjellori, apo “Të Frikësosh Perënditë”, që rikrijon një rit ku njeriu zhvesh trupin ndaj qiellit për të larguar stuhitë. Në një tjetër skenë të titulluar “Masazhimi i Gjirit”, gratë performuese do të realizojnë gjeste simbolike për të “zgjuar tokën” pranë vendeve të varrimit, sipas njoftimit për shtyp. 

    Abramović do të mbajë një ligjëratë më 11 tetor në Aviva Studios, për të shënuar premierën botërore të shfaqjes. Pas kësaj, Balkan Erotic Epic do të udhëtojë në vende të tjera, duke nisur nga Barcelona në janar 2026. 

    “Kjo vepër e re performative ofron një mundësi që nuk duhet humbur për publikun – për të përjetuar kapitullin e radhës të jetës krijuese të Abramović: e guximshme, përfshirëse dhe në një shkallë krejt të paprecedentë,” tha John McGrath, drejtor artistik dhe CEO i Factory International. Ndërkohë, Abramović ka në plan edhe projekte të tjera, përfshirë lançimin e një projekti të ri NFT, për të cilin foli në The Artsy Podcast./ KultPlus.com 

  • Britania kërcënon Abramoviç! 2.5 miliardë sterlinat e shitjes së Chelsea janë bllokuar për të ndihmuar Ukrainën

    Britania kërcënon Abramoviç! 2.5 miliardë sterlinat e shitjes së Chelsea janë bllokuar për të ndihmuar Ukrainën

    Pas sanksioneve ndërkombëtare që Londra vendosi ndaj njerëzve të afërt të Putinit në shkurt 2022, 2.5 miliardë stërlina të ardhura nga shitja e klubit londinez të Çelsit, ish-pronë e manjatit rus Roman Abramoviç janë ende të ngrira në bankat britanike.

    Qeveria e Sir Keir Starmer ka kërcenuar ish-pronarin rus që këto fonde të kalojnë për të ndihmuar viktimat e luftës në Ukrainë.
    Por, Abramoviç kërkon që kjo ndihmë humanitare të shkojë për të gjithë viktimat e luftës në Ukrainë, ose më saktë edhe për viktimat ruse. Në një deklaratë të përbashkët, Ministria e Financave dhe Ministri i Jashtëm britanik theksojnë se “ndërsa dera e negociatave mbetet ende e hapur, ne jemi më se të përgatitur për të ndjekur rrugën ligjore, nëse kërkohet një gjë e tille”.
    Vonesa ne lirimin e fondeve lidhet me mosmarrëveshjet mes qeverisë britanike dhe avokatëve të manjatit rus, Abramoviç, i cili u pasurua nga gazi dhe nafta ruse. Atij iu dha një licencë e posaçme për ta shitur klubin e futbollit të Çelësit të Londrës, pas pushtimit rus të Ukrainës, me kushtin qe ai nuk do të përfitonte nga shitja e klubit.
    Abramoviç pretendohet se ka lidhje shumë të ngushta me presidentin Putin, ç’ka ai e mohon. Çështja mbetet nëse të ardhurat do të përdoren tashmë vetëm për viktimat brenda në Ukrainë apo edhe ne Rusi, dhe padyshim sa prej kësaj shumë në Ukrainë dhe sa ne Rusi, nëse vendoset të përfitojnë viktimat në të dyja palët e konfliktit.

    Top Channel

  • Qeveria britanike betejë ligjore me Abramoviç

    Qeveria britanike mund të jetë duke u përgatitur për një betejë ligjore me ish-pronarin e Çeslit, Roman Abramoviç, mbi të ardhurat prej 2.5 miliardë sterlinash nga shitja e klubit të Premier League në vitin 2022:

    Sipas britanikes ‘Mirror’,Kancelarja Rachel Reeves dhe ministri i jashtëm David Lammy thanë se paratë duhet të përdoren për të mbështetur Ukrainën pas pushtimit të Rusisë.

    Lista e sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar pretendon se Abramoviç kishte një “marrëdhënie të ngushtë prej dekadash” me Putinin, diçka që ish-pronari i klubit e ka mohuar. Ai e shiti klubin e Londrës pasi u sanksionua pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe i ngriu të ardhurat në një llogari bankare në Mbretërinë e Bashkuar, por ato nuk mund të transferohen pa një licencë nga Zyra e Zbatimit të Sanksioneve Financiare.

    Reeves dhe Lammy thanë në unison: “Qeveria është e vendosur të sigurojë që të ardhurat nga shitja e Klubit të Futbollit Chelsea të shkojnë për qëllime humanitare në Ukrainë, pas pushtimit të gjerë dhe të paligjshëm të Rusisë. Jemi thellësisht të frustruar që nuk ka qenë e mundur të arrihet një marrëveshje me z. Abramoviç deri më tani.

    Ndërsa dera për negociata mbetet e hapur, ne jemi plotësisht të përgatitur ta ndjekim këtë çështje në gjykatë nëse është e nevojshme për të siguruar që ata që vuajnë në Ukrainë të mund të përfitojnë nga këto fonde sa më shpejt të jetë e mundur.”

    Vazhdo leximin