Tag: abilekaj

  • “Do shpikë dhe do shpërdorojë çdo pushtet”, Abilekaj për strategjitë e Ramës: Do shfrytëzojë çdo segment pushteti për..

    “Do shpikë dhe do shpërdorojë çdo pushtet”, Abilekaj për strategjitë e Ramës: Do shfrytëzojë çdo segment pushteti për..

    Në një intervistë në një emision televiziv, gazetari Enton Abilekaj është shprehur se kryeministri Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka vetëm për të qëndruar në pushtet. Sipas abilekaj, Rama këtë gjë e ka bërë vazhdimisht dhe po vazhdon ta bëjë edhe tani.
    Ndërkohë që, sipas tij, Rama është një njeri i cili do të qëndrojë vetëm duke mos përdorur asnjë aleancë partiake apo dhe fushatat për të vituar votat e qytetarëve shqiptarë.
    Enton Abilekaj: Gjithçka që ka ndodhur brenda një viti, do të ndodhë gjatë fushatës. Këto janë normale për një njeri që jeton për pushtetin, si Edi Rama. I cili është gati të bëjë gjithçka për pushtet.

    Është gati të shpikë gjithçka, të sajojë e të shpërdorojë çdo pushtet për të ndenjur në pushtet. Të shpërdorojë çdo segment të pushtetit për të ndenjur në pushtët. Siç e ka bërë vazhdimish dhe siç po e bën dhe tani.

    Nuk ka çudira në këtë mes, por do të ketë shumë. Është e qartë që është një njeri që do të qëndrojë vetëm, duke mos përdorur aleancat me partitë, duke mos përdorur fushatën elektorale për të fituar votat e njerëzve, por duke përdorur Gjykatat, Prokurorinë, Policinë në shërbim të interest të vet kundër të gjithëve për të fituar siç ka fituar gjithmonë.

  • “Mos dilni nga shtëpia ditën e votimit”,Abilekaj:Rama i ka kthyer zgjedhjet në një instrument të kontrolluar nga bandat

    “Mos dilni nga shtëpia ditën e votimit”,Abilekaj:Rama i ka kthyer zgjedhjet në një instrument të kontrolluar nga bandat

    Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në një emision televiziv deklaroi se të drejtat e qytetarëve në Shqipëri po cënohen rëndë. Ai tha se e drejta e fjalës po ngushtohet çdo ditë dhe përmendi se një koleg i tij është përballur me gjykatën për lirinë e shprehjes.
    Sipas tij, edhe e drejta e votës është mohuar në mënyrë të heshtur dhe nuk ka pasur zgjedhje të lira gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Abilekaj shtoi se vetë kryeministri po u bën thirrje qytetarëve të mos e ushtrojnë të drejtën e votës. Ai paralajmëroi se pas kësaj qëndron një fushatë presioni nga bandat që sigurojnë fitoren për pushtetin. Në fund, analisti theksoi se qytetarëve po u mbetet vetëm fjala si mjet për të jetuar.
    Abilekaj:

    Kur betohet kryeministri te presidenti, që merr detyrën, betohet se do të mbrojë të drejtat e qytetarëve të Shqipërisë.Të drejtat e qytetarëve të Shqipërisë janë të drejtat ekonomike, për shembull, punësimi, të cilën, mesa duket, me ikjen masive të shqiptarëve nga Shqipëria, e ka mohuar.
    Kemi të drejtën e fjalës, që ne e vuajmë, ne që jemi këtu dhe më gjerë, e vuajnë të gjithë, sepse e drejta e fjalës sa vjen e ngushtohet më shumë, është duke u ngushtuar. Një kolegu ynë sot ishte në gjyq për të drejtën e fjalës, për lirinë e shprehjes.Një nga të drejtat që është mohuar, por akoma nuk është deklaruar që po mohohet, është e drejta e votës.
    Ne e dimë që është mohuar, ne e dimë që me Edi Ramën s’ka pasur zgjedhje të lira asnjëherë. Edi Rama e ka pranuar dhe vetë që s’ka bërë asnjëherë zgjedhje të lira, po ka thënë ‘kështu kanë qenë kushtet’.
    Tani është kryeministri që del dhe i deklaron njerëzve që ajo e drejtë që ju ka mbetur, e vetmja, mos e ushtroni.
    Po ta marrim si thirrje të kryeministrit që me vullnetin tënd të mos e ushtrosh një të drejtë, prapë nuk do ishte aq e keqe, por çfarë ka pas kësaj thirrjeje?
    Pas kësaj thirrjeje ka një thirrje për ata banditë që i garantojnë fitoren Edi Ramës, që ai që nuk është me PS, nuk duhet të dalë nga shtëpia për të votuar, dhe kjo thirrje, mos votoni, mos dilni fare nga shtëpia, është thirrje për banditët, sepse banditët e ndjekin këtë metodë.Të vijnë te shtëpia të thonë që do votosh aleatin tim, që kryesisht është Edi Rama, kryeministri, dhe në momentin që njerëzit nuk votojnë, i thonë mos dil nga shtëpia ditën e votimit.Nëqoftëse ai u bën thirrje dhe shqiptarët vazhdojnë dalin, ‘do kujdesen çunat’ për ta vënë fjalën në vend.Dhe njerëzve tani u mbetet vetëm fjala për të jetuar, shpresojmë t’ua lërë.

  • ‘Fushata e Ramës u rrëzua dje’, Abilekaj: Pranoi se integrimi në BE nuk varet vetëm prej tij

    ‘Fushata e Ramës u rrëzua dje’, Abilekaj: Pranoi se integrimi në BE nuk varet vetëm prej tij

    Analisti Enton Abilekaj ka komentuar deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama lidhur me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Abilekaj theksoi se motoja e fushatës së Ramës, sipas të cilës vetëm ai mund të çojë Shqipërinë në BE, u rrëzua pas një pyetjeje të thjeshtë të një gazetarje.
    “E gjithë motoja e fushatës së Edi Ramës, ‘ky është ai që e fut Shqipërinë në BE’, që po s’u votua ky rrugëtimi ynë drejt BE ndërpritet dhe vonohemi’, u rrëzua dje.” – theksoi Abilekaj, duke iu referuar tërheqjes publike të Ramës pas pyetjes që i bëri gazetarja.
    Ai shtoi se Rama u detyrua të ndryshonte qëndrim, duke pranuar se integrimi në BE nuk varet vetëm nga ai. “Zoti Rama tha: ‘Se fus vetëm unë, jo, kush tha? BE s’ka lidhje vetëm me mua’.”
    Sipas Abilekaj, edhe reforma në drejtësi nuk ka sjellë rezultatet e dëshiruara. “Me këtë reformën e drejtësisë çfarë ka ndodhur tani? Ka ndodhur që Rama ka futur koka nga PS dhe nga opozita atje, por nuk ka bindur askënd që ka drejtësi në Shqipëri.”
    Ai gjithashtu komentoi përpjekjet e Ramës për të marrë mbështetje nga Bashkimi Europian përmes riatdhesimit të emigrantëve. “Zoti Rama atë kampin e Gjadrit, të Shëngjinit e jep në funksion të një riatdhesimi të emigrantëve të BE, për të fituar mbështetjen e BE.”
    Abilekaj:
    E gjithë motoja e fushatës së Edi Ramës, ‘ky është ai që e fut Shqipërinë në BE’, që po s’u votua ky rrugëtimi ynë drejt BE ndërpritet dhe vonohemi’, u rrëzua dje.E rrëzoi pyetja e gazetares, një pyetje shumë e saktë dhe shumë e gjetur, e detyroi Edi Ramën të dilte kundër asaj që ka thënë vetë, ka një muaj që u thotë vetë shqiptarëve që ‘vetëm unë e fus Shqipërinë në BE’.
    Tani tha: ‘Se fus vetëm unë, jo, kush tha? BE s’ka lidhje vetëm me mua’, dhe zonja Kallas e cila shpjegoi se çfarë ndodh me integrimin në BE, kush e fut Shqipërinë në BE?
    Efut konsensusi, e fut reforma, dhe jo reforma si kjo.
    Me këtë reformën e drejtësisë çfarë ka ndodhur tani? Ka ndodhur që Rama ka futur koka nga PS dhe nga opozita atje, por nuk ka bindur askënd që ka drejtësi në Shqipëri. Megjithatë këto statistika kanë ecur.
    Tani çfarë ndodh me zotin Rama në këtë betejë të pabarabartë? Çfarë bën zoti Rama?Zoti Rama atë kampin e Gjadrit, të Shëngjinit e jep në funksion të një riatdhesimi të emigrantëve të BE, për të fituar mbështetjen e BE.

  • Përgjimi i internetit, Abilekaj: E bënë hajdutçe, pa VKM dhe bazë ligjore

    Përgjimi i internetit, Abilekaj: E bënë hajdutçe, pa VKM dhe bazë ligjore

    Përgjimi i internetit, Abilekaj: E bënë hajdutçe, pa VKM dhe bazë ligjore

    Instalimi i pajisjeve DPI për të kontrolluar dhe përgjuar përdoruesit e internetit sipas analistit Enton Abilekaj është bërë hajdutçe dhe nuk ka as VKM dhe asnjë bazë ligjore për përdorimin e këtyre pajisjeve në vend, në emër të bllokimit të TikTok-ut. Ndërsa gazetari Andi Tela u shpreh se me këto pajisje autoritetet shtetërore do të kontrollojnë gjithçka të jetës sonë.

    Pjesë nga biseda

    Enton Abilekaj: Ne akoma nuk kemi njoftim zyrtar as nga AKEP që janë vënë këto DPI. E nxorrën vetëm në televizor që dilni se po ju shajnë disa njerëz. E bënë hajdutçe. Thanë që i kemi vënë por nuk po ju përgjojmë. Asnjë fjalë se me urdhër të kujt erdhën këto. A ka ndonjë VKM, ndonjë bazë ligjore.

    Andi Tela: Në momentin që ke marrë në telefon, njerëzit navigojnë në internet. Ti je një ndivid që e përdor. Përveç këtyre dy zotërinjve që dinë gjithçka, pjesa tjetër nuk e dinë. DPI do të bëjë kontroll në çdo detaj që ti po sheh. Pra, bllokon TikTok-un, por mund të kontrollojë gjithçka. E bllokon në Britani, e bllokon në Francë, por atje çdo veprim është i kontrolluar nëpërmjet ligjit, akteve ligjore dhe nënligjore që janë vendosur.

    Këtu mungon ligji. Ti po thoje për zgjedhjet, por patronazhimi ka spiunuar dhe ka kuptuar çdo gjë të individit në raport me to. Kur të dhënat tona prej vitesh janë marrë dhe janë hedhur në treg, kjo ka ndodhur me pagat, me të dhënat personale të gjithkujt.Tani vjen një moment që, për arsye të bllokimit të TikTok-ut, na vijnë disa pajisje që vendosen në bazat e një kontrolli të plotë. Janë shtatë autostrada që sjellin internet në Shqipëri. Vendosen “toolsat” e bllokimit dhe çdo gjë që hyn te individi kontrollohet.

    Kontrollojnë çdo gjë. Ndoshta nuk kontrollojnë bisedën që unë bëj me ty në WhatsApp, sepse vetë sistemi i WhatsApp-it e bllokon këtë. Por që unë po flas me ty në WhatsApp, këtë e dinë të gjithë. E marrin vesh dhe ata tani janë të lirë të kontrollojnë çdo detaj të jetës tonë. Ky është problemi. Sepse nuk i pengon asgjë, nuk ka një ligj. Ata janë të lirë të kontrollojnë gjithçka të jetës sonë.

  • Integrimi në BE, 10 vjet për një hap”/ Abilekaj: Me këtë bilanc, Rama s’mban as bishtin e flamurit!

    Integrimi në BE, 10 vjet për një hap”/ Abilekaj: Me këtë bilanc, Rama s’mban as bishtin e flamurit!

    Integrimi në BE, 10 vjet për një hap”/ Abilekaj: Me këtë bilanc, Rama s’mban as bishtin e flamurit!

    Edi Rama në 10 vite nuk ka bërë asnjë hap për të përshpejtuar procesin integrues të Shqipërisë në BE dhe me këto ritme tha gazetari Abilekaj, ai as bishtin e flamurit nuk do të mund të mbaj.

    Abilekaj tha se mos-publikimi i progres-raportit të BE-së për Shqipërinë, është një tregues i qartë, se vendi ynë nuk ka bërë sa duhet në këtë proces.

    Duke dhënë një notë vlerësuese për disa nga kriteret që Shqipëria duhet të plotësojë për të çelur negociatat me BE-në, Abilekaj tha se qeveria shqiptare mund të vlerësohet me notën 1-2 për 3 kritere kryesore, pastrimi i parave, ekonomia dhe klima e biznesit, një notë aspak premtuese për vendin tonë që aspiron të jetë në unionin evropian.

    Fakti që kriteret do mbeten e konfirmon vendimi i KE-së, për të mos publikuar progres-raportin në mars, por pas zgjedhjeve. Në këto kritere, Shqipëria s’ka kritere pozitive. Shqipëria ka vetëm marrëdhënien e fqinjësisë së mirë dhe drejtësinë.

    Shumica janë në notën e vlerësimit 2. Pastrimi i parave, ekonomia, klima e biznesit, s’mund të ketë pranim pa këto kushte. Është e papranueshme, që Shqipëria me këto të jetë në BE.

    Shenjat janë që asgjë s’ka ndryshuar, s’ka pasur ansjë lajm në këtë drejtim, apo deklaratë nga ndonjë drejtues i BE-së, që Shqipëria të jetë përmirësuar.

    Nga 2014-2024, Shqipëria në 10 vjet, zero hapa në BE. Vitet e Ramës, janë zero në BE. 10 vjet na mbajti peng Rama, çdo tre vjet ka bërë hapa një qeveri. Kur erdhi me ketë bilanc, Rama s’mban as bishtin e flamurit për integrimin në BE.

  • ‘Shqipëria, zero hapa drejt BE-së’, Abilekaj: Rama, asnjë rezultat konkret për integrimin

    ‘Shqipëria, zero hapa drejt BE-së’, Abilekaj: Rama, asnjë rezultat konkret për integrimin

    Gazetari Enton Abilekaj ka kritikuar qeverinë shqiptare për mungesën e përparimit në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Gjatë një interviste televizive, ai theksoi se në dhjetë vitet e fundit, kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmarrë hapa konkretë për të përshpejtuar këtë proces.
    Sipas Abilekajt, një tregues i qartë i këtij stagnimi është mos-publikimi i progres-raportit të BE-së për Shqipërinë në mars, i cili është shtyrë për pas zgjedhjeve europiane. Ai argumentoi se ky vendim tregon mungesën e përmirësimeve të vendit në kriteret kryesore të anëtarësimit.
    “Në fushat kryesore si pastrimi i parave, ekonomia dhe klima e biznesit, qeveria shqiptare mund të marrë vetëm notën 1 ose 2,” u shpreh Abilekaj, duke shtuar se këto probleme e bëjnë të pamundur anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
    Ai theksoi se, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap real drejt BE-së nga viti 2014 deri më sot, duke akuzuar qeverinë Rama për bllokimin e procesit. Sipas tij, gjatë dekadës së fundit nuk ka pasur asnjë deklaratë nga liderët e BE-së që të tregojë përmirësime në kriteret e integrimit për Shqipërinë.
    “Në këto 10 vite, qeveria nuk ka dhënë asnjë rezultat konkret për integrimin. Në fakt, na ka mbajtur peng,” përfundoi Abilekaj.

  • Fileto pule me salmonelë, Abilekaj-Ministres Denaj: Si fle gjumë natën?

    Fileto pule me salmonelë, Abilekaj-Ministres Denaj: Si fle gjumë natën?

    Fileto pule me salmonelë, Abilekaj-Ministres Denaj: Si fle gjumë natën?

    Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka debatuar me gazetarin Enton Abilekaj, për futjen në treg të filetove të pulës me salmonelë nga kompania AMG Food.

    Ministrja theksoi se biznesi në këtë rast nuk ka bashkëpunuar për gjurmueshmërinë, ndërkohë që është referuar me urgjencë te disa institucione.

    Ndërkohë gazetari kërkoi të dijë se sasinë e pulës me salmonelë që ka përfunduar në treg.

    Debati:

    Enton Abilekaj: Unë mendoj se në ato 51 biznese ku është shpërndarë duhet të njoftonte njerëzit të mos i blejnë.

    Anila Denaj: Është bllokuar.

    Enton Abilekaj: Sa përqind është shitur?

    Anila Denaj: E thashë se do të flasin organet sepse është bllokuar.

    Enton Abilekaj: Duhet të kemi hartën se ku ka shkuar, sa janë shitur.

    Anila Denaj: E ka një organ tjetër.

    Enton Abilekaj: Ju jeni përgjegjës, si flini gjumë kur ndodh kjo?

    Anila Denaj: E ka policia, hetimi tatimor, prokuroria.

    Enton Abilekaj: Pasi e gjejmë ta bllokojmë, ndërkohë gjysma mund të ketë ikur dhe njerëzit e kanë përdorur.

    Anila Denaj: Jo nuk mund të krijojmë panik me këtë. E kanë organet që po e hetojnë, ju nuk e dini.

    Enton Abilekaj: Para hetimit është mos konsumimi. Pastaj a do të dënohet njeri është tjetër çështje. A po konsumohet? Sa përqind është shitur? Problemi është përgjegjësia politike është e juaja. Ajo që është urgjente, ku ka shkuar dhe sa është shitur?

    Anila Denaj: Ju nuk e vlerësoni faktin që instituioni ka denoncuar në Prokurori sapo është konstatuar? Ju nuk mund të spekuloni rëndësinë që i japim ne shëndetit. Në mometin që biznesni nuk informon për gjurmueshmërinë, a nuk jemi duke ndjekur ligjin kur e referojmë? Përmenda hetimi tatimor, krimi ekonomik, por të thoni ju që gjysma… Gjurmueshmëria bëhet në bazë të një raportimi që ka ligji.

    Enton Abilekaj: Të nesërmen ju duhet të dilnit të thoshit sa kilogram është tregtuar. Po pjesa tjetër ka qenë e infektuar? Nga 41 ton, 7 ton ka dalë me salmonelë, pjesën tjetër nuk e dimë, kush e ka ngënë ne nuk e dimë akoma.

    Anila Denaj: Të krijosh panik është papërgjegjshmëri. Ju shpesh, siç po e bëni tani, edhe me portalin tuaj mund të godisni, por me sigurinë ushqimore jo. Përpara se të jeni i emocionuar, duhet të jeni me një kompani që nuk e ka parë gjurmueshmërinë si pjesë të protokollit, biznesni nuk ka dhënë informacion, ne e çojmë në Prokurori, ju thoni jeni të papërgjegjshëm. Po bëjmë gjurmueshmërinë.

  • ‘Paratë e pista legalizohen përmes ndërtimit’, Abilekaj: Rama propagandon ekonominë kriminale

    ‘Paratë e pista legalizohen përmes ndërtimit’, Abilekaj: Rama propagandon ekonominë kriminale

    Gazetari Enton Abilekaj ka kritikuar qasjen e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se diskursi i tij mbi programin qeverisës nuk përputhet me nevojat e qytetarëve. Në një intervistë, ai u shpreh se Rama fokusohet tek infrastruktura dhe ndërtimi, pa trajtuar problemet e cilësisë në shërbimet publike.
    Sipas Abilekajt, kryeministri shmang diskutimin mbi cilësinë e arsimit, mungesën e mjekëve dhe ilaçeve, duke u përqendruar vetëm në rikonstruksionin e godinave. Ai shtoi se ekonomia shqiptare mbështetet kryesisht te ndërtimi, një sektor që, sipas raportit të DASH, është i kriminalizuar dhe shërben për pastrimin e parave të pista.
    Gazetari argumentoi gjithashtu se rritja ekonomike e propaganduar nga qeveria është e bazuar në valuta që vijnë nga jashtë përmes investimeve në pasuri të paluajtshme, çka ka ndikuar në zhvlerësimin e euros dhe forcimin e lekut.
    Në lidhje me integrimin në BE, Abilekaj deklaroi se Shqipëria nuk është gati për shkak të ekonomisë kriminale dhe problemeve me demokracinë dhe zgjedhjet e lira, të cilat janë evidentuar edhe në raportet e BE-së.
    ‘Kur foli për arsimin, nuk foli për cilësinë e mësimdhënies, kurrikulat, por përmendi vetëm godinat. Kur foli për shëndetësinë, nuk foli për mjekët e larguar, as për ilaçet që mungojnë në onkologjik apo rimbursimi, por foli për godinat e rikonstruktuara. Veç faktit që i ka të pa vërteta, nuk flet për përmbajtjen, thelbin.
    Flet si ndërtues. Kur Rama flet për ekonominë e bazon te ndërtimi. Investimet e huaja që propagandohen nga mediat e Ramës, 1 miliard nga investimet e huaja, janë blerje të pasurive të paluajtshme, mes tyre ka të huaj që blejnë në bregdet, pjesa dërrmuese i sjell këtu për të pastruar paratë sipas DASH. Mediat e Ramës u morën me Berishën që shkruante aty, por harruan që paratë e pista vijnë përmes blerjes së pasurive të paluajtshme.
    Kanë ardhur paratë e pista që pastrohen në ndërtim, është shtuar ekonomia kriminale, rritja ekonomike e Ramës që e propagandon është lajm  i keq, bazohet të valuta që vjen nga jashtë, dhe ka dobësuar euron e forcuar lekun vendas.
    Propagandojnë ekonominë kriminale. Flasim për BE dhe pasaportat, që është premtim 3D që s’janë bërë asnjëherë. Pasaporta evropiane s’do bëhet kurrë evropiane pasi s’të pranon BE, sepse ke ekonomi kriminale. Be sot është duke vendosur kufirin përfundimtar në kuadër të ndryshimeve gjeopolitike në botë. Ballkani perëndimor, përfshirë dhe Turqinë, nëse do të përfshihet në BE ose jo?!
    Të gjitha këto janë vendime që po merren me prioritet të veçantë në kushte të reja gjeopolitike që BE të mbrojë territorin nga ndërhyrjet e huaja. Në kuadrin gjeopolitik që planifikon BE, është një lëvizje që do të vijë shumë më shpejt se në një proces normal. Por a jemi ne gati, pa plotësuar kushtet me një ekonomi kriminale e keqqeverisje?! Sigurisht që nuk do të ndodhë.  Ka raprte që në Shqipëri s’ka zgjedhjet të lira. Është e disata që Rama shikohet si një njeri që s’bën zgjedhje, s’është i lirë dhe që bashkëpunon me krimin, këto të 3 janë raporte të BE’, tha Abilekaj.

  • Abilekaj: Rama propagandon ekonominë kriminale

    Abilekaj: Rama propagandon ekonominë kriminale

    Gazetari Enton Abilekaj shprehet se diskursi i kryeministrit Rama mbi programin që kërkon t’u paraqesë shqiptarëve, nuk është ai që kërkojnë qytetarët.
    Ndërsa kohët e fundit është ndalur në arsim e shëndetësi, sipas Abilekajt, Rama ka folur për infrastrukturën e jo për cilësinë dhe shërbimin që kërkojnë qyetarët.
    Në një intervistë për edicionin e pasdites në “Syri Tv” përmes një lidhje me Skype, gazetari Abilekaj tha se Rama kur flet për ekonominë, të dhënat iI bazon te ndërtimi, që sipas tij është një sektor i gjithi i kriminalizuar, një fakt i njohur edhe nga raporti i DASH.
    Sipas Abilekajt, paratë e pista po investohen në pasuritë e paluajtshme, të cilat bëhen legale përmes ndërtimit.
    Si pasojë, theksoin ndër të tjera gazetar Abilekaj, ekonomia e kriminalizuar është reflektuar edhe në zhvlerësimin e euros dhe forcimin e monedhës vendase, lekut.
    “Kur foli për arsimin, nuk foli për cilësinë e mësimdhënies, kurrikulat, por përmendi vetëm godinat. Kur foli për shëndetësinë, nuk foli për mjekët e larguar, as për ilaçet që mungojnë në onkologjik apo rimbursimi, por foli për godinat e rikonstruktuara. Veç faktit që i ka të pa vërteta, nuk flet për përmbajtjen, thelbin. Flet si ndërtues. Kur Rama flet për ekonominë e bazon te ndërtimi. Investimet e huaja që propagandohen nga mediat e Ramës, 1 miliard nga investimet e huaja, janë blerje të pasurive të paluajtshme, mes tyre ka të huaj që blejnë në bregdet, pjesa dërrmuese i sjell këtu për të pastruar paratë sipas DASH.
    Mediat e Ramës u morën me Berishën që shkruante aty, por harruan që paratë e pista vijnë përmes blerjes së pasurive të paluajtshme. Kanë ardhur paratë e pista që pastrohen në ndërtim, është shtuar ekonomia kriminale, rritja ekonomike e Ramës që e propagandon është lajm  i keq, bazohet të valuta që vjen nga jashtë, dhe ka dobësuar euron e forcuar lekun vendas”, tha Abilekaj.
    “Propagandojnë ekonominë kriminale. Flasim për BE dhe pasaportat, që është premtim 3D që s’janë bërë asnjëherë. Pasaporta evropiane s’do bëhet kurrë evropiane pasi s’të pranon BE, sepse ke ekonomi kriminale. Be sot është duke vendosur kufirin përfundimtar në kuadër të ndryshimeve gjeopolitike në botë. Ballkani perëndimor, përfshirë dhe Turqinë, nëse do të përfshihet në BE ose jo?!
    Të gjitha këto janë vendime që po merren me prioritet të veçantë në kushte të reja gjeopolitike që BE të mbrojë territorin nga ndërhyrjet e huaja. Në kuadrin gjeopolitik që planifikon BE, është një lëvizje që do të vijë shumë më shpejt se në një proces normal. Por a jemi ne gati, pa plotësuar kushtet me një ekonomi kriminale e keqqeverisje?! Sigurisht që nuk do të ndodhë.  Ka raprte që në Shqipëri s’ka zgjedhjet të lira. Është e disata që Rama shikohet si një njeri që s’bën zgjedhje, s’është i lirë dhe që bashkëpunon me krimin, këto të 3 janë raporte të BE”, shtoi ai.