Tag: abilekaj

  • Shtyrja me 3 muaj e hetimeve ndaj Metës, paralajmëron Abilekaj: Dëmi financiar që do i vijë…

    Shtyrja me 3 muaj e hetimeve ndaj Metës, paralajmëron Abilekaj: Dëmi financiar që do i vijë…

    Enton Abilekaj: Hetimet e SPAK ndaj Metës janë të paragjykuara, drejtësia është vegël e Ramës
    Gazetari Enton Abilekaj ka shprehur kritika të forta ndaj punës së SPAK, duke e akuzuar se nuk arrin të përgatisë dosje të plota dhe profesionale për çështjet që heton, veçanërisht kur bëhet fjalë për zyrtarë të lartë.
    I ftuar në një studio televizive, Abilekaj komentoi vendimin e fundit për shtyrjen e hetimeve ndaj ish-presidentit Ilir Meta, duke e cilësuar këtë çështje si të paragjykuar nga SPAK. Sipas tij, hetimet nuk janë të mbështetura në prova të forta, por janë thjesht një përpjekje për të dënuar një figurë të lartë politike.
    “Kur SPAK mban një çështje hapur pa ngritur akuzë dhe pa e çuar në gjykatë, kemi të bëjmë me një rast të paragjykuar, që më shumë duket si dëshirë për të dënuar një zyrtar të lartë sesa një hetim serioz. Nëse Meta nesër do të shpallet i pafajshëm në Strasburg, dëmi financiar dhe moral për Shqipërinë do të jetë i madh,” u shpreh Abilekaj.
    Ai theksoi se drejtësia sot, sipas tij, është kthyer në një vegël në duart e kryeministrit Edi Rama dhe nuk është më e pavarur.
    “SPAK nuk arrin të ndërtojë dosje profesionale, sidomos ndaj figurave të rëndësishme. Kemi parë raste ku dëshmitarë nga burgu kanë ndryshuar dëshmitë dhe shteti shqiptar ka paguar kur ata janë shpallur të pafajshëm,” tha gazetari.
    Duke iu referuar çështjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Abilekaj vuri në dukje se prokurorët kanë treguar qëndrime personale dhe agresive ndaj tij, çka e bën procesin të duket i padrejtë.
    “Prokurori duhet të jetë objektiv, jo subjektiv. Veliaj nxori në pah një qasje armiqësore nga prokurorët, sidomos nga kreu i SPAK, Altin Dumani,” theksoi Abilekaj.
    Ai gjithashtu argumentoi se drejtësia është ndërtuar me mbështetjen e ndërkombëtarëve, por tashmë është kthyer në një instrument të një pushteti të vetëm.
    “E shohim se si drejtësia sillet ndryshe me personat që Rama i mbështet dhe me ata që ai i ka larguar. Hetimet ndaj liderëve të opozitës duhet të jenë të hapura për publikun, që të ketë transparencë dhe qytetarët të gjykojnë vetë mbi akuzat,” përfundoi Abilekaj.

  • 11 Maji”/ Abilekaj: SHBA dërgoi sinjal të qartë për mungesën e standardeve në zgjedhje

    11 Maji”/ Abilekaj: SHBA dërgoi sinjal të qartë për mungesën e standardeve në zgjedhje

    11 Maji”/ Abilekaj: SHBA dërgoi sinjal të qartë për mungesën e standardeve në zgjedhje

    Gazetari Enton Abilekaj e cilësoi se qëndrimi i fundit i SHBA-ve ndaj procesit zgjedhor në Shqipëri shënon një rikthim në rolin e tyre tradicional si arbitër i paanshëm

    Ai theksoi se reagimi i Uashingtonit ndaj këtyre zgjedhjeve, përmes mungesës së përshëndetjes, është ndër më të fortët në dekada dhe se kjo tregon një zhgënjim të qartë ndaj mënyrës se si u administrua procesi.

    Abilekaj nënvizoi se ky qëndrim është sinjal për të ardhmen politike të vendit dhe për pritshmëritë që kanë aleatët ndërkombëtarë nga klasa politike shqiptare.

    “Nga një sjellje prej pale të paanshme, SHBA-të tani po sillen si një shtet serioz. Kjo është diçka e papritur për Shqipërinë, sepse SHBA ka qenë gjithmonë një pikë reference për shqiptarët madje më shumë se Bashkimi Europian, Brukseli, Parisi apo Londra për qëndrimet e saj të paanshme dhe rolin e arbitrit të ftohtë.

    Historikisht, SHBA-të kanë qenë një arbitër në të cilin shqiptarët kishin shumë besim. Por, kur u vu re se po përfshiheshin si palë e njëanshme në politikën shqiptare, nisi të lindëte dyshimi për qëndrimin e tyre. Kur ambasadori amerikan filloi të merrej edhe me çështje të vogla, si konfliktet e brendshme të partive apo madje edhe brenda vetë partive, autoriteti i SHBA-ve nisi të vihej në dyshim, sidomos nga ata shqiptarë që prisnin një qëndrim të paanshëm.

    Rikthimi i SHBA-ve në një qëndrim të balancuar është një lajm shumë i mirë për shqiptarët. Së dyti, SHBA ka reaguar ashpër në të shkuarën në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri. Në vitin 1946, reagimi i tyre ishte ekstrem pas zgjedhjeve të diskutueshme, ndërsa në 26 maj 1996 ata kërkuan përsëritjen e zgjedhjeve në 40 zona elektorale, që ishin kryesisht zona të mazhorancës së atëhershme. Ky i tanishmi është reagimi i tretë i rëndësishëm, ku SHBA nuk e ka përshëndetur një proces zgjedhor. Që nga ai vit, nuk ka ndodhur më që SHBA të mos e përshëndesë një proces zgjedhor në Shqipëri.

    Tani mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me këtë proces zgjedhor: A do të pranohen rezultatet në heshtje apo do të kërkohet një proces i ri, më i drejtë dhe i ndershëm, në një të ardhme të afërt? Nuk e dimë ende se çfarë do të ndodhë me këto zgjedhje, që për momentin janë kaluar në heshtje nga SHBA. Duhet të presim dhe të shohim: A do të ketë një projekt të ri për zgjidhjen e situatës, apo do të lejohet që ky mandat të përfundojë ashtu siç është?”, tha Abilekaj.

  • Abilekaj: SPAK e dinte aktivitetin e Troplinëve, pse priti antimafian për të vepruar?

    Abilekaj: SPAK e dinte aktivitetin e Troplinëve, pse priti antimafian për të vepruar?

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Enton Abilekaj: Celibashi tregoi se bën gjithçka për interesat e Edi Ramës!

    Enton Abilekaj: Celibashi tregoi se bën gjithçka për interesat e Edi Ramës!

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • ‘Nëse dikush voton, voton për veten e tij’/ Abilekaj: Vota tradicionale, vota më dominante për momentin

    ‘Nëse dikush voton, voton për veten e tij’/ Abilekaj: Vota tradicionale, vota më dominante për momentin

    I ftuar në një intervistë për Syri TV, me moderator Edvin Parruca, gazetari Enton Abilekaj, foli në lidhje me fushtën dhe për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

    Abilekaj u shpreh se nëse një njëri voton, voton për veten e tij dhe vota tradicionale është më dominantja për momentin.

    “Mendoj që faktori kryesor që i bën njerëzit të votojnë është pakënaqësia. Reduktohen arsyet sepse nëse një komunitet është i kënaqur apo jo me atë që ka bërë qeveria, do të votojë pro qeverisë. Kjo duhet të ishte më masive që sesa është në Shqipëri.

    Vota tradicionale është vota më dominante për momentin. Një njeri që voton, voton për arsyet e veta, jo për arsyet e të tjerëve. Ky është moment kur njeriu bën bilancet e veta për qeverinë. Dhe kjo vendos ta mbajë apo jo kryeministrin për 4 vitet e ardhshme.” – tha Abilekaj.

  • Kontrata e lobimit në SHBA/ Abilekaj: Pse duhet ta verifikojë SPAK-u? I vetmi shpjegim është se u urdhërua nga Rama për ta përdorur në fushatë

    Kontrata e lobimit në SHBA/ Abilekaj: Pse duhet ta verifikojë SPAK-u? I vetmi shpjegim është se u urdhërua nga Rama për ta përdorur në fushatë

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Abilekaj: Zgjedhjet nuk janë të lira kur mediat janë ‘tredhur’ nga Edi Rama

    Abilekaj: Zgjedhjet nuk janë të lira kur mediat janë ‘tredhur’ nga Edi Rama

    Abilekaj: Zgjedhjet nuk janë të lira kur mediat janë ‘tredhur’ nga Edi Rama

    Analisti Enton Abilekaj ka ngritur akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Edi Rama për kapjen e mediave dhe deformimin e të gjithë procesit zgjedhor në vend.

    Në emisionin ‘Çim Peka Live’ në SYRI TV, Abilekaj tha se zgjedhjet e lira nuk nisin dhe nuk mbarojnë në ditën e votimit, por ndërtohen në muaj të tërë përgatitjeje ku duhen garantuar kushte të barabarta për të gjitha palët.

    Enton Abilekaj: Unë mendoj që zgjedhjet e lira nuk janë ato që bëhen ditën e votimit, më 11 Maj. Zgjedhjet e lira janë ato që paraprihen nga një fushatë e lirë, nga një fushatë ku mendiat do t’i japin kohë të barabartë dhe mundësi të barabartë palëve, nga një parafushatë ku palët kanë mundësi të barabartë edhe në media edhe jashtë medias. Me një fushatë ku shteti nuk ndërhyn në favor të njërës palë dhe nuk keqpërdoret në favor të njërës palë, dhe të gjitha këto ku krimi dhe biznesi ku bëjnë ato që bëjnë sot, që janë rreshtuar në krah të një partie dhe bëjnë presin mbi punonjësit e vetë dhe mbi qytetarët. Këto quhen zgjedhje të lira, proces i lirë.

    Ne kemi hyrë në zgjedhje dhe kemi parë e po shohim sesi mediat janë të gjitha të tredhura nga Edi Rama. Të gjitha mediat bëjnë çfarë do Edi Rama.

    Diskutojmë sot pse partitë e vogla konkurojnë PD. Nuk flet asnjë media pse Edi Rama nuk ka qeverisur mirë, pse Edi Rama dështoi me integrimin evropian, pse Edi Rama e ka rrugën 20 milionë Euro. Të gjitha këto tema ne nuk i kemi këtu sepse media është tredhur nga Edi Rama, e kontrolluar nga Edi Rama.

    Opozita serbe nuk u fut në zgjedhje për këto arsye. Nuk u fut se jo që ia vidhte votat, sepse nuk vjedh votat njeri në Serbi, në Serbi Vuçiç kontrollonte mediat dhe për këtë arsye nuk u futën në zgjedhje.

    Pra, procesi është shtrembëruar në kohë dhe ne në këtë proces të shtrembëruar nuk kemi asnjë reagim nga asnjë palë serioze, nga asnjë shtet e nga asnjë zyrë në perëndim.

    Ne nuk kemi parë asnjë ndryshim nga faktori ndërkombëtar për zgjedhjet në Shqipëri. Sepse zgjedhjet ndërkohë janë shtrembëruar.

  • “Pasaporta europiane është një gënjeshtër”, Abilekaj sulmon fushatën e Ramës: PS ka nisur një fushatë pa bilanc, pa ide

    “Pasaporta europiane është një gënjeshtër”, Abilekaj sulmon fushatën e Ramës: PS ka nisur një fushatë pa bilanc, pa ide

    Gazetari Enton Abilekaj shprehet se kryeministri Edi Rama e ka zhvendosur vëmendjen ndaj kërkesës së llogarisë për 12 vite dështim të qeverisjes së tij, në ‘projektin’ e pasaportës evropiane, gjë që siç thekson analisti edhe vetë e ka treguar se nuk është i realizueshëm deri më 2030.
    I ftuar në një emision televiziv, gazetari Abilekaj thotë se fushata e Ramës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ka nisur kryesisht metaforike, duke mos folur për programe e projekte të qeverisë së tij.
    Madje gazetari shkon më tej kur thotë se Rama, ka ndaluar eksponentët e tij socialistë të bëhen pjesë e debateve televizive në media, ndërsa këto të fundit e kanë përqendruar vëmendjen e kësaj fushate te sondazhet dhe jo te programet që ofron opozita.

    Sipas Abilkejat, PS ka vendor të bëjë fushatë pa filtra mediatikë, duke përdorur madje dhe fyerjet siç janë parë kohët e fundit në takimet e tij elektorale.

    I vetmi projekt është pasaporta evropiane, një gënjeshtër shumë emadhe. Mendoj se fushata nisi me gjetjet metaforike të Edi Ramës, bufi kënetës që u munduan të zëvendësojnë fushatën e përditshme politike që flet me programe e projekte, dhe pa balance nga qeveria.
    Mediat hoqën dorë nga diskutimet e programeve e janë përqendruar nga sondazhet, kompani që se dimë sa besueshmëri kanë. Bëhen nga të njëjta grupe pune, por edhe për faktin se këto sondazhe bëhen në kushte ku njerëzit kanë frikë për punën, biznesin e ndihen të pambrojtur nga shteti. Futja e partive të reja, si nocion anti-opozitar dhe debate rreth këtyre fakteve që s’ekzistojnë ka pushtuar mediet kohët e fundit. Diskutime rreth qeverisje, bilancin e Ramës, për këto nuk flasin mediet. A meriton Rama një mandat tjetër qeverisje, një kryeministër që ka bërë vetëm një hap drejt BE.
    Programet e opozitës u zëvendësuan me spektaklin e Ramës dhe sondazhe që s’ekzistojnë. Kësaj i shtohet ndalimi, që Rama u ka bërë eksponentëve të vet për debat e llogari në studio. PS ka vendosur të bëjë fushatë pa filtrat mediatikë. Të mashtrojë direkt e një program të parealizueshëm, të mos vihen përballë një bilanci të deritanishëm, kemi një shkelje të rëndë të fushatës elektorale, përçudim në media.  Rama përdor edhe fyerjet.

  • Abilekaj: Mediat perëndimore kanë ngritur alarmin për narko-shtetin e Ramës

    Abilekaj: Mediat perëndimore kanë ngritur alarmin për narko-shtetin e Ramës

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • “Na vodhi fondet,tani thotë do na ndihmojë BE”,Abilekaj akuzon Ramën për manipulim elektoral:E sheh si “shkop magjik”..

    “Na vodhi fondet,tani thotë do na ndihmojë BE”,Abilekaj akuzon Ramën për manipulim elektoral:E sheh si “shkop magjik”..

    Gazetari Enton Abilekaj shprehet se Rama e konsideron BE, si ‘shkopin magjik’ që sipas tij do t’i zgjidhë të gjitha problemet që kryeministri nuk arriti dot t’i zgjidhte në 12 vite qëndrimi në pushtet.
    I ftuar në një emision televiziv, Abilekaj tha se me kartën e anëtarësimit në BE, Rama nuk mund të jetë i besueshëm për votuesit shqiptarë, në një kohë kur vetë unioni ka ngrirë fondet për Bujqësinë shqiptare pas skandalit të IPARD.
    Sipas Abilekajt, një rol kryesor në politik-bërjen e BE, do të ketë edhe Gjermania, me ardhjen në krye të Bundestagut të kancelarit në pritje, Merz.

    Ishte premtimi që s’do bënte më atë që ka bërë deri më tani. Del para shqiptarëve dhe u thotë se nëse ju bujqëve u vodhëm fondet, pas anëtarësimit në BE, s’ka nevojë t’i sjellim me se do isjellë BE vetë. Nëse fondet për shëndetësinë falas i morën 5 miqtë e tij dhe ua shitën shqiptarëve sa ‘frëngu pulën’, kur të shkojmë në BE do na ndihmojë BE me spitalet kur të shkojmë në spitalet e BE. Çdo problem që kishim ne do na i zgjidhë BE, pagat që s’i rriti dot,  kur të futem në BE do na i rrisë BE.

    Ky është premtimi i Edi Ramës për BE. Që BE, është shkopi magjik që do zgjidhë të gjitha problemet që ai s’i zgjidhi dot. Ky s’bën dot asgjë për të ndryshuar veten dhe mund të bëjë diçka për ta futur vendin në BE. Gjermania është forcë kryesore në BE. Pasi kancelari Merz është i vendosur për të ndryshuar politikën e BE. Ky proces teknik s’përfundon aq shpejt sa ishte menduar me një politikë që pritet të ndryshojë në BE me ardhjen e Merz.
    Rama është duke gënjyer. Një njeri që flet për anëtarësim në BE dhe ndërkohë fondet e para, Ipard janë të dështuara, s’mund të jenë i besueshëm. Një njeri që në 12 vjet ka bërë vetëm një hap drejt BE, s’besoj se do besohet sërish.