Tag: abilekaj

  • Enton Abilekaj: SPAK lëshon lajme dhe thashetheme te mediat që ka të preferuara, për Ballukun ka vetëm spekulime

    Enton Abilekaj: SPAK lëshon lajme dhe thashetheme te mediat që ka të preferuara, për Ballukun ka vetëm spekulime

    Enton Abilekaj, deklaroi se sjellja e SPAK me zv.Kryeministren Belinda Balluku, ka nxitur një mori thashethemesh.
    Abilekaj tha se SPAK u jep lajme apo thashetheme, mediave të preferuara, por më pas nuk jep informacion, duke nxitur spekulime.
    “Ka disa ditë spekulime. E dija që të enjten, e kam konsultuar për më shumë informacion me kolegë por nuk ka. Që nga e premtja, çdo gjë është spekulim. Është e sigurtë që do të thirret në SPAK dhe është regjistruar çështje penale, ose është shtuar në një çështje, por të tjerat janë spekulime. Derisa të dimë se për çfarë është, çdo gjë tjetër është spekulim. Ata që spekulojnë dhe thonë pse nuk shkruajnë dhe të tjerët, mendoj se e kanë gabim. Gara e informimit fillon kur ajo paraqitet në SPAK dhe merret informacion. Nuk mund të aludojmë më tepër dhe do të gënjejmë njerëzit.
    Kjo që bën SPAK nuk është transparencë. Lëshon lajme dhe thashetheme në disa media të preferuara. Lëshon pastaj aludime dhe zyrtarisht thotë nuk kemi gjë për të thënë. E para, duhet të njohë personin që është interesuar për çështjen dhe pastaj të njoftojë për transparencë. Bëhet fjalë për një njëri shumë të rëndësishëm”, deklaroi Abilekaj.

  • Arrestimi i avokatit/ Abilekaj: Prokuroria është kthyer në institucion të mbifuqishëm që nuk pyet as për gjykatën

    Arrestimi i avokatit/ Abilekaj: Prokuroria është kthyer në institucion të mbifuqishëm që nuk pyet as për gjykatën

    Gazetari Enton Abilekaj, i ftuar në edicionin informativ ‘Ora 19’ në SYRI TV, ka komentuar arrestimin e avokatit Uljan Bajrami, duke e cilësuar këtë ngjarje si një tregues alarmant të mungesës së sigurisë juridike në vend.

    Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Abilekaj deklaroi se:

     ‘Arrestimi i tij ka bërë që siguria e një avokati të jetë zero, dhe po ashtu edhe e një qytetari.’

    Sipas tij, në Shqipëri është krijuar një realitet ku prokuroria ka marrë një fuqi të pakontrolluar, duke e lënë gjykatën jashtë loje:

     ‘Është krijuar një prokurori e mbifuqishme që nuk pyet më pas për gjykatën.’

    Gazetari nënvizoi se siguria juridike është themeli i një demokracie funksionale, dhe se rasti i arrestimit të një avokati vetëm sepse ka paralajmëruar një padi ndaj një prokurori, është i papranueshëm:

     ‘Mendoj se, siguria juridike e çdo qytetari, sidomos e një avokati është thelbësore në një demokraci. Nuk mund të ndodhë, është e paimagjinueshme që të ndodhë një ngjarje si ajo e arrestimit të avokatit, sepse po paralajmëron një prokuror se do e padisë për falsifikim dokumentesh.

    Pra siguria juridike e një avokati sot është zero.’

    Abilekaj ngriti shqetësimin se kjo situatë krijon një precedent të rrezikshëm për avokatët dhe qytetarët, të cilët mund të ndëshkohen vetëm pse kritikojnë apo kundërshtojnë një akt të prokurorisë:

    ‘Nëse një avokat do të jetë i pakënaqur me punën e prokurorit, me akuzën. Nëse do të shikonte tek akuza, një punë të njëanshme dhe të qëllimshme kundër një klienti të vet, nëse do ta shprehte atë në gjykatë, do të mund të arrestohej.

    Mungon siguria e qytetarit, i cili mund të arrestohet, të mbahet në paraburgim për muaj dhe të mos merret në pyetje, siç ka ndodhur me qytetarë të thjeshtë apo dhe persona të njohur, siç ka ndodhur deri më sot, dhe askush nuk merret me ta dhe të gjithë e justifikojnë me luftën ndaj korrupsionit, ndaj krimit të organizuar etj.’

    Abilekaj tha se jemi përballë një sistemi të deformuar ligjor dhe kushtetues, që nuk garanton të drejtat themelore të qytetarëve:

    ‘Ne kemi krijuar një prokurori e cila është e mbifuqishme, e tejfuqishme dhe një gjykatë krejt të pafuqishme për të kontrolluar prokurorinë.

    Dhe pastaj një sistem ligjor dhe kushtetues i cili nuk e mbron dot qytetarin në të drejtën e vet legjitime, pra në sigurinë juridike që ai duhet të ketë përballë akuzës, që është gjëja më normale në çdo vend të botës.’

     

  • “Anuela Ristanin e kanë flakur”, Abilekaj: Ja pse mund të kemi zgjedhje në Tiranë më 9 nëntor

    “Anuela Ristanin e kanë flakur”, Abilekaj: Ja pse mund të kemi zgjedhje në Tiranë më 9 nëntor

    Gazetari Enton Abilekaj ka komentuar zhvillimet në Bashkinë e Tiranës dhe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, gjatë një interviste në një emision televiziv.
    Sipas Abilekajt, situata aktuale në krye të bashkisë është e bllokuar për shkak të rolit të Anuela Ristanit, e cila ndodhet në detyrën e kryetares në detyrë dhe ushtron kompetenca për shkak të mungesës së Erion Veliajt, por nuk ka mbështetjen politike nga PS.
    “Në Tiranë është Anuela Ristani që nuk shkarkohet dot, se është aty si nënkryetare dhe ajo nuk firmos asgjë që nuk do. Ajo e di që e kanë flakur, dhe këta nuk e duan aty, kanë ngecur me atë,” tha Abilekaj.
    Gazetari theksoi se kjo situatë bllokimi institucional mund të jetë arsyeja që po shtyn përpara mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë e Tiranës, pavarësisht debatit ligjor që ka shpërthyer rreth dekretimit të tyre.
    “Besoj se për këtë arsye do bëhen zgjedhjet në Tiranë sa më shpejt, edhe pse ligjërisht nuk mund të bëhen zgjedhjet në 9 nëntor. Me ato çfarë ndodhin në këtë vend, dekreti mund të kthehet dhe zgjedhjet të bëhen edhe në 9 nëntor,” shtoi Abilekaj.

  • “Parlamenti, në fazën e fundit të ekzistencës”/ Reagon ashpër gazetari: T’i thuash president është turp, shkelje…

    “Parlamenti, në fazën e fundit të ekzistencës”/ Reagon ashpër gazetari: T’i thuash president është turp, shkelje…

    Gazetari Enton Abilekaj, i ftuar në një emision televiziv, bëri një analizë mbi gjendjen aktuale politike në vend, duke e cilësuar Shqipërinë si një vend që po përjeton një autokraci të plotë.
    Abilekaj tha se në këtë situatë, ata që janë shtypur politikisht duhet të kenë kujdes me etikën dhe të pranojnë fatin e tyre, pa u ankuar apo sharë publikisht.
    “Jemi në fazën ku kanë pranuar se jetojmë në autokraci të plotë dhe ata që shtypen duhet të kenë kujdes me etikën dhe të pranojnë fatin e tyre pa sharë. Një opozitë që dhunohet por nuk duhet të bërtasë kur dhunohet,” u shpreh gazetari.
    Ai theksoi se Parlamenti është në një fazë shumë të rëndë, madje në fundin e ekzistencës së tij si institucion demokratik.
    “Jemi në fazën e fundit fare të ekzistencës së Parlamentit. Ata që bëjnë si trima si Niko Peleshi, bashkë me Bajram Begajn që i thonë ‘largqoftë president’, i shërbejnë paturp një pushteti absolut që ngjan gjithnjë e më shumë me atë diktaturën që kemi lënë pas,” tha Abilekaj.
    Gazetari kritikoi edhe Presidentin e Republikës, duke e përshkruar atë si një figurë që është keqpërdorur dhe përdor si mashë nga pushteti, duke shkelur Kushtetutën me veprimet e tij.
    “Presidenti që dërgon në Gjykatën Kushtetuese disa shkresa të rëndësishme, t’i thuash president këtij është turp. Ai ka shkelur rëndë Kushtetutën kur ka dekretuar zgjedhjet në Tiranë, ndërkohë që nuk kishte vakancë në bashki, pasi Erion Veliaj ishte ankuar në Gjykatën Kushtetuese,” tha Abilekaj, duke shtuar se:
    “Në momentin që Gjykata Kushtetuese pranon padinë e Veliajt dhe sqaron arsyen, Presidenti nuk mund të thotë që kjo i takon gjykatës administrative. Këtë e cakton gjykata, jo Presidenti.”

  • “I pavarur”, Abilekaj: Binaj nuk ka lidhje me PD, por shfrytëzoi momentin kur opozita kërkonte një kandidat të ri

    “I pavarur”, Abilekaj: Binaj nuk ka lidhje me PD, por shfrytëzoi momentin kur opozita kërkonte një kandidat të ri

    Gazetari Enton Abilekaj ka komentuar kandidaturën e aktorit dhe aktivistit Florjan Binaj për Bashkinë e Tiranës, gjatë një interviste në një emision televiziv, duke e cilësuar atë si një kandidat të pavarur, por që po mbështetet gjerësisht nga spektri opozitar.
    Sipas Abilekajt, Binaj vjen jashtë partive politike tradicionale dhe nuk ka pasur lidhje me Partinë Demokratike në të shkuarën, madje në disa raste ka mbajtur qëndrime të distancuara ndaj saj.
    “Binaj është kandidat i pavarur dhe kjo nuk diskutohet. Partia me të cilën ai ka më shumë largësi është PD, aq sa e njoh dhe me veprimtarinë publike që ka bërë ai. Ai është ruajtur të largohet nga PS si imazh, ndërsa me PD s’ka pasur lidhje fare,” tha Abilekaj.
    Gazetari kujtoi se në protestat qytetare ku Binaj ka qenë i angazhuar, ai shpesh ka qenë kritik edhe ndaj përfshirjes së partive politike në to.
    “Një nga njerëzit që insistonte që PD të mos kishte të drejtën e fjalës në protestat civile ishte Florjan Binaj,” theksoi ai.
    Sipas Abilekajt, kandidimi i Binajt është një lëvizje e mençur politike në një moment ku opozita kërkonte një figurë të re dhe të jashtme ndaj sistemit politik aktual.
    “Ai gjeti një moment oportun, ku opozita kërkonte një kandidat të pavarur. Kjo nuk e bën atë të varur nga këto parti. Ai shfrytëzoi një mundësi dhe kuptoi se kjo ambicie e tij mund të realizohet me mbështetjen e një partie të madhe si PD,” tha gazetari.
    Megjithatë, Abilekaj shtoi se marrëdhënia e Binajt me Partinë Demokratike do të varet nga zhvillimet e mëtejshme gjatë fushatës dhe pas zgjedhjeve.
    “Më pas, marrëdhënia e tij me PD mbetet për t’u parë në vijim.”
    Në fund, gazetari vlerësoi figurën e Binajt si tërheqëse për publikun, veçanërisht për të rinjtë dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. “Besoj se Binaj është një figurë që të rinjtë e duan dhe popullsia në përgjithësi e ka dashur. Duket qartë mbështetja që ka në rrjetet sociale.”

  • Abilekaj: Raportet Rama-Kurti janë në pikën zero

    Abilekaj: Raportet Rama-Kurti janë në pikën zero

    Gazetari Enton Abilekaj, komenton ashpërsimin e marrëdhënieve mes kryeministrit Edi Rama dhe atij të Kosovës, Albin Kurti duke theksuar se raporti mes dy liderëve ka arritur në pikën “zero”. Për të përplasja mes Ramës dhe Kurtit ka nisur që herët, por është thelluar për shkak të qasjeve të ndryshme politike dhe strategjike ndaj rajonit.
    Ai deklaroi se Rama ka zgjedhur të bashkëpunojë ngushtë me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, duke marrë mbi supe rolin e liderit rajonal që synon ndarjen e influencës në Ballkan mes shqiptarëve dhe serbëve.
    ”Rama ka marrë përsipër që me Vuçiç të luajnë rolin e liderëve ballkanikë, duke ndarë Ballkanin mes shqiptarëve dhe serbëve. Ata menduan se mund të zgjasin pushtetin e tyre përmes kësaj loje të stabilitetit pa demokraci, duke aneksuar Shqipëria rolin që historikisht i takon Kosovës në rajon”,-u shpreh Abilekaj.

  • “Dalin në shesh dhe shtiren si patriotë”/ Protesta në mbrojtje të UÇK-së, reagon analisti:Tubimi i hipokrizisë së Ramës

    “Dalin në shesh dhe shtiren si patriotë”/ Protesta në mbrojtje të UÇK-së, reagon analisti:Tubimi i hipokrizisë së Ramës

    Analisti Enton Abilekaj ka komentuar protestën e organizuar nga Edi Rama për të dalë në krah të ish-drejtuesve të UÇK-së, që ndodhen në Gjykatën Speciale në Hagë.
    Abilekaj shkruan se, ky ishte një tubim hipokrit, i organizuar nga Rama që ky i fundit të mbajë influencën në trevat shqiptare në prag të balotazhit në Kosovë dhe zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut.
    Enton Abilekaj:
    ‘Nuk e mbushën dot as sheshin, Shqipëria dhe Kosova.
    Njerëzit nuk janë aq naivë sa të mos e kuptojnë që ky është tubimi i hipokrizisë, me anë të të cilit Rama kërkon të mbaje influencën në trevat shqiptare, veçanërisht në prag të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut dhe balotazheve në Kosovë.
    Për ironi të fatit aty janë mbledhur ata që e votuan, e propaganduan dhe e negociuan Gjykatën Speciale. Në vend që të zhbëjnë gabimin e tyre me një iniciativë parlamentare për abrogimin e saj, dalin në shesh dhe shtiren si patriotë’, shkruan Enton Abilekaj në një postim në rrjetet sociale.

  • ‘S’e menduam të arrinte deri këtu çmenduria e pushtetit’, Abilekaj: Na u trimërua dhe Niko Peleshi…

    ‘S’e menduam të arrinte deri këtu çmenduria e pushtetit’, Abilekaj: Na u trimërua dhe Niko Peleshi…

    Për gazetarin Enton Abilekaj, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për t’u shprehur ndaj mandateve të anëtarëve të kësaj gjykate, e iniciuar nga Presidenti i Republikës, ishte një vendim i pritshëm. Abilekaj tha se kur menduam se çmenduria e një pushteti nuk do të arrinte deri në këtë pikë, në fakt ndodhi.Tashmë është e qartë, shprehet Abilekaj, se Rama nuk do askënd që guxon të mendojë, veprojë apo të dalë kundër tij, dhe kjo u bë e qartë me vendimmarrjen e 16 tetorit nga ana e Gjykatës Kushtetuese, duke i ndërprerë mandatin gjyqtares Sonila Bejtja.Dhe ai zë pakice që ishte kundër qeverisë dhe që merrej si referenca nga organizmat ndërkombëtarë, thekson ndër të tjera Abilekaj, tashmë është shuar.Është normale sepse pritej.Edhe ky rast ishte i tillë. Menduam se s’mund të arrinte deri këtu çmenduria e një pushteti, sado absolut, injorant e prepotent, por arrin sa nuk do askënd që guxon të veprojë, mendojë apo të shprehet kundër tij.Shikoni parlamentin. Në parlament është trimëruar Niko Peleshi, pushteti kërkon më shumë represion ndaj opozitës, represion ndaj mendimit kundër.Rasti i Bejtjas, është çlirimi nga një makth e mendimi kundër që i referohej GJEDNJ, Strasburgu në të gjitha gjykatat. Por i referoheshin edhe ndërkombëtarët, lexonin dhe raportet e pakicës, ishte pikë reference për Gjykatën Kushtetuese. U zhduk që të mos ketë më asnjë problem me GJK, qeveria.

  • “Na u trimërua dhe Niko Peleshi”/ Gjykata Kushtetuese dhe vendimet, plas gazetari: Rama nuk do askënd që guxon të…

    “Na u trimërua dhe Niko Peleshi”/ Gjykata Kushtetuese dhe vendimet, plas gazetari: Rama nuk do askënd që guxon të…

    Për gazetarin Enton Abilekaj, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për t’u shprehur ndaj mandateve të anëtarëve të kësaj gjykate, e iniciuar nga Presidenti i Republikës, ishte një vendim i pritshëm.
    I ftuar në një emision televiziv Abilekaj tha se kur menduam se çmenduria e një pushteti nuk do të arrinte deri në këtë pikë, në fakt ndodhi.
    Tashmë është e qartë, shprehet Abilekaj, se Rama nuk do askënd që guxon të mendojë, veprojë apo të dalë kundër tij, dhe kjo u bë e qartë me vendimmarrjen e 16 tetorit nga ana e Gjykatës Kushtetuese, duke i ndërprerë mandatin gjyqtares Sonila Bejtja.
    Dhe ai zë pakice që ishte kundër qeverisë dhe që merrej si referenca nga organizmat ndërkombëtarë, thekson ndër të tjera Abilekaj, tashmë është shuar.
    Është normale sepse pritej.Edhe ky rast ishte i tillë. Menduam se s’mund të arrinte deri këtu çmenduria e një pushteti, sado absolut, injorant e prepotent, por arrin sa nuk do askënd që guxon të veprojë, mendojë apo të shprehet kundër tij.
    Shikoni parlamentin. Në parlament është trimëruar Niko Peleshi, pushteti kërkon më shumë represion ndaj opozitës, represion ndaj mendimit kundër.
    Rasti i Bejtjas, është çlirimi nga një makth e mendimi kundër që i referohej GJEDNJ, Strasburgu në të gjitha gjykatat. Por i referoheshin edhe ndërkombëtarët, lexonin dhe raportet e pakicës, ishte pikë reference për Gjykatën Kushtetuese. U zhduk që të mos ketë më asnjë problem me GJK, qeveria.

  • “Begaj u kthye në kamikaz për Ramën”, Abilekaj godet Presidentin: Letra për Kushtetuesen s’është veçse presion politik

    “Begaj u kthye në kamikaz për Ramën”, Abilekaj godet Presidentin: Letra për Kushtetuesen s’është veçse presion politik

    Gazetari Enton Abilekaj ka reaguar ndaj pretendimeve të kreut të Shtetit, Bajram Begaj, lidhur me letrën që ky i fundit i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese për dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore në Tiranë, pas shkarkimit të Erion Veliajt nga Këshilli i Ministrave.
    Përmes një statusi në rrjetet sociale, Abilkeja teksa e konsideron Begajn një maxhordom që ka vendosur të kthehet në kamikaz për kreun e qeverisë Edi Rama, thotë se letra drejtuar Kushtetueses, është bërë me qëllimin e vetëm: ndikimin.
    Sipas Abilekajt, askush nuk ka guxuar të ushtrojë ndikim në Kushtetuese nga ana e ekzekutivit, madje as Rama vetë, porse një lëvizje e tillë tregon qartazi se Begaj ose është zari i Rusmajlit ose të dy janë zarat e Ramës që bëjnë garë kush t’i shërbejë më verbërisht.
    Statusi
    Maxhordomi ka vendosur te kthehet ne kamikaz per Edi Ramen. I çon leter Kushtetueses per te ndikuar hapur ne vendimin e saj. As Edi Rama nuk ka guxuar te lere gjurme te ndikimit te ekzekutivit te Kushtetuese, as shefi i Begajt nuk ka nxjerre kurre asnje dokument sadopak te ngjashem, ku i kerkohet nje pushteti te pavarur te marre vendimin qe do ai.Ose ky eshte zari i Rusmajlit ose te dy jane zarat e Rames qe bejne gare kush t’i sherbeje me verberisht. Dhe Rama si shperblim u gjen nga nje pune te dyte ne kundershtim me ligjin.