Enton Abilekaj deklaroi se kryeministri Edi Rama “qëndron tek fronti dhe llogorja e Belindës”, duke theksuar se, sipas tij, Rama është i përfshirë drejtpërdrejt në përpjekjet për të mbrojtur këtë dosje. Abilekaj u shpreh se “po ra llogorja e Belindës, pastaj mbetet ky”, duke nënkuptuar se çështja është thelbësore për kryeministrin.
Sipas gazetarit, nga dokumentet e dosjes kuptohet se SPAK është pak i tërhequr dhe ka pak droje të shkojë deri tek Rama. Ai shtoi se dosja tregon qartë se është edhe e Ramës dhe se bëhet fjalë për“një urdhër të Ramës që e ka zbatuar Belinda Balluku.
Lexo edhe:Ndarja e territorit nga regjimi/ Ja premtimi i bujshëm i Berishës për Mirditën në kufijtë e saj natyralë!Abilekaj foli edhe për kompanitë e lidhura me konsulencën e Cherie Blair, bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik Tony Blair. Ai përmendi pagesa për Tony Blair që, sipas tij, kryheshin nga qeveria shqiptare jo drejtpërdrejt, por “nëpërmjet një fondi të Kuvajtit” në vlerën 5 milionë euro. Këto i cilësoi si transferta të dyshimta.
Në vijim, gazetari kritikoi rolin global të Tony Blair, duke u shprehur se ish-kryeministri britanik ‘nuk ka lënë pushtetar të korruptuar dhe antidemokratik pa këshilluar’. Sipas Abilekajt, Blair ka krijuar një kompani konsulence që “merr hajdutët dhe despotët e botës dhe i fut në Perëndim”. Ai shtoi se Blair, dikur një figurë e dashur në Britani, “është bërë figura më e urryer”, duke iu referuar raportimeve të mediave britanike, përfshirë edhe “Guardian”.
Abilekaj:
Rama rri tek fronti i Belindës, tek llogorja e Belindës, lufton atje, se po ra llogorja e Belindës, pastaj mbetet ky, dhe ky është duke luftuar te SPAK të mbetet tek llogorja.
Dhe nga dosja ky kupton që SPAK është pak i tërhequr, ka pak droje që të shkojë deri tek Rama. Se dosja bërtet që është edhe e Ramës, dosja është e qartë që ky është një urdhër i Ramës që e ka zbatuar Belinda.
Meqë e hapëm këtë temë, kompanitë që ishin me konsulencën e gruas së Tony Blair, Cherie Blair.Pagesat te Tony Blair që bëheshin nga qeveria shqiptare, por jo nëpërmjet të qeverisë shqiptare po nëpërmjet një fondi të Kuvajtit, 5 milionë euro.
Të gjitha këto janë transferta të dyshimta, dhe Tony Blair, përpara Trump-it, nuk ka lënë pushtetar të korruptuar dhe antidemokratik pa këshilluar.Tony Blair bën një kompani konsulente që thotë, gjithë hajdutët dhe despotët e botës, mund t’i fus unë në Perëndim.
Dhe Tony Blair sot nga figura më e dashur në Britani është bërë figura më e urryer në Britani, sipas mediave britanike ku përfshihet edhe Guardian që është një media e majtë.Kur flet për moral, një njeri që thotë ‘unë kam bërë luftën e Kosovës për të drejtat e njeriut kundër genocidit’, nuk mund të shkojë atje ku ka gjenocid dhe të thotë që nuk ka gjenocid.
Tag: abilekaj
-

Abilekaj: Rama është duke luftuar që SPAK të mbetet tek llogorja e Ballukut dhe mos shkojë tek ai
-

VIDEO/ Abilekaj: Rama është duke luftuar që SPAK të mbetet tek llogorja e Ballukut dhe mos shkojë tek ai
Gjatë një interviste në emisionin “Çim Peka LIVE”, gazetari Enton Abilekaj deklaroi se kryeministri Edi Rama “qëndron tek fronti dhe llogorja e Belindës”, duke theksuar se, sipas tij, Rama është i përfshirë drejtpërdrejt në përpjekjet për të mbrojtur këtë dosje. Abilekaj u shpreh se “po ra llogorja e Belindës, pastaj mbetet ky”, duke nënkuptuar se çështja është thelbësore për kryeministrin.
Sipas gazetarit, nga dokumentet e dosjes kuptohet se SPAK është pak i tërhequr dhe ka pak droje të shkojë deri tek Rama. Ai shtoi se dosja tregon qartë se është edhe e Ramës dhe se bëhet fjalë për“një urdhër të Ramës që e ka zbatuar Belinda Balluku.
Abilekaj foli edhe për kompanitë e lidhura me konsulencën e Cherie Blair, bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik Tony Blair. Ai përmendi pagesa për Tony Blair që, sipas tij, kryheshin nga qeveria shqiptare jo drejtpërdrejt, por “nëpërmjet një fondi të Kuvajtit” në vlerën 5 milionë euro. Këto i cilësoi si transferta të dyshimta.
Në vijim, gazetari kritikoi rolin global të Tony Blair, duke u shprehur se ish-kryeministri britanik ‘nuk ka lënë pushtetar të korruptuar dhe antidemokratik pa këshilluar’. Sipas Abilekajt, Blair ka krijuar një kompani konsulence që “merr hajdutët dhe despotët e botës dhe i fut në Perëndim”. Ai shtoi se Blair, dikur një figurë e dashur në Britani, “është bërë figura më e urryer”, duke iu referuar raportimeve të mediave britanike, përfshirë edhe “Guardian”.
Abilekaj:
Rama rri tek fronti i Belindës, tek llogorja e Belindës, lufton atje, se po ra llogorja e Belindës, pastaj mbetet ky, dhe ky është duke luftuar te SPAK të mbetet tek llogorja.
Dhe nga dosja ky kupton që SPAK është pak i tërhequr, ka pak droje që të shkojë deri tek Rama. Se dosja bërtet që është edhe e Ramës, dosja është e qartë që ky është një urdhër i Ramës që e ka zbatuar Belinda.
Meqë e hapëm këtë temë, kompanitë që ishin me konsulencën e gruas së Tony Blair, Cherie Blair.
Pagesat te Tony Blair që bëheshin nga qeveria shqiptare, por jo nëpërmjet të qeverisë shqiptare po nëpërmjet një fondi të Kuvajtit, 5 milionë euro.Të gjitha këto janë transferta të dyshimta, dhe Tony Blair, përpara Trump-it, nuk ka lënë pushtetar të korruptuar dhe antidemokratik pa këshilluar.
Tony Blair bën një kompani konsulente që thotë, gjithë hajdutët dhe despotët e botës, mund t’i fus unë në Perëndim.Dhe Tony Blair sot nga figura më e dashur në Britani është bërë figura më e urryer në Britani, sipas mediave britanike ku përfshihet edhe Guardian që është një media e majtë.
Kur flet për moral, një njeri që thotë ‘unë kam bërë luftën e Kosovës për të drejtat e njeriut kundër genocidit’, nuk mund të shkojë atje ku ka gjenocid dhe të thotë që nuk ka gjenocid. -

“Puçi” i kafenesë!/ Abilekaj: Autoriteti i Berishës në PD është në diskutim, po flitet hapur për pasardhësin
Enton Abilekaj, ka folur për takimin e zhvilluar nga disa prej eksponentëve të PD-së, me në krye Ervin Salianjin. Abilekaj deklaroi se autoriteti i Berishës në PD është vënë në diskutim pas humbjes së zgjedhjeve dhe tani po flitet hapur për pasardhësin e tij.
“Deri në 11 maj Berisha ishte autoritet i padiskutueshëm në PD. Me atë autoritet bëri Foltoren e parë, rrëzoi Bashën. Pas zgjedhjeve, u pa që Berisha mori rezultat më të keq se Basha dhe autoritet i tij u vu në diskutim. Ajo që shohim si rrëmujë, çorganizim, është vënie në diskutim i autoritetit të Berishës. Diskutimi mbi pasardhësin po bëhet hapur, autoriteti i Berishës është i pamjaftueshëm. Kjo është arsyeja pse ajo kafja, që u bë mes njerëzve më të votuar, ngjalli frikë. Nga një krah kemi njerëz me vota, njerëz të votuar, që kanë votat e veta dhe kemi një strukturë drejtuese të pavotuar, që u fut në listë të mbyllur, që nuk dolën as në fushatë. I vetmi njeri që i mban është Berisha me autoritet shumë të lëkundur.
Kryetari i FRPD, thotë nëse Berisha nuk na sjell zgjedhjet brenda një viti, duhet të largohet. Salianji ishte këtu dhe foli. Alimehmeti është skeptik ndaj drejtimit. Aulon Kalaja nuk diskutohet. Kemi të bëjmë me rënie të autoritetit të Berishës, bjerrje të votueshmërisë, për shkak të atyre që mbështet dhe mban në kryesi të pavotuar. Pamë incidentin në Kamzë me Albana Vokshin dhe Flamur Nokën, u përjashtua zonja. E pamë që nuk e kanë mbështetjen, por duke patur pushtet brenda partisë, përjashtojnë njerëz ndërkohë që ata nuk kanë njerëz”, tha Abilekaj. -

Një grusht protestuesish/ Abilekaj: Me këtë pjesëmarrje, vetëm tmerrin nuk i fut PD armikut
Enton Abilekaj ka folur për raundin e dytë të Foltores që ka nisur Partia Demokratike para Kryeministrisë. Abilekaj tha se me këtë pjesëmarrje, vetëm tmerrin nuk i fut dot PD “armikut”, siç deklaroi Berisha. Analisti tha se edhe Foltorja e PD-së, ishte më demokratike se kjo që po ndodh.
“Me atë pjesëmarrje vetëm tmerrin nuk i fut “armikut”, siç tha Berisha. E mira është që ky debat është publik, se ka nevojë për Foltore, për të diskutuar se çfarë do të ndodhë dhe si do të zgjidhet, si opozita do të bëhet gati të bëhet më konkurente apo për të rrëzuar qeverinë. E sigurtë, që kjo mënyrë nuk është e duhura, nuk është as Foltore. Më demokratike ishte çadra e Bashës sesa kjo. Nuk kemi dialog mes shoqërisë dhe PD-së, ku pranohen faktet që përmendin dhe ato që ne dimë dhe flitet pastaj për një zgjidhje.
Kur njerëzit shohin në çdo qeveritar një hajdut, si mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme? Çfarë duhet të bëjë opozita për ta arritur këtë? Bashkëveprimi me ndërkombëtarëve. Cfarë duhet të bëjnë qytetarët? Të flasësh aty me dosjen e prokurorisë, pastaj shtesat që thotë Bersiha dhe nuk e dimë a kanë ndodhur ndonjëherë.
Opozita duhet të rishikojë veten, të ketë dialog me qytetarët, dhe të gjejë mënyrën si të luftojë këtë kleptokraci që ka asgjësuar zgjedhjet”, deklaroi Abilekaj. -

“Edhe çadra e Lulit ishte…”/ Gazetari: Me këtë pjesëmarrje, vetëm tmerrin nuk i fut PD “armikut”
Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për raundin e dytë të Foltores që ka nisur Partia Demokratike para Kryeministrisë.
Abilekaj tha se me këtë pjesëmarrje, vetëm tmerrin nuk i fut dot PD “armikut”, siç deklaroi Berisha. Analisti tha se edhe Foltorja e PD-së, ishte më demokratike se kjo që po ndodh.
“Me atë pjesëmarrje vetëm tmerrin nuk i fut “armikut”, siç tha Berisha. E mira është që ky debat është publik, se ka nevojë për Foltore, për të diskutuar se çfarë do të ndodhë dhe si do të zgjidhet, si opozita do të bëhet gati të bëhet më konkurente apo për të rrëzuar qeverinë. E sigurtë, që kjo mënyrë nuk është e duhura, nuk është as Foltore. Më demokratike ishte çadra e Bashës sesa kjo. Nuk kemi dialog mes shoqërisë dhe PD-së, ku pranohen faktet që përmendin dhe ato që ne dimë dhe flitet pastaj për një zgjidhje.
Kur njerëzit shohin në çdo qeveritar një hajdut, si mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme? Çfarë duhet të bëjë opozita për ta arritur këtë? Bashkëveprimi me ndërkombëtarëve. Cfarë duhet të bëjnë qytetarët? Të flasësh aty me dosjen e prokurorisë, pastaj shtesat që thotë Bersiha dhe nuk e dimë a kanë ndodhur ndonjëherë.
Opozita duhet të rishikojë veten, të ketë dialog me qytetarët, dhe të gjejë mënyrën si të luftojë këtë kleptokraci që ka asgjësuar zgjedhjet”, deklaroi Abilekaj. -

Abilekaj: Vendimi për Ballukun është valvul shkarkimi që i shërben Ramës, përgjegjësia po zhvendoset
Analisti Enton Abilekaj është shprehur se vendimi i GJKKO për masat ndaj Belinda Ballukut po funksionon si një mekanizëm shkarkimi presioni politik për Kryeministrin Edi Rama, në një moment kur opozita po e akuzon drejtpërdrejt për aferën e tunelit të Llogarasë.Sipas tij, pavarësisht nëse vendimi është kërkuar apo jo nga kreu i qeverisë, efekti është i qartë: barra e përgjegjësisë po i faturohet vetëm Ballukut, ndërsa Rama del i pa prekshëm. Abilekaj kujton edhe dëshmitë publike që implikojnë kryeministrin në proceset e tenderimit, duke theksuar se përfituesi i vetëm i kësaj lëvizjeje të shpejtë të drejtësisë është Edi Rama.Enton Abilekaj: A duhet të marrë këtë vendim gjykata, GJKKO apo jo? A është, quhet kjo Republikë e prokurorëve apo jo? Unë po ju kujtoj, nuk mund të them nëse e ka bërë Rama, e ka kërkuar Rama apo e kanë bërë ata jashtë kontrollit të Ramës, sepse nuk e kam këtë informacion, por ajo që di është që në fillim të kësaj jave, të hënën opozita bëri një foltore, protestë. E bëri para Kryeministrisë dhe zgjodhi të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit dhe zëvendëskryeministres, apo jo? Për tunelin e Llogarasë. Kjo që ndodhi sot është një valvul shkarkimi që kryeministri të shpëtojë nga kërkesa e llogarisë. Pra, në qoftë se opozita kërkon, e quan kryeministrin fajtor, bashkë me zëvendëskryeministren në çështjen e tunelit të Llogarasë, shkarkimi i përgjegjësisë te Balluku që ka bërë sot gjykata bashkë me prokurorinë, na thotë të kundërtën, na thotë që përgjegjësi është Balluku dhe kjo do e mbajë gjithë barrën e Llogarasë. Edi Rama nuk e mban, nuk ka asnjë lloj përgjegjësie. Është ndryshe fare, se përveç se ka firmosur. Ne kemi një fotografi të qartë dhe një dëshmi të qartë nga Arben Ahmetaj tek komisioni juaj, që Edi Rama ishte ai që shkoi në Ankara dhe i mori këta dhe u tha, do fitojë kjo firma, apo jo? Dhe këto dihen dhe këto janë me dëshmi, ka një fotografi, ka një dëshmi të zëvendëskryeministrit, njerëzve të afërt. Pra, por edhe opozita, duke e ditur që Rama po kërkonte që ta përdorte Belinda Ballukun si valvul shkarkimi, siç përdori ata që përdori për inceneratorët, kërkoi dorëheqjen e kryeministrit. Sot, vendimi i shpejtë i marrë për shkarkimin e Ballukut mendoj që i shërben kësaj, i shërben Edi Ramës. A e ka kërkuar Edi Rama pastaj? A është jashtë kontrollit të Edi Ramës, prokuroria dhe gjykata speciale? Këtë ne nuk e dimë, por përfituesi nga ky vendim, mendoj unë, është Edi Rama.
-

Abilekaj për protestën e PD: Serenatë për Ramën, Berisha do të shmangë analizën e 11 majit
Analisti Enton Abilekaj u tregua i ashpër me të ashtuquajturën protestë që kishte premtuar opozita sonte përpara kryeministrisë për të denoncuar korrupsionin në qeverinë Rama dhe bllokimin e parlamentit nga PS në dëm të PD-së.
Abilekaj deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV ajo nuk ishte protestë, por një mish-mash dhe këtë ajo e bën qëllimisht për të mos bërë analizën e humbjes në 11 maj.
“Është e vëshirë t’i rekomandosh një opozite se si duhet të reagojë në një sistem autokratik. Dikur ishte më e lehtë se dikur kishe një botë demokratike, ndërsa sot kërkesa për demokraci është bërë më e ulët.
Nëse këtu mund të kishte dialog mund ta justifikonim pjesëmarrjen dhe tonet e ulëta. Nuk duhet të flisnin 5 funksionarë dhe një qytetare në emigracion. Opozita duhet të bëjë analizën e asaj çfarë ka ndodhur. E tha edhe Salianji që duhet nuk duhet protestë, por revoltë për të angazhuar njerëzit.
Nëse oferta e opozitës nuk funksionon duhet bërë revoltë. Por të bësh një mish-mash aty dhe të bësh serenatë siç tha Vrenozi, kjo është gjëja më kot. Kjo s’mund ta zëvendësojë analizën e asaj që ndodhi më 11 maj. Këta vazhdojnë me taktikën e vjetër, duke bërë të njëjtën opozitë, që të mos bëjnë analizë dhe dalin në bulevard”- tha analisti Enton Abilekaj. -

“Foltorja” e re/ Abilekaj ia thotë troç Salianjit: Nëse nuk merrni dot përgjegjësi si opozitë, më mirë ikni fare
Ervin Salianji, ishte i ftuar në emision ku u diskutua për protestën e parë të opozitës, në ciklin e protestave që ka nisur dhe i quan “Foltore”.
Salianji debatoi me analistët për pjesëmarrjen e ulët dhe faktin që opozita nuk ka ide dhe nuk ngjall shpresë.
Debati:
Enton Abilekaj: Problemi është i të gjithëve ne, por përgjegjësia është e juaja. Ne kemi një problem dhe e shprehim por përgjegjësia është juaja. Nëse nuk e ushtroni dot, më mirë ikni, lini dikë tjetër.
Ervin Salianji: Prandaj po them, PD, po e marr përgjegjësinë, nuk kam ndonjë funksion të lartë, nuk kam qenë organizator, përgjegjësia është e opozitës, nuk është se jam i pamundur të ndërtoj narrativën për të folur aty, shumë më shumë se edhe këto që thamë përgjysëm, por jemi në kushtet kur nuk themi dot po shkëlqejmë, kemi problematika që duhen zgjidhur, por jo të shfokusohemi ndaj skandaleve. Ne duhet të kishim mesazhe të përqëndruara. Është kapur kryeministri në korrupsion, 50 mln euro aty, 60 mln aty, e me rradhë. Këto dalin se zihen me njëri tjetrin kush të marrë më shumë para. Kemi përgjegjësi, duhet ta lexojmë mirë reagimin e demokratëve. Ne duhet të ishim në kushtet e revoltës, për të folur. Nëse kjo është edhe platforma e parë, por kur është formë e dhënies së mundësisë së qytetarëve për të folur, është pak e ndryshme.
Andi Tela: Kur thua revoltë, kush i bashkëngjitet? Mungesa e njerëzve, është mungesë besimi.
Ervin Salianji: Unë di ta lexoj edhe nervin edhe logjikën e opozitarëve, është e vështirë që të dalë një demokrat për një protestë të butë sesa për një revolt. Këtu ka patur rast kur zv. kryeministri u dorëhoq, zoti Meta. E patë Ramën me hunj e me drru atje, ti kishin ndodhur këto PD-së, e di çfarë bënte PS? Po ti thuash qytetarëve do të dalim në revoltë, ta shohësh se si do të jetë. Rama në Tiranë 48% ka marrë.
Ergys Mërtiri: Ju u ulët në tavolinë me Ramën dhe bëtë kodin që pëlqente ai.
Andi Tela: Keni bërë ju çdo lloj proteste dhe më keq është.
Ervin Salianji: Duhet të ndajmë protestat dhe aksionet dhe gabimet e drejtuesve. Çadra prodhoi largimin e 6 ministrave atëherë, pas 100 ditësh, e detyroi Ramën të ulej në marrëveshje për qeveri teknike. Pse fajin protesta e ka që ulet ai me Ramën? Pse 2019 kur u lanë mandatet?
Andi Tela: Them protesta.
Enton Abilekaj: E vetmja gjë e mirë aty ishte që Basha mësoi të këndojë himnin… -

Abilekaj: Optimizmi për integrimin në BE nuk përputhet me realitetin shqiptar
Në një intervistë për edicionin pasdites, me moderatorin, Edvin Parruca, në Syri TV, analisti Enton Abilekaj kritikoi ashpër optimizmin e shprehur për ecurinë e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Ai theksoi se realiteti me të cilin përballen qytetarët është shumë larg asaj që burokratët evropianë e prezantojnë.
Abilekaj u ndal kryesisht te çështjet e pronave, të cilat sipas tij janë në një gjendje kaotike dhe shkaktojnë konflikte të vazhdueshme, dhe te ndotja mjedisore, që ka shkaktuar ankesa edhe nga vendet fqinje. Ai nënvizoi se edhe institucionet evropiane, përfshirë Parlamentin Evropian, kanë konstatuar se zgjedhjet e fundit në Shqipëri ishin “të pabarabarta”, duke sfiduar kështu bazat e demokracisë në vend.
Analisti shtoi se raportet e Bashkimit Evropian theksojnë se qeveria shqiptare ushtron presion mbi gjyqësorin dhe prokurorinë, ndërkohë që korrupsioni dhe krimi i organizuar vazhdojnë të jenë të përhapur në nivelet më të larta të qeverisjes. Ai përmendi edhe raste të dhunës së armatosur në zonat urbane, duke treguar një mungesë të efektshme të shtetit ligjor.
“Në qoftë se këto konsiderohen hapa përpara drejt Bashkimit Evropian, atëherë ne tashmë duhet të ishim anëtarë. Por realiteti është krejt i kundërt: ka hapa mbrapa dhe qytetarët përballen me probleme të thella dhe të pazgjidhura,” deklaroi Abilekaj.
Ai përfundoi duke theksuar se progresi i pretenduar drejt BE-së është sipërfaqësor dhe nuk reflekton përmirësime reale në jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë.
Enton Abilekaj: Optimizmi, unë nuk e di, optimizmi që vjen nga Bashkimi Europian mendoj që është në kontrast me atë që mendojnë njerëzit që jetojnë këtu. Pse e mendoj këtë? Sepse vetëm po të shohësh një edicion të thjeshtë lajmesh, jo vetëm te Syri, kudo. Po, kudo. Në çdo televizion. Ne shikojmë banorë që dalin në protesta sepse po u vidhen pronat. Pra çështja e pronave jo vetëm që nuk është zgjidhur, jo vetëm që nuk është në prag të zgjidhjes, por është ka arritur në një pikë ku nuk merret më vesh se kush është pronari dhe si mund të zgjidhet më.
Ne shohim në edicionet e lajmesh se si ndotja, niveli i ndotjes ka arritur aq shumë, në nivele aq të larta, sa dhe fqinjët ankohen për ndotjen tonë. Dhe kjo është një çështje që nuk mund të zgjidhet as për një vit e as për dy vjet. Pra, që ne hapim kapitujt për t’i diskutuar dhe që ne do të kemi një fazë të ndërmjetme, të gjitha këto janë fakte burokratike të cilat na vijnë nga Brukseli duke na dhënë një mundësi që deri në mbylljen e kapitujve të korrigjohemi. Por të thuash pastaj siç, siç thotë Marta Kos, që Shqipëria ka bërë përpjekje dhe është shumë pranë integrimit, mendoj që ose të duket vetja e gënjyer, ose nuk kupton se çfarë po ndodh. Sepse përmenda dy topa, por unë po flas për zgjedhjet në Shqipëri, parlamenti europian ka miratuar rezolutën që zgjedhjet në Shqipëri ishin të pabarabarta. Domethënë në Shqipëri u zhvillua një garë e pabarabartë dhe fitoi ai që është në pushtet. Ç’do të thotë kjo? A ka mundësi që të futen dy skuadra në fushë me një garë të pabarabartë dhe të fitojë njëra dhe të thuhet që ndeshja ishte në rregull?
Pra, iku dhe kjo e të drejtës politike. Flasim për gjykatat. E ka thënë Bashkimi Europian, jo ne, në raportin e progresit, që qeveria ushtron presion mbi drejtësinë e pavarur, mbi prokurorinë dhe mbi gjykatën. Nuk e kemi thënë ne këtë. Sigurisht që ne e themi, por nuk po e marr nga çfarë raportohen mediat shqiptare, por po marr çfarë raporton Bashkimi Europian dhe raporti i progresit. Pra, pushteti ekzekutiv thotë, ushtron presion mbi pushtetin gjyqësor që mos të ketë drejtësi në këtë vend. Dhe kjo quhet një hap përpara në integrimin në Bashkimin Europian. Pastaj, korrupsioni thotë raporti, është endemik dhe i përhapur në nivelet më të larta të qeverisjes. Mos, kjo është një hap përpara drejt Bashkimit Europian?
Në qoftë se këto janë hapa përpara drejt Bashkimit Europian, pastrimi i parave thotë, është një problem shumë i madh, Shqipëria është bërë një qendër e pastrimit të parave. Shumica e ekonomisë është ekonomi kriminale. Të gjitha këto raportime të burokratëve të Brukselit që i quan Rama, që të cilët i vlerëson, na thonë, na tregojnë që ne jetojmë në një realitet që nuk ka, përputhet me atë që njohim ne nga Bashkimi Europian. Në qoftë se vendet e Bashkimit Europian kanë këtë situatë të parave të pista, këtë situatë të nivelit të korrupsionit, këtë situatë të krimit të organizuar që kontrollon qeverisjen, këtë situatë të zgjedhjeve të pabarabarta, këtë situatë të mjedisit, këtë situatë të pronave, atëherë hyrja në BE për ne tashmë është një formalitet. Ne e kemi arritur. Por në qoftë se është e kundërta, nuk ka asnjë hap përpara.
-

Hetimi shterues i pamundur”/ Abilekaj: Rama do porosisë SPAK-un të mbyllë dosjen e Ballukut!
Hetimi shterues i pamundur”/ Abilekaj: Rama do porosisë SPAK-un të mbyllë dosjen e Ballukut!
Gazetari, Enton Abilekaj, u shpreh se hetimi ndaj ministres Belinda Balluku rrezikon të mbyllet pa një përfundim konkret, ndërkohë që ajo vetë mund të dalë e pafajshme pasi dosja aktuale konsiderohet të jetë një “porosi e kryeministrit”, ç’ka e bën të vështirë çuarjen e çështjes deri në fund.
I ftuar në Syri TV, Abilekaj shprehet se çdo hetim i thelluar do të kërkonte në mënyrë të pashmangshme thirrjen dhe marrjen në pyetje të kryeministrit Edi Rama, një hap që shihet si bllokues për ecurinë e procesit.
Kjo situatë sipas tij, e lë dosjen në një ngërç, ku përgjegjësia finale duket se i kalon nivelit më të lartë të qeverisë, duke e bërë thuajse të pamundur një hetim shterues.
Abilekaj: Që ka dosje të tjera. ndaj Ballukut. Pra, mendoj që në këtë dosje, ku është e qartë që me foton që ka nxjerrë Ahmetaj, me procedurat, me ato që janë folur gjatë bisedave që ka në dosje e të tjera e të tjera, është një porosi e kryeministrit. Kjo dosje edhe mund të mbyllet. Kjo mund të dalë edhe pa fajtor, dhe mund të mos dalin asnjë konkluzion. Domethënë, edhe që e lanë të mbarojë e fatit se këta s’kanë për të shkuar as askund, sepse kjo nuk mund të çohet deri në fund në qoftë se nuk thirret Edi Rama.
Dhe pastaj, Belinda Balluku ka në dosjet e tjera mund t’i gjejë dënimin që mund t’i japë, SPAK-u, ose Rama, varet nga nga negociatat që do të bëhen, e si do të dënohet Belinda Balluku, në të ardhmen, por jo nëpërmjet kësaj dosje, mendoj unë.
Sepse në çdo gjë që të shkojmë, që shkojmë te kjo dosje, shkojmë atje. Në çdo gjë që mund të shkojmë ne, dhe te dosja Thumanë-Kashar, do shkojmë te Rama. Maksimumi mund, që ai nuk na çon te Rama, mund të jetë tenderi i i supervizionit të kësaj, Llogarasë, mbikqyrjes së punimeve, për të cilën nuk ka asnjë vendim gjeopolitik, që të kalojë nga kryeministri.
Se këto paratë që kalojnë nga kryeministri, janë të gjitha para që përdoren për gjeopolitikë. Kjo nuk është se janë korrupsion. Domethënë mos mos keqkuptohemi. Pra, ideja është shumë e qartë që… Këto janë të gjitha për gjeopolitikë. Se e patë ju për shembull rrugën Unaza këtu, seshi Shqiponja, 20 milionë euro që ikën në Amerikë ishin për gjeopolitikë. Nuk ishin korrupsion ato.