Tag: abazi

  • ‘Protesta nuk ishte vetëm kundër Hagës, por edhe Pacollit’/ Çim Peka: Inxhinieri i pistës së aeroportit i arratisur në Londër

    ‘Protesta nuk ishte vetëm kundër Hagës, por edhe Pacollit’/ Çim Peka: Inxhinieri i pistës së aeroportit i arratisur në Londër

    Gazetari Çim Peka ka reaguar në lidhje me protestën e zhvilluar në Tiranë kundër Gjykatës Speciale në Hagë, duke publikuar një foto ku dallohet biznesmeni Valon Ademi në krah të Taulant Ballës.

    ‘Valon Ademi kudo në krah të Taulant Ballës, mungon Arbër Abazi. Duket sikur kjo protesta nuk ishte vetëm kundër Hagës por edhe kundër Pacollit për vonesat në aeroportin e Bengazit!’, shkruan Peka në Facebook.

    Gjithashtu gazetari ka bërë dhe një llogari ironike, ‘Valon Ademi+Balla+Arber Abazi+Balluku= 49%?’, si dhe ka bërë të ditur se ‘inxhinieri që duhet të firmoste për cilësinë e punimeve në pistë është arratisur në Londër’.

    Postimi i plotë:

    Valon Ademi kudo ne krah te Taulant Balles, mungon Arber Abazi. Duket sikur kjo prostesta nuk ishte vetem kunder Hages por edhe kunder Pacollit per vonesat ne aeroportin e Bengazit!

    Valon Ademi+Balla+Arber Abazi+Balluku= 49%????

    Nderkohe inxhinieri qe duhet te firmoste per cilesine e punineve ne piste eshte arratisur ne Londer!

  • “Kurti duhet të ishte në shesh”/ Protesta për ish-krerët e UÇK, reagon Abazi: Mesazh shumë domethënës, pavarësisht se..

    “Kurti duhet të ishte në shesh”/ Protesta për ish-krerët e UÇK, reagon Abazi: Mesazh shumë domethënës, pavarësisht se..

    Në Tiranë u zhvillua pasditen e sotme protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, ku mijëra qytetarë për 1 orë bënë thirrje për drejtësi ndaj tyre. Lidhur me këtë protestë koloneli Sulejman Abazi i ftuar në një emision televiziv, tha se protesta dha mesazh uniteti kombëtar. Abazi theksoi se shpreson që kjo protestë të pasohet edhe nga disa të tjera.
    ‘Protesta për nga pjesëmarrja dhe mënyra se si u zhvillua dha një mesazh shumë paqësor. Kjo është një gjë e mirë pas protestave që janë bërë deri në Hagë për të mbështetur ish-liderët e UCK që sot janë para Gjykatës Speciale. Ajo dha mesazhin e një uniteti kombëtar. Pra dha mesazh shumë domethënës, pavarësisht se deri ku do të shkojë ky mesazh, pra deri ku do të dëgjohet. Po unë shpresojë që kjo të pasohet nga protesta të tjera’, tha ai.
    Abazi tha se edhe nga politika duhet që të ishin bërë pjesë e kësaj proteste, ndërsa theksoi se presidenti i Kosovës Albin Kurti nuk duhet të mungonte.
    ‘Pse të mos ishte një përfaqësues i Vetvendosjes dhe të fliste për UÇK, ose edhe përfaqësuesi i qeverisë që të fliste për UÇK në këtë protestë. Atje foli Ali Ahmeti por mund t’i ngelet hatri ndonjë lideri nga Kosova që nuk foli. Në çdo luftë që bëhet ka edhe momente që dalin jashtë rregullave, por kur vjen puna për të vlerësuar një lëvizje çlirimtare nuk ka vend për të diskutuar se në të kundërt pse do të ndërhynte Amerika. Pra nëse nuk do të ndërhynte SHBA mund të shkonte dhe në gjenocid. Në Kosovë nuk ka gjenocid, por pati spastrim etnik që popullsia të largohej’, tha ai.

  • ”Kurti po mban peng Kosovën”, Abazi: Paguan miliona euro për të mbajtur pushtetin

    ”Kurti po mban peng Kosovën”, Abazi: Paguan miliona euro për të mbajtur pushtetin

    Kosova E Hënë, 13 Tetor 2025 21:45
    Ish-zv/kryeministri i Kosovës, Haki Abazi kritikon ashpër Albin Kurtin, liderin e partisë ku dikur ateronte. Abazi tashmë në radhët e AAK-së së Ramush Haradinajt, e akuzoi kryeministrin në detyrë se u investua në fushatën e zgjedhjeve lokale duke shfrytëzuar edhe fondet publike për të bindur votuesit që të zgjedhin kandidatët e VV-së për komunat.
    ”Në pikturën e madhe shënojnë regres demokratik, jo në kuptim alarmant. Sepse në javën e fundit kryeministri në detyrë që është duke e mbajtur peng Kosovë për një vit, shpërndan miliona euro për studentët dhe lajmëron rritje të pensioneve që janë forma tipike ballkanike të keqpërdorimit të buxhetit kur ke pushtetin ekzekutiv. Kjo në një vend që është më i varfëri në Europë ka ndikimin e vetë në cilësinë e vendimmarrjes së individëve për formën e votimit.

    Kjo nënkupton që nuk lë gur pa lëvizur në kuptimin e ndryshimit sepse e kuptojnë se në këtë lloj shumësie të pluralizmit politik një përqindje dhe fare e vogël ndryshon raportin e partive politike. Kosova ka shënuar regres në këto katër-pesë zgjedhjet e fundit pikërisht për aplikimin e metodave të ndryshimit dhe orientimit të votës përmes fuqisë politike. Kemi formë të keqpërdorimit të aseteve publike. Vazhdon forma e të menduarit si mendësi politike e monopolit. Nuk flitet për zgjidhjen e problemeve fondamentale”, tha Haki Abazi në A2 CNN.

    Nga ana tjetër, kritikoi Albin Kurtin se ka ndërtuar një makineri fashiste të denigrimit të personaliteteve që i dalin kundër Vetëvendosjes. Si shembull mori ish-ministrin e dorëhequr të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili sipas Abazit ka zgjedhur të heshtë përballë shantazhit.

    ”Liburn Aliu, ish-themeluesi i VV, një nga shtyllat e VV-së nuk i dëgjohet zëri se e di që ka një makineri që e ka ndërtuar edhe ai vetë që do ta shkatërrojë deri në fund. Kemi të bëjmë me pakënaqësi në Kosovë që ose ngulfatet ose shantazhohet ose tërhiqet. Ju them se Lëvizja Vetëvendosje ka një makineri fashiste që shkatërron personalitet të rëndësishme të politikës kosovare. Nuk njoh në historinë e demokracisë së Kosovës”.

  • Ndikimi në zgjedhje? Abazi: Këngëtarja Adelina Ismaili mori para të madhe nga Kurti

    Ndikimi në zgjedhje? Abazi: Këngëtarja Adelina Ismaili mori para të madhe nga Kurti

    Showbiz E Hënë, 13 Tetor 2025 22:04
    Ish-zv/kryeministri i Kosovës, Haki Abazi, thotë se këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka marrë mijëra euro nga ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, i cili garon në zgjedhje si kandidat i Vetëvendosjes në Prishtinë.
    I vendosur përballë faktit se këto tendenca me këngëtarët, aktorët dhe influencerët që përqafojnë një parti politike, janë të njohura edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Abazi tha se buxheti i Kosovës nuk krahasohet dot me të Amerikës dhe se nuk donte të cenonte integritetin e personaliteteve publike me këtë deklaratë.

    ”Politika është në nivelin e manipulimit dhe orientimit të votës. Përndryshe Çeku ka qenë ministër në qeverinë Kurti, është nga Prizreni gjithë jetën e tij dhe është paraqitur si kandidat për kryetar në Prishtinë për idenë e kapitalizimit të orkestrimit dhe formës së shpenzimit të buxhetit të Ministrisë së Kulturës pa kontroll.

    Për shembull kemi një paraqitje të një këngëtareje me famë këtu si Adelina Ismaili, e cila në natën e fundit parazgjedhore meqë kishte marrë subvencione të jashtëzakonshme nga Ministria e Kulturës, bën ndikimin e saj tek njerëzit për votën ndaj ish-ministrit të Kulturës si kandidat. Këtu nuk e them që është jashtë rregullave të lojës por e kuptoni që nuk ka lidhje te votuesit me programin dhe cilësinë e kandidatit”.

  • “Kurtit do i bien maskat”, Haki Abazi: Ka dashur të manipulojë, do të rikthehet normaliteti në veri

    “Kurtit do i bien maskat”, Haki Abazi: Ka dashur të manipulojë, do të rikthehet normaliteti në veri

    Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi thotë se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, kryeministrit Albin Kurti do i bien maskat në veri.
    Në emisionin “Real Story” në ABC News, Abazi u shpreh se ai ka dashur të manipulojë, por sipas tij, do të rikthehet normaliteti në veri të Kosovës.
    “Kurti më 12 tetor, do i bien të gjitha maskat në veri. Kosova duhet të funksionojë si shoqëri demokratike. Kryetarët serbë do të kthehen në komunat në veri. Populli shqiptar do të kuptojë që gjithë ky manipulim i Kurtit në veri ka ndodhur për të shtrirë dhe manipuluar pjesën e jugut.
    Nuk ka ndodhur për veriun. Realiteti në veri do të kthehet në momentin kur kryetarët serbë, më 12 tetor do marrin pushtet atje. Marrëveshjet që kanë me BE, do vendosen edhe për me komandantët e policisë dhe do i kthehen strukturave.
    Ky është funksionimi i Kosovës. Përveçse Kurti mendon se mund ta mbajë me njësi speciale veriun. Nuk ka shtet në botë që mund ta mbajë demokracinë me njësi speciale”, theksoi ai.

  • Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

    Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

    Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayışman, dhe bashkëshortja e tij, modelja shqiptare Almeda Abazi, kanë zhvilluar së fundmi një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
    Çifti, i cili prej vitesh është një nga më të komentuarit në median shqiptare dhe turke, ndau momente nga takimi i tyre përmes rrjeteve sociale.
    Në një postim në Instagram, Sayışman e shprehu publikisht admirimin e tij për kreun e qeverisë shqiptare: “Është një nder i madh për mua të jem në të njëjtën kornizë me liderin vizionar të Shqipërisë, Edi Ramën. Arkitekti i një vendi që shikon me shpresë drejt së ardhmes… Energjia dhe vizioni i tij janë vërtet frymëzuese. Jam i bindur që edhe në mandatin e ri 4-vjeçar do të realizojë gjëra të mrekullueshme për Shqipërinë. Me shumë respekt, i dashur Kryeministër @ediramaal 🇦🇱”, – ka shkruar ai.

    Ky mesazh është pritur me interes të madh nga fansat e aktorit dhe ndjekësit e çiftit, duke gjeneruar reagime të shumta pozitive.
    Takimi i tyre me kryeministrin Rama shihet si një gjest simbolik, ku arti, moda dhe politika ndërthuren në një moment miqësor e respekti.
    Almeda Abazi, e cila prej kohësh është aktive mes Shqipërisë dhe Turqisë, ka ndarë shpesh me publikun momente të rëndësishme nga jeta e saj personale dhe profesionale, duke mbetur një figurë e dashur për publikun shqiptar.

  • Arbër Abazi ortak me familjen Ademi në Kosovë dhe xhaxhanë ish-deputet kryeson garën për kullat tek “Asllan Rusi” – Dokumentat

    Arbër Abazi ortak me familjen Ademi në Kosovë dhe xhaxhanë ish-deputet kryeson garën për kullat tek “Asllan Rusi” – Dokumentat

    Kompania Alko Impex, dega në Shqipëri që ka si pronar Arbën Abazin, kryeson deri më tani garën për të ndërtuar kullat te trualli i Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”. Sipas një dokumenti, Korporata e Investimeve Shqiptarë ka nxjerrë listën e firmave që morën pjesë në konkurs, ku vendin e parë e mban bashkimi i disa firmave që kryesohet nga Alko.
    Më shumë sesa meritokracia e pronarit Arbër Abazi, pikëzimi i Korporatës mund të jetë një shpagim për ish-deputetin Sadri Abazi. Por, ka dyshime se qeveria po i jep një projekt madhor edhe ortakut të familjes Ademi në Kosovë, e cila ditët e fundit është përfshirë në skandalin e aksioneve të Areoportit të Vlorës.

    Faksimile: Kompania Alko Impex në Kosovë ka si pronar z. Imer Ademi

    Kompania Alko Impex, dega në Shqipëri, është kompani e lidhur me një tjetër firmë mëmë në Kosovë me të njëjtin emër, në pronësi të Imer Ademit. Djali i këtij të fundit, Valon Ademi, është pronar i firmës 2A Group, e cila ishte ndërtuese dhe aksionere në Areoportin e Vlorës.
    Por, prej vitit 2013 kur Arbër Abazi mori aksionet nga Tabir Hysa, familja Ademi e ka nipin e ish-deputetit si një njeri të besuar. Madje i kanë “dhënë emrin” firmës, teksa e kanë emëruar Arbërin edhe si administrator i kompanisë në Shqipëri.

    Faksimile: Arbër Abazi u bë aksioner i firmës Alko Impex në vitin 2013

    Për koincidencë ose jo, Alko Impex, u ngrit në hierarkinë e firmave të ndërtimit pas vitit 2013, kohë në të cilën në pushtet erdhi Partia Socialiste. Xhaxhai i tij, Sadri Abazi, ka qenë deputet në disa legjislatura, teksa firma Alko merrte miliona euro nga tenderët e ndërtimit.
    Koha ka kaluar dhe Arbër Abazi, me idhje të forta në politikë por edhe nga pas familjen Ademi në Kosovë, vijon të fitojë tendera. Së fundmi, ai është renditur i pari për të marrë një supër truall në një nga zonat më te preferuara të Tiranës.
    Sipas dokumenteve, Korporata e Investimeve Shqiptare, ka nxjerrë pikëzimin e investimit “rijetëzimi i Pallatit të Lojërave me dorë ‘Asllan Rusi’, Tiranë”.
    “Projekt-idetë paraprake arkitekturore të dorëzuara nga të gjithë aplikantët në fazën e parë të procedurës u vlerësuan dhe renditën sipas listës së mëposhtme” thuhet në dokument. Kompania e parë në listë është “Alko Impex Construction”, e cila është kryesuese në një bashkim operatorësh të tjerë si “Kengo Kuma & Associates + Seiichi Saito + Buro Happold + Ida Vako + Dhimiter Papa + Ergys Krisiko”.
    Firma e dytë e listuar është “Trema Tech”, për të vijuar me të tretën që u rendit një BOE me në krye firmën “BAMI Holding”. Lista vijon me “BE-IS” e 4-ta dhe pas saj janë dy firma me pikë të njëjta “PROGEEN” dhe “TABI Construction”.
    E gjashta është projekti i firmave të kryesuara nga “Ales Construction”, e 7-ta është BOE me në krye “2T”, e teta “Atelier Alter Architects PLLC” dhe e nënta është “Artan Dumi PF” etj.
    “Sipas procedurës së përcaktuar, aplikantët e renditur në 5 vendet e para në procesin e vlerësimit të projekt-ideve paraprake arkitekturore, sipas renditjes së mësipërme, kualifikohen për të vijuar fazën e dytë të procedurës konkurruese” shkruan Korporata.
    Dhe, pas kalimit të afateve të ankimimit, Korporata do t’u dërgojë kandidatëve të kualifikuar ftesën për propozim, e cila përmban udhëzimet për kandidatët për ndjekjen e procedurës në fazën e dytë.
     

    Faksimile: Në truallin dhe Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” do të ndërtohen kulla

    Në dokumentet shoqëruese, Korporata e Investimeve Shqiptare, synon rijetëzimin e Pallatit të Sporteve “Asllan Rusi”. Zona e konkursit është brenda pjesës së vijëzuar dhe përfshin ndërtesën aktuale të sporteve, por edhe pjesën e parkingut publik në pjesën ballore dhe parkingun që ka shërbyer për autobusët në pjesën pas tij.
    Sipas dokumentit përreth zonës së konkursit, ndodhen disa territore të tjera të cilat janë planifikuar që të rizhvillohen me funksione mikse dhe t’i nënshtrohen një procesi përmirësimi urban.
    “Arena duhet të ketë një kapacitet të certifikuar prej 6,000 spektatorësh. Sipërfaqja totale bruto e ndërtimit e vlerësuar është rreth 13,500 m², mbi tokë, pa përfshirë hapësirat e jashtme, si parkimet dhe sheshet”, thotë Korporata. Projekti parashikon një zhvillim me përdorim të përzier, kulla shumë funksionale me një sipërfaqe totale ndërtimi prej rreth 26,500 m², pa përfshirë parkimin.
    /Vox News/

  • Dëgjojeni të interpretuar nga Dren Abazi, këngën e njohur “Lamtumirë” të Muharrem Qenës

    Dëgjojeni të interpretuar nga Dren Abazi, këngën e njohur “Lamtumirë” të Muharrem Qenës

    Teksti i këngës

    Lamtumirë hije o e bukra vashëunë do të vetë tash o hije në vend të largët

    Më vjen keq vasho që nuk u pamëdhe pa m’dhanë besëvashë na duhet me u ndaPor besoj se netët nuk na janë harrut’përqafum qe i kemi kalu

    Lamtumirë moj syzeza e imes’të harroj do t’më jesh në kujtime

    Por besoj se netët nuk na jane harrut’përqafum që i kemi kalu

    Lamtumirë hije o e bukra vashëunë do të vete tash o hije në vend të largët.

    ObserverKult

    ————————————

    LEXO EDHE:

    ANJEZA SHAHINI & DREN ABAZI: TI DHE UNË NJË ËNDËRR PA FUND…(TEKSTI DHE KËNGA)

    Interpretojnë Anjeza Shahini dhe Dren Abazi

    Edhe kjo natë më është e gjatë,të pres të vish në përqafim.Ne jemi lot qe s’thahet kurrë,tregim i bukur me dhimbje shumë.

    Vetëm për ty frymoj në jetë,netët e errëta ti m’i ndriçon.Dëgjoje zemrën që rrah për ty,ajo rrëfen për dashuri.

    Ti dhe unë – një ëndërr pa fund,një diell qe s’perëndon – ti dhe unë.Ti dhe unë – një shpresë e pa fund,një diell qe s’perëndon – ti dhe unë.

    Ky film nis e s’përfundon,aty je por nuk e sheh,kaq pranë sot ti me kelarg mos shko…

  • 27-vjeçari në Fresk u qëllua me plumb në bark, identifikohet autori! Shkak i sherrit dyshohet për një vajzë

    27-vjeçari në Fresk u qëllua me plumb në bark, identifikohet autori! Shkak i sherrit dyshohet për një vajzë

    Juglen Abazi

    TIRANË- 26-vjeçari Andi Gurra është arrestuar nga Policia e Shtetit pasi ishte shpallur në kërkim për plagosjen e ndodhur në Fresk dy ditë më parë. I plagosur me armë mbeti Juglen Abazi. Sipas Policisë, Gurra është arrestuar si bashkëpunëtori i shtetasit Klejvis Caka Lusha i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i plagosjes.
    “Në vijim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 02.08.2025, në zonën e Freskut, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Juglen Abazi, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Jetës dhe Pronës arrestuan në flagrancë shtetasin në kërkim Andi Gurra 26 vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtori i shtetasit Klejvis Caka Lusha i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i plagosjes,”-bën me dije Policia.
    Sipas informacioneve shkak i sherrit dyshohet se është bërë një vajzë. Të dy bashkëpunëtorëve që u është marrë dhe dëshmia nga uniformat blu janë shprehur se Klejvis Cakën, autorin e kanë shok dhe e ndihmuan të largohet por qe nuk kanë dijeni për motivin e konfliktit. Ndërkohë më herët, blutë e Tiranës vunë në pranga Xhonatan Qerimi, 27 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”./ZËRI

  • FOTO/ Zbulohet shënjestra e atentatit në Fresk, Juglen Abazi ishte brenda në automjet, autori e qëlloi me plumb në bark

    FOTO/ Zbulohet shënjestra e atentatit në Fresk, Juglen Abazi ishte brenda në automjet, autori e qëlloi me plumb në bark

    Juglen Abazi

    TIRANË-Personi që shihni në këtë foto është shënjestra e atentatit të mbrëmjes së sotme në zonën e Freskut në kryeqytet. Burime për ZËRI bëjnë me dije se personi i plagosur është identifikuar si Juglen Abazi, 27 vjeç. Mësohet se Abazi ndodhej brenda në automjet në momentin që u qëllua me armë zjarri. Ndërsa autori i atentatit ka qenë në këmbë dhe ka shtënë në drejtim të tij, duke e plagosur me një plumb në bark.

    Pavarësisht plagës së marrë, 27-vjeçari ka arritur të shkojë vetë në spital, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, autori është identifikuar nga policia dhe hetimet për ngjarjen vijojnë intensivisht për të zbardhur motivet dhe për të bërë të mundur kapjen e tij./ZËRI