“𝐈 𝐡𝐮𝐚𝐣𝐢, 𝐚𝐢 𝐤𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚𝐫𝐢” 𝐧𝐠𝐚 𝐀𝐫𝐛𝐞̈𝐫 𝐀𝐡𝐦𝐞𝐭𝐚𝐣/ 𝐋𝐢𝐛𝐞̈𝐫 𝐢 𝐫𝐢 𝐧𝐠𝐚 𝐒𝐡𝐭𝐞̈𝐩𝐢𝐚 𝐁𝐨𝐭𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐋𝐢𝐭𝐭𝐞𝐫𝐚
𝐏𝐞̈𝐫 𝐥𝐢𝐛𝐫𝐢𝐧:
Fundi i viteve nëntëdhjetë. Një “i huaj”, student enigmatik i arratisur nga Kosova në Shqipëri gjatë kohës së diktaturës, martohet me Doruntinën, një vajzë nga veriu i Shqipërisë dhe largohet me të diku në Perëndim.
Një gjimnazist, i cili, po aq të thellë sa dashuria platonike për Doruntinën, ushqen dashuri edhe për Kosovën, e përjeton këtë ngjarje si një padrejtësi, jo si simbol i bashkimit të ëndërruar gjatë. Dhjetë vite më vonë, niset në kërkim të vajzës së zemrës, të giysmës së tij të humbur.
Udhëtimi i tij në Kosové, fill pas luftës, edhe pse i shkurtër është i mbushur me emocione të forta, haluçinacione delirante, mikrodrama rrenqethëse dhe takime me personazhe nga më të pabesueshmit.
Ky rrefim me intensitet është një pasqyrë dramatike e atyre ditëve të mëdha historike, mbushur me shtresëzime simbolike mbi konfliktin serbo-shqiptar dhe sidomos të përçarjes së rëndë dhe tronditese mes shqiptarëve.
Në këtë roman, Arber Ahmetaj ngre sërish pyetje, luan me mitet, legjendat, vdekjen, jetën dhe dashurinë!
𝐏𝐞̈𝐫 𝐚𝐮𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧:
Arbër Ahmetaj lindi në Tropojë në vitin 1965. Është diplomuar për farmaci në universitetin e Tiranës dhe atë të Gjenevës. Në vitin 1986 filloi bashkëpunimin me shtypin shqiptar të asaj kohe dhe më pas punoi si gazetar në departamentin e informacionit në TVSH. Në vitin 1993 iu bashkua Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe u specializua për diplomaci në Oksford, Uashington, Gjenevë dhe Maltë. Pas detyrave të ndryshme në këtë ministri u emërua Sekretar i Parë në Ambasadën Shqiptare në Bukuresht. Nga shtatori i vitit 1997 jeton në Sion të Zvicrës, ku ushtron punën si farmacist.
Disa nga veprat e tij në prozë janë “Fletëhyrje për në varr”, “Varri i braktisur”, “I huaji, ai kosovari”, “Një natë te Luiza”, “69 gra”, “Procesi 3K”, si dhe librat me poezi “Më mori malli e dashur” dhe “Poezi”. Nga viti 2020 është Kryeredaktor i Revistës Letrare.
#𝐎𝐛𝐬𝐞𝐫𝐯𝐞𝐫𝐊𝐮𝐥𝐭
