Surpriza e vitit, Real Madrid po planifikon transferimin “shokues” në sulm

E ardhmja e Ante Budimir është kthyer në një temë kryesore në Spanjë. Sulmuesi kroat, i cili mbush 34 vjeç në korrik, ka pasur një sezon spektakolar me Osasunën, duke shënuar 21 gola në LaLiga dhe duke dhënë 4 asiste, si dhe duke shënuar 3 në Kupën e Mbretit. Performanca e tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga disa klube evropiane, përfshirë edhe Real Madridin.
Për momentin, sipas “Defensa Central”, nuk ka ende negociata zyrtare mes Real Madrid dhe Osasuna-s, por interesi i madrilenëve është real. Budimir do të ishte i kënaqur të bashkohej me një projekt aq ambicioz sa ai i Real Madridit, madje duke marrë një rol mbështetës, siç bëri Joselu në sezonin 2023-2024.
Përveç kroatit, kanë dalë edhe emra të tjerë, si Firmino dhe Willian Jose, të gjithë lojtarë me përvojë dhe me karakteristika të ngjashme, por Budimir është zgjedhja e parë e Xabi Alonso-s. Bisedimet zyrtare mes dy klubeve pritet të nisin menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube, ku Real merr pjesë.
Marrveshja mes dy klubeve pritet të arrihet për një shifër 10-15 milionë euro, shifër e papërfilshme për një klub si Real Madrid, por për Osasunën do të ishte një shitje shumë e mirë.