Edhe ndeshjen e tretë tiranaset e kanë mbyllur me rezultatin 1-3, me një rivalitet në dy nga 4 setet e luajtura, ashtu siç ka fituar ndeshjen e parë në Korçë 0-3 dhe 3-1 në kryeqytet, titull që ka sjellë lot gëzimi tek të gjitha lojtaret bardheblu në mënyrë të veçantë tek Emanuela Braho, e cila titullin ja ka dhuruar babait të saj larguar nga kjo jetë vetëm 3 muaj më parë.
Trajneri Gorenza tha se Tirana e ka merituar titullin kampion sepse ka bërë mirë gjithçka në 3 ndeshjet e luajtura me Skënderbeun ndërkohë që ka shkuar më tej kur tha se – “Kemi 5 fitore radhazi me Skënderbeun”.
Nga ana tjetër trajneri Orlando Koja nuk e ka fshehur zhgënjimin për humbjen e titullit kampion, titull që edhe e ka justifikuar nga fakti se në dy finalet e fundit me Tiranën nuk ka patur në skuadër jo pak por 4 lojtare titullare, një pjesë e tyre të dëmtuara nga aksidenti i Qafë Thanës.
Por Koja tha se shumë shpejt do takohet me zyrtarët e klubit për të përcaktuar të ardhmen.
Tirana ka fituar setin e parë 22-25, seti i dytë u fitua nga Skënderbeu 27-25, e me pas Tirana dy sete radhazi 18-25 dhe 13-25 dhe krejt takimin 1-3./vizionplus.tv
