Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Shqipëria në Letoni për fitore’/ Silvinjo dhe Asllani kërkojnë 3 pikët për ëndrrën e Botërorit
👁4739
Kombëtarja shqiptare ndodhet në Letoni, ku nesër do të luajë takimin e katërt të Grupit K në kuadër të eliminatoreve të Botërorit 2026. Pas barazimit zhgënjyes me Serbinë në Tiranë dhe penalltisë së humbur, kuqezinjtë kanë vetëm një objektiv në këtë sfidë: fitoren. Në prag të ndeshjes, trajneri Silvinjo dhe mesfushori Kristjan Asllani dolën në një konferencë për shtyp, ku theksuan rëndësinë e këtij takimi për vazhdimësinë në grup dhe për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në fazën play-off. Asllani tha se ekipi është i motivuar maksimalisht dhe se Letonia është një kundërshtar i vështirë, me një trajner italian...