Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Sacchi për Inzaghin: “Interi mund ta fitojë Champions-in, por të ndjekë këshillat e mia”. Pastaj thumbon Allegrin
👁8429
“Interi ka mundësinë ta fitojë Champions League, por duhet të ndjekë disa parime që po ia lejoj vetes t’ia jap si këshilla Inzaghit”. Arrigo Sacchi, në një intervistë për “Libero”, i bëri komplimente trajnerit nga Piacenza, por gjithashtu e kritikoi në disa aspekte: “Është trajner shumë i mirë, është përmirësuar ndjeshëm, po rritet, por duhet t’iu kushtojë vëmendje disa detajeve. Para së gjithash duhet t’i japë kurajë skuadrës dhe lojtarëve, të cilët nuk duhet të hyjnë në fushë me frikë. Pastaj, kundër Bayernit dhe Barcelonës, pashë disa herë 7-8 lojtarë brenda zonës së tyre. Kështu rrezikohet vetë skuadra. Lojtarët nuk...