Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Real Madridi mendon edhe për largimet, 4 lojtarë “vulosin” të ardhmen në maj
👁5661
Lucas Vázquez, Luka Modrić, Fran García dhe David Alaba do të luajnë për të ardhmen e tyre te Real Madridi gjatë muajit maj. Dy të parëve iu skadon kontrata në qershor dhe, sipas asaj që raporton “AS”, spanjolli ka më pak gjasa të vazhdojë me “Los Blancos”. Vázquez do t’i japë përparësi qëndrimit, por afrimi gjithnjë e më i mundshëm i Trent Alexander-Arnold, rinovimi i Dani Carvajal, pavarësisht dëmtimit të rëndë, dhe preferenca e Ancelottit për Federico Valverde në atë rol, e largojnë nga Valdebebas. Modrić, që në shtator mbush 40 vjeç, është i bindur se mund të luajë edhe...