Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit, Kurt Edwin Simeon Okraku
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, priti sot në një takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit, Kurt Edwin Simeon Okraku, i cili po zhvillon një vizitë në Shqipëri. Në takim ishte i pranishëm edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Në fillim të vizitës, Presidenti Okraku zhvilloi një tur në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, duke parë nga afër investimet e FSHF-së në infrastrukturë si ministadiumet, qendra e fizioterapisë, palestra, SPA, muzeu i futbollit dhe ambientet administrative. Gjatë bashkëbisedimit, Presidenti Duka e informoi homologun nga Gana mbi zhvillimet e fundit në futbollin shqiptar, projektet...