“Pedri është mesfushori më i mirë në botë, ndoshta lojtari nr. 1 i momentit”

“Pedri është mesfushori më i mirë në botë, ndoshta lojtari nr. 1 i momentit”

22 Prill 2025 15:14 Telesport Thiago Alcantara mendon se Pedri është mesfushori më i mirë në botë i momentit. Kur e thotë një legjendë si ish-ylli i Barcelonës, Bayern dhe Liverpool, duhet dëgjuar. Barcelona është në garë për të gjithë trofetë këtë sezon dhe protagonist kryesor ka qenë Pedri deri tani. “Pedri është një futbollist i jashtëzakonshëm”, është shprehur Thiago. “Unë e shoh jo vetëm si mesfushorin më të mirë në botë, por një nga lojtarët më të mirë në përgjithësi, në mos më i miri në botë për momentin”, ka deklaruar spanjolli.
Burimi: Telesport.al