Papa emëron delegat në Kosovë, Vatikani nuk e njeh ende pavarësinë e saj

Papa Leon ka emëruar Imzot Luigji Bianko si Nunc Apostolik në Slloveni dhe njëkohësisht Delegat Apostolik në Kosovë, sipas asaj që raporton media zyrtare e Vatikanit, Vatican News. Ky emërim konfirmon vazhdimësinë e qëndrimit të Selisë së Shenjtë ndaj Prishtinës zyrtare, e cila ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.Sipas Vatican News, Selia e Shenjtë ka mbështetur historikisht dialogun dhe moderimin në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Media thekson se Kosova, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, është e banuar kryesisht nga shqiptarë etnikë. Nga rreth 1.5 milionë banorë, afro 250 mijë janë katolikë, shumica dërrmuese prej tyre shqiptarë.Në analizën e saj, Vatican News shton se megjithëse situata në Kosovë është kryesisht e stabilizuar pas luftës, kohët e fundit janë regjistruar episode të përsëritura dhune dhe tensioni, veçanërisht në veriun e vendit, ku popullsia është kryesisht serbe. Ndërkohë, UNESCO vlerëson se trashëgimia kulturore ortodokse në Kosovë mbetet nën kërcënim të vazhdueshëm.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Papa Leon ka emëruar Imzot Luigji Bianko si Nunc Apostolik në Slloveni dhe njëkohësisht Delegat Apostolik në Kosovë, sipas asaj që raporton media zyrtare e Vatikanit, Vatican News. Ky emërim konfirmon vazhdimësinë e qëndrimit të Selisë së Shenjtë ndaj Prishtinës zyrtare, e cila ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.Sipas Vatican News, Selia e Shenjtë ka mbështetur historikisht dialogun dhe moderimin në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Media thekson se Kosova, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, është e banuar kryesisht nga shqiptarë etnikë. Nga rreth 1.5 milionë banorë, afro 250 mijë janë katolikë, shumica dërrmuese prej tyre shqiptarë.Në analizën e saj, Vatican News shton se megjithëse situata në Kosovë është kryesisht e stabilizuar pas luftës, kohët e fundit janë regjistruar episode të përsëritura dhune dhe tensioni, veçanërisht në veriun e vendit, ku popullsia është kryesisht serbe. Ndërkohë, UNESCO vlerëson se trashëgimia kulturore ortodokse në Kosovë mbetet nën kërcënim të vazhdueshëm.