Burimi:
Vizionplus.tv

Osmani bisedon me Prattipatin për sigurinë në Kosovë, pas ndalimit të disa serbëve
👁6201
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me të ngarkuarën me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, në lidhje me zhvillimet e fundit në vend, përfshirë situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon. Takimi i tyre vjen një ditë pasi autoritetet kosovare njoftuan se kishin ndaluar 16 serbë në jug dhe jugperëndim të vendit, para se t’i lironin shumicën prej tyre. “Duke folur për situatën e sigurisë dhe zhvillimet në këtë sferë, Presidentja Osmani theksoi tendencat e vazhdueshme të Serbisë për destabilizimin e Kosovës dhe të të gjithë rajonit përmes veprimeve të mirëkoordinuara me struktura...