Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Organizimi i “Eagle Cup” në Shqipëri, Presidenti Duka: Turne prestigjioz, ju siguroj se do të jetë përvojë fantastike
👁4587
Shqipëria do të mirëpresë në muajin qershor një nga ngjarjet më të rëndësishme të futbollit për të rinjtë, turneun ndërkombëtar “Eagle Cup”, ekskluzivitet i njohur i “Viareggio Cup”. Ky event historik do të zhvillohet nga data 8 deri më 15 qershor dhe do të mbledhë në vendin tonë 12 ekipe nga e gjithë bota. Organizimi i këtij turneu vjen falë bashkëpunimit të Federatës Shqiptare të Futbollit me fondacionin “Albitsol ”, Universitetin e Sporteve të Tiranës dhe Centro Giovani Calciatori Viareggio (CGC Viareggio), organizatorët e “Viareggio Cup”. Turneu u prezantua sot në “Shtëpinë e Futbollit”, gjatë një konference për media ku...