“Nuk ka për të ndodhur”, Amorim paralajmëron Real-in

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim është i bindur se Bruno Fernandes nuk është në shitje.
Kapiteni i United është duke u ndjekur nga Real Madrid, i cili e sheh mesfushorin si një pasardhës ideal për veteranin Luka Modric.
Reali synon të testojë vendosmërinë e United me një ofertë prej 90 milionë sterlina (rreth 100 milionë euro) për Fernandes.
Por Amorim tha dje, përpara ndeshjes sonte me Nottingham Forest: “Jo, nuk do të ndodhë.
“Ai nuk do të shkojë askund, sepse unë i kam thënë tashmë”.
Ai gjithashtu deklaroi: “Unë e dua Brunon këtu, sepse siç thashë, pavarësisht sezonit që po kalojmë, ne duam të fitojmë sërish Premier League.
“Pra, ne duam që lojtarët më të mirë të vazhdojnë me ne. Ai është është ende shumë i ri sepse luan 50, 55 ndeshje çdo sezon.
“Pra, ai është lloji i lojtarit që ne duam këtu, ai nuk do të shkojë askund”.