Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Nuk duhet të tregohen kokëfortë”/ Ngërçi politik në Kosovë, flet analistja: ‘Fatura’ i shkon Lëvizjes Vetëvendosje
Në lidhje me këtë ngërç politik në Kosovë, analistja Magbule Shkodra shprehet se fatura për këtë krizë i shkon Lëvizjes Vetëvendosje. Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan të dielën (25 maj) për herë të 21-të radhazi ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. “Kosova është në një krizë politike për shkak të moskonstituimit të Kuvendit. Ne kemi ngecur në zgjidhjen e kryetarit. Lëvizja Vetëvendosje ka edhe 47 deputetë të tjerë që mund të propzojë”, tha Shkodra. Më tej analistja nënvizon se çështja e votimit të fshehtë sipas LVV është që deputetët të votojnë Albulena Haxhiun....