31 Maj 2025
16:02
Telesport
Atletico Madrid është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Barcelonën për transferimin përfundimtar të Clement Lenglet. Francezi shkëlqeu këtë sezon me “Colchoneros”, ku ishte i huazuar deri në fund të sezonit dhe momentalisht është lojtar i Barcelonës.
29-vjeçari francez nuk bën pjesë në planet e Hansi Flick dhe dëshira e tij është të vazhdojë ende tek Atletico Madrid, por këtë herë jo më si huazim, por si transferim përfundimtar.
Kontrata e tij me Barcelonën skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe katalanasit duan të lirohen nga paga e tij 16 milionë euro në vit, gjë që ka penguar shitjen e tij më parë. “Marca” raporton se të dy klubet kanë arritur një pikë të përbashkët që lejon Lenglet të largohet nga Barcelona pa pagesë, pasi katalanasit duan vetëm të çlirohen prej pagës së tij. Duhet përmendur fakti që të dy klubet kanë një marrëdhënie shumë të mirë mes tyre në merkato, gjë që lehtëson arritjen e marrëveshjes sa më shpejt.
Po ashtu raportohet se marrëveshja mes dy klubeve do zyrtarizohet brenda dtaës 10 qershor dhe Lenglet do jetë pjesë e Atletico Madridit për Kupën e Botës për Klube, që nis më 14 qershor.
