27 Maj 2025
17:18
Telesport
Nico Williams ende nuk ka vendosur se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm. Sulmuesi spanjoll ka katër oferta: Real Madrid, Barcelona, Bayern dhe Arsenal.
Sipas mediave spanjolle, ai po tundohet për t’u transferuar tek Arsenali, sepse aty pritet të jetë titullar i padiskutueshëm. Opsioni i dytë për të është Barcelona, ku do të luante me shumë spanjollë të tjerë dhe sidomos me Lamine Yamal.
Ai druhet nga ideja Real Madrid, sepse nuk mund të ketë garanci për titullar. Bayern? Opsioni i fundit. Gjermania “e tremb” atë.
