Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Napoli fiton në gjykatë, Hysaj gjobitet për “kryengritjen”
👁11792
Ish mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj është gjobitur me 40 mijë euro. U deshën pesë vjet e gjysmë dhe tre shkallë gjykimi për të deklaruar përfundimisht se lojtarët nuk mund ta braktisnin tërheqjen e urdhëruar nga klubi pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Salzburgut në 2019. Gjykata e ka vlerësuar vendimin e klubit si legjitim. Napoli kishte marrë masa disiplinore pas refuzimit të lojtarëve për të shkuar në Castel Volturno pas ndeshjes. Bashkë me Hysajn vendimin rebelues e kishin marrë edhe Insigne e Mertens. Aktualisht Hysaj aktivizohet te Lazio, prej disa sezonesh.