Mourinho mbron patriotin e tij: Edhe unë kam vuajtur te Porto, por më pas fitova Champions League

29 Maj 2025

8:57

Telesport

José Mourinho, trajneri i Fenerbahce, në një intervistë për “Sky Sport”, komentoi situatën e Ruben Amorim në krye të Manchester United. Ai i doli në mbrojtje patriotit të tij.
“Ata po e mbështesin Ruben. Po i japin atij kohë dhe kushte për të ecur përpara. Kam lexuar disa nga deklaratat e tij në të cilat ai thotë se është i lumtur që është larguar për këto 6 muaj te United”, tha Mourinho.
“Special One”, më tej kujton të kaluarën e tij: “Kur shkova në Porto, më ndodhi e njëjta gjë. Kam pasur 6 muaj të vështirë. E patëm të vështirë kualifikimin në Europa League dhe më pas ndodhi ajo që ndodhi, fituam Champions”.
Nuk është hera e parë që dy trajnerët portugezë shkëmbejnë mesazhe vlerësimi mes tyre. Amorim ka treguar vazhdimisht se frymëzohet nga vetë Mourinho. “Ai ka ndikuar tek unë, sepse solli këtë qasje në futboll. Mendoj se të gjithë trajnerët kanë mësuar shumë prej tij“, tha Amorim.