Milan-Xhaka, takimi i parë mes palëve përfshin në negociata edhe… Malick Thiaw

Milani po lëviz në merkato, edhe për afrime. Pas shitjes së Reijnders te Manchester City, emri kryesor i lakmuar për mesfushën është Granit Xhaka. Një pistë që mund të përfshijë edhe Malick Thiaw në rrugën e kundërt.
“Gazzetta dello Sport”, duke konfirmuar këtë hipotezë, shpjegon se në orët në vazhdim dialogu mes Milanit dhe Bayer Leverkusen do të intensifikohet. Sidoqoftë, operacionet për Xhakën dhe Thiaw mund të bëhen edhe veçmas, sepse “Leverkuseni ka ngut për të rregulluar repartin mbrojtës”.
“Djalli” dëshiron të arkëtojë sa më shumë nga shitjet, por “nuk ka nevojë t’i fusë këto në bilancin 2024-2025. Më mirë do t’i përfshijë në bilancin e ardhshëm, që do të jetë pa paratë e Champions League”, lexohet në prestigjiozen sportive italiane.
Duke pasur parasysh se lojtari ka shfaqur pëlqim për destinacionin, “ai i djeshmi nuk ishte takimi i parë mes klubit kuqezi dhe agjentit të Granit Xhakës, por shprehu qartë orientimin”.
Furlani dhe Tare gjithsesi “janë përpara në negociata, edhe sepse do të marrin për bazë kontratën me Leverkusenin, që skadon më 2028, duke rritur pagën aktuale të kapitenit të Zvicrës prej 2.2 milionë euro neto në sezon”.
Po Thiaw? Vlerësimi për Malick “nga Bayer është 20 milionë euro, plus bonuse, ndërsa Milani kërkonte 35 milionë verën e kaluar”.