Milani me Igli Taren drejtor sportiv, do të duhet të operojë me durim, por mbi të gjitha me shumë diplomaci për të qenë në gjendje ta rrëmbejë Ardon Jasharin nga Club Bryzh që militon në kampionatin belg. Sipas asaj që u raportua nga Corriere dello Sport, Alegri e ka pikasur Jasharin si mesfushorin e duhur për t’i dhënë përparësi, duke qenë se ka marrë reagime pozitive nga të gjithë bashkëpunëtorët e tij.
Një takim i ri midis palëve është planifikuar: përshtypja është se marrëveshja mund të mbyllet me 35 milionë euro, domethënë, në gjysmën e asaj midis ofertës së kuqezinjve dhe kërkesës së belgëve.
Ndërkohë, futbollisti me origjinë shqiptare dhe pasaportë zviceriane ka bërë të ditur se dëshiron të largohet dhe se konsideron vetëm Milanin si destinacionin e tij të radhës. Edhe intersi i shfaqur nga Borusia Dortmund u pengua nga lojtari dhe kjo i jep forcë të madhe Igli Tares, i cili pritet të përmirësojë propozimin ekonomik në orët e ardhshme.
Shpresa është që të mbyllet brenda pak ditësh dhe të mos pritet gjithë verën. Në pritje janë negociatat për Javi Guerra të Valencias dhe Granit Xhaka të Bayer Leverkusen.
Vazhdo leximin