Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mes tensioneve në Lindjen e Mesme, Kurti deklaron: Kosova qëndron fort përkrah SHBA-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh sot se Republika e Kosovës qëndron përkrah ShBA-ve, në reagimin e tij lidhur me sulmet amerikane në Iran. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti shkruan lidhur me ngjarjen, se siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe më pak bomba bërthamore, që vënë në rrezik gjithë njerëzimin. “Siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe jo më shumë bomba bërthamore që vënë në rrezik gjithë njerëzimin. Posaçërisht kur shtete autoritare zhvillojnë programe për pajisje me armatim nuklear, kjo çështje bëhet urgjente dhe alarmuese. Republika e Kosovës përkrah qëndrimin...