Me pikë të barabarta me Dinamo Zagreb, por Rijeka shpallet kampion në Kroaci

Me pikë të barabarta me Dinamo Zagreb, por Rijeka shpallet kampion në Kroaci

25 Maj 2025 19:04 Telesport Rijeka fiton titullin kampion në Kroaci për sezonin 2024-2025. Edhe pse e mbylli sezonin me pikë të barabarta me Dinamo Zagreb, nga 65 pikë, Rijeka fiton titullin për shkak të rezultateve në ndeshjet direkte ndaj Dinamo Zagreb gjatë këtij sezoni. Ky është titulli i dytë kampion në historinë e Rijekës. Ekipi i drejtuar nga Radomir Djalovic fitoi 2-0 në fushën e vetë ndaj Salven Belupo. Në fushë nga minuta e parë edhe mesfushori shqiptar, Lindon Selahi, i cili ka pasur një sezon shumë të mirë dhe është një nga lojtarët protagonist në fitimin e titullit...
Burimi: Telesport.al