Marash Kumbulla goleador, vjen rrjeta e tretë në La Liga me aromë fitoreje (VIDEO)

Marash Kumbulla goleador, vjen rrjeta e tretë në La Liga me aromë fitoreje (VIDEO)

Marash Kumbulla ishte heroi i Espanjolit në triumfin 1-0 ndaj Getafes, në duelin e vlefshëm për javën e 32-të të La Ligas. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare shënoi golin e vetëm të sfidës në minutën e 39-të, duke i siguruar 3 pikë tepër të rëndësishme skuadrës së tij. Ai u zgjodh edhe “Lojtari i Ndeshjes”, nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. Shqiptari u vlerësua me notën 8.1, teksa përveç golit, arriti të fitonte edhe 7 nga 9 duelet në total me kundërshtarët. Kumbulla u zëvendësua në minutën e 72-të të ndeshjes.   Në total, ai ka shënuar tashme tri gola...
Burimi: Telesport.al