Man. United mezi pret të mbyllet sa më shpejt sezoni, “Djajtë e Kuq” nuk shkojnë më shumë se barazimi 1-1 ndaj Bournemouth

27 Prill 2025

17:07

Telesport

Manchester United nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Bournemouth, ndeshje e vlefshme për javën e 34-të në Premier League. Vendasit gjetën golin me Semenyo në minutën e 22-të, i cili mposhti Onana-n me një goditje të fuqishme. Goli i Bournemouth erdhi pas një gabimi të mbrojtjes së “Djajve”, gjë që u shfrytezua në mënyrën e duhur nga vendasit.
Në minutat në vazhdim pati shumë herë tension dhe ndërhyrje të rënda sidomos nga ekipi vendas. Evanilson u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 68-të pikërisht për ndërhyrje të gabuar.
Barazimi i “Djajve” do të vinte në minutën e 96-të me Rasmus Hojlund, danezi u tregua i saktë duke finalizuar në mënryën e duhur një aksion të gjatë të United.
Pas këtij barazimi, Bournemouth renditet në vendin e 10-të me 50 pikë, ndërsa Manchester United në vendine 14-të me 39 pikë.
SHIKOGOLAT