Burimi:
Joq-albania.com

Lidhja e Bizneseve kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike
👁1969
Lidhja e Bizneseve të Kosovës, në emër të anëtarësisë së saj dhe komunitetit të gjerë të biznesit në vend, shpreh shqetësimin e thellë dhe kundërshtimin e qartë ndaj propozimeve për rritjen e tarifave të energjisë elektrike. “Energjia elektrike është shtyllë themelore e funksionimit të ekonomisë kombëtare. Çdo shtrenjtim i saj ndikon drejtpërdrejt në rritjen e kostos së jetesës për qytetarët, rrezikon prodhimin vendor dhe pengon zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm. Në vend të barrës shtesë, ekonomia jonë ka nevojë për politika që nxisin rritjen, fuqizojnë konkurrencën dhe mbështesin sektorin privat. Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka adresuar zyrtarisht shqetësimet e saj...