Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Leclerc: Me McLaren në ditë të keqe, në Kanada humbëm një shans të mirë për podiumin
Në një kampionat që deri më tani është karakterizuar nga epërsia e McLaren, duhet të përfitosh nga çdo mundësi kur makina britanike gabon. Siç ndodhi në garën e fundit të Formula 1, në Kanada, ku në podium, u ngjitën dy Mercedes dhe një Red Bull. Ai që zhgënjeu ishte Ferrari, ndaj për Charles Leclerc ky ishte një shans i shpërdoruar. Ndoshta jo edhe aq kur sheh se pilotët e “kokëkuqes” u nisën nga vendet larg kreut. Monegasku, që u rendit i pesti, shfajësohet për këtë rezultat. “Nuk dua të flas për “nëse” apo “por”. U rendita i pesti dhe ndoshta...