Për të dymbëdhjetin vit radhazi, Grupi BALFIN organizoi me sukses Kampionatin Kombëtar të Volejbollit, një event që mbart më shumë se vetëm garë sportive, përçon frymën e bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve mes punonjësve të kompanive të grupit.
Në finale, që u zhvillua në sallën “Feti Borova” nëTiranë, skuadra e ACREM-it triumfoi me rezultat 3-1 ndaj BALFIN shpk, duke fituar trofeun dhe duke shënuar një moment të rëndësishëm për skuadrën që është kampione për të katërtin vit me radhë.
Në këtë edicion morën pjesë 142 lojtarë nga 10 kompanitë e Grupit BALFIN, duke përfshirë Balfin Development, Jumbo, ACREM, Balfin Construction, Tirana Bank, Neptun, BALFIN shpk, Milsped, Balfin Real Estate dhe Elektroservis.
Sipas Drejtoreshës Ekzekutive të Grupit, Edlira Muka, ky kampionat reflekton vlerat themelore të BALFIN.
Ajo njoftoi gjithashtu zgjerimin e mëtejshëm të kampionatit me tre ekipe të reja për edicionin e ardhshëm, Kiabi, Flying Tiger dhe Green Coast Hotel, që do të përfaqësojnë partneritetet e fundit strategjike të Grupit me marka globale dhe zinxhirë prestigjiozë hoteliere.
Kampionati Kombëtar i Volejbollit BALFIN promovon shëndetin dhe argëtimin, përforcon bashkëpunimin në ambientin profesional, duke krijuar atmosferë pozitive dhe energji të reja për rritjen dhe suksesin e Grupit BALFIN.
