Ish-mbrojtësi i Juventusit, Mark Iuliano, ka dhënë një intervistë për “Radio Goal”, teksa në transmetim direkt në “Kiss Kiss Napoli” ka folur për Antonio Conten, që e njeh mirë, por nuk do të jetë në pankinë kundër Bologna të hënën mbrëma për shkak të skualifikimit. Këto ishin fjalët e tij:
Conte është një kartë e sigurt, është fitues dhe e di ku të ndërhyjë. Po e shohim çfarë rezultatesh po merr me Napolin. Ka rikthyer në top-formë lojtarë që sezonin e kaluar dukeshin të humbur. Pastaj, është gjithmonë kënaqësi ta shohësh Napolin duke luajtur këtë sezon.
Mungesa e Contes ndaj Bologna? Lojtarët janë të pjekur, do ta përballojnë mungesën e tij, edhe pse është gjithmonë më mirë ta kesh atë në stol. Sidoqoftë, Stellini dhe Oriali nuk do të lejojnë që të ndjehet mungesa e tij.
Antonio është një trajner stresues, ishte i padurueshëm edhe si shok skuadre (qesh). Fliste për çdo top, për çdo aksion… Ai është i tillë dhe duhet ta pranoni (sërish qesh). Gjithmonë kërkon më shumë”.
Më pas Mark Iuliano foli për numrin e titujve kampion të fituar në karrierë, duke iu referuar atyre të revokuar nga drejtësia sportive për çështjen “Calciopoli”: “Tituj kampion në karrierë? Shpresoj që të paktën një të ma kthejnë me ndershmëri, sepse e kam fituar në fushë”.
Iuliano i rikthehet “Calciopolit”: Do të doja të ma kthenin mbrapsht një titull, e kam fituar në fushë
