Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Hakimi: Jemi një ekip pa yje, por jemi më të fortë se kurrë më parë
Mesfushori i PSG, Achraf Hakimi, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Champions League kundër Arsenal. Sfida do të luhet në Paris, me vendasit që fituan 1-0 takimin e parë. “Mendoj se skuadra ka vetëbesim. Mezi presim ta fillojmë ndeshjen dhe të luftojmë për atë që të gjithë ne parisienët duam, që është kualifikimi në finale“, tha anësori i PSG. “Nuk e di nëse është ndeshja më emocionuese, por është një nga më emocionueset për shkak të rëndësisë që ka për klubin. Jemi një hap larg finales. Mendoj se ka një ndjenjë qetësie që vjen nga fakti që kemi luajtur një gjysmëfinale vitin e kaluar”, shtoi Hakimi. “Kjo do të na ndihmojë sot. Mendoj se është presion absolutisht...