7 Prill 2025
15:45
Telesport
Në Angli nuk kaluan pa u vënë re fillimisht zgjedhjet e Guardiola-s dhe më pas fjalët e vetë trajnerit katalanas ndaj Matheus Nunes.
Në derbin e Mançesterit ndërmjet United dhe Cityt, të luajtur dje dhe që përfundoi në një rezultat jo emocionues 0-0, Guardiola përdori Nunes si mbrojtës të djathtë pavarësisht se lojtari është mesfushor.
Ai e ka mbajtur gjithmonë atë rol si te Sporting dhe Wolves dhe me rezultate të shkëlqyera, duke qenë se City vendosi të paguajë një shumë të rëndësishme prej 62 milionë eurosh për të.
Guardiola shpjegoi zgjedhjen e tij në konferencën për shtyp, duke mos kursyer kritika ndaj brazilianit të lindur në ’98:
“Ai mund të bëhet një mbrojtës i djathtë i mirë falë fizikut të tij. Unë nuk mendoj se ai është një lojtar i mesfushës, sepse ai nuk është mjaftueshëm inteligjent dhe nuk ka qetësinë e nevojshme. Ai është jashtëzakonisht i talentuar dhe po mëson shumë…
“Mbrojtësit e krahut bëjnë gjithmonë gabime të mëdha, kur vijnë krosime në shtyllën e dytë, janë gjithmonë në gjumë. Dhe ai mbrojti shumë mirë dy-tre krosime nga Bruno Fernandes dhe Dorgu. Ai ka fizikun për ta bërë këtë, di të luajë në këtë pozicion dhe ka ndihmuar shumë”.
