“Goli i tretë nuk na e ndryshon mendjen”, trajneri beson përmbysjen ndaj PSG-së: Fitojmë në ‘Vila Park’

“Goli i tretë nuk na e ndryshon mendjen”, trajneri beson përmbysjen ndaj PSG-së: Fitojmë në ‘Vila Park’

Aston Vila është mposhtur me rezultatin 3-1 në transfertën ndaj PSG-së. Por pavarësisht këtij rezultati, trajneri i skuadrës angleze nuk e ka humbur besimin për përmbysjen në ndeshjen e kthimit. Unai Emeri ka deklaruar pas ndeshjes se 2-1 apo 3-1 nuk ka rëndësi, pasi në sfidën e kthimit duhet patjetër fitorja. “Goli i fundit ishte paksa zhgënjyes, sepse ishte në minutën e fundit… Por nuk na e ndryshon mendjen. Si me 2-1, ashtu në 3-1, ne duhet të fitojmë në ndeshjen tjetër. Ne besojmë në ‘Vila Park’ dhe te lojtarët”, ka deklaruar Unai Emeri./Sport Ekspres/
Burimi: Sportekspres.com