Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Gol në frymën e fundit, Tirana fiton ndaj Pogradecit dhe qëndron në Superiore (video)
👁11055
Në “Elbasan Arena” u luajt finalja e “play-out” mes Tiranës dhe Pogradecit, për të përcaktuar ekipin që do të luajë në Superiore sezonin ardhshëm. Liqenorët vinin në këtë finale, pasi mposhtën në play-off në Kategorinë e Parë, fillimisht 0-1 Burrelin dhe më pas po me të njëjtin rezultat Besën. Ndërsa Tirana arriti vetëm në javën e fundit të renditej në vendin e 8-të në sezonin e rregullt të Superiores, duke përfunduar kështu në “play-out”. Sigurisht që bardheblutë vinin si favoritë në këtë përballje, por fusha e lojës tregoi që Pogradeci ishte një kundërshtar që nuk duhej nënvlerësuar aspak. Në minutën...