Europiani U-17 “Shqipëri 2025” | Franca shkatërron Gjermaninë në “Elbasan Arena” (VIDEO)

Franca regjistroi fitoren e parë në Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”, pasi mposhti Gjermaninë në “Elbasan Arena” me rezultatin 3 - 0.
“Gjelat” zhvilluan një ndeshje shumë të mirë dhe shënuan dy gola të shpejtë që në pjesën e parë me Ilyas Azizi dhe Djylian Nguessan. Fitoren e vulosi Christ Batola në fraksionin e dytë, pasi realizoi golin e tretë.
Ndeshja nisi menjëherë me gol, pasi Franca zhbllokoi rezultatin në minutën e 2 - të me Ilyas Azizi. “Gjelat” vijuan të ishin të pandalshëm dhe shënuan golin e dytë në minutën e 12 - të me Djylian Nguessan. Gjermania mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 31 - të, pasi Mussa Kaba u ndëshkua me karton të kuq.
GOLI I 0-1 (VIDEO)
GOLI I 0-2 (VIDEO)
Pjesa e parë u mbyll 2 - 0 për Francën, ndërsa në fraksionin e dytë “gjelat” vulosën fitoren me golin e Christ Batola në minutën e 78 - të. Takimi përfundoi 3 - 0.
GOLI I 0-3 (VIDEO)
Ndeshjet e dyta në Grupin A të Kampionatit Europian U-17 do të luhen më 22 maj. Në “Elbasan Arena” Shqipëria do të përballet me Gjermaninë në orën 18:00. Po atë ditë, në “Arenën Kombëtare”, Franca do të luajë ndaj Portugalisë në orën 20:30.
Skuadrat i nisën sfidat me këto formacione titullare:
Gjermani: Marcello Trippel (GK), Natnael Abraha, Osman Turay (C), Elias Vali Fard, Mussa Kaba, Alexander Staff, Lennart Karl, Moritz Göttlicher, Raphael Pavlic, Salvatore Mule, Lasse Isbruch.
Francë: Ilan Jourdren (GK), David Boly, Lucas Batbedat, Emmanuel Mbemba, Abdoulaye Camara (C), Rémi Himbert, Paul Eymard, Djylian Nguessan, Ilyas Azizi, Hermann Diandaga, Rudy Matondo.